Shpërthim i ri në centralin bërthamor në Fukushima

14 Mars 2011, 09:22Politika TEMA

Një tjetër shpërthim në centralin bërthamor të Fukushimës ka frikësuar japonezët, të cilët i tremben një Çernobili të dytë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, sipas orës sonë dhe ka prekur reaktorin numër 3 të centralit.

Si pasojë e këtij shpërthimi, shtatë persona janë zhdukur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Zyrtarët japonezë thanë se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e grumbullimit të hidrogjenit.

Megjithatë, ata siguruan se ndotja e radioaktivitetit është shumë e pakët, pasi bërthama e reaktorit është e paprekur. Që të mos ndodh më e keqja, japonezët janë duke u përpjekur që të ftohin reaktorin.

Deri më tani, zyrtarët japonezë kanë konfirmuar se kanë humbur jetën 1597 persona. Kjo shifër është zyrtare. Megjithatë, mediat japoneze dhe ato ndërkombëtare, shprehen se numri i personave që kanë humbur jetën nga tsunami që ndodhi në Japoni, mund të jetë shumë herë më i lartë.

1 komente në “Shpërthim i ri në centralin bërthamor në Fukushima”

  1. Ndoc Sukaj says:

    Ekspertet e ,,Berthamorit Berishian,,duhet ta pyesin Berishen se nese do te gjente zbatim projekti i tije per ndertimin e ,,Berthamorit Blu,, ne brigjet e liqenit te Shkodres cfare pasojash do te kishte nga vershimi i ujrave te ,,Lumenjeve te Cmendur te Jozefines,,

Comments are closed.

Lini një Përgjigje