Çarja e parë e PD në dhjetorin e vitit 1991, largimi i Neritan Cekës dhe distancimi i ministrave të PD nga qeveria e stabilitetit e drejtuar nga Ylli Bufi. Lufta për pushtet brenda PD, e pasqyruar në mbledhjet e kryesisë së kësaj partie 20 vjet më parë, kur u krijuan dy grupe kundërshtare pro largimit të ministrave nga qeveria e stabilitetit dhe kundër këtij largimi. Ngjarja pasqyrohet në librin “Deformimi i Partisë Demokratike” me autor, Blerim Çelën, një prej protagonistëve të dhjetorit ‘90, dhe të mbledhjes për të cilën bëhet fjalë
Nga Luljeta Progni
Tërheqja e PD-së nga qeveria e stabilitetit në 4 dhjetor të vitit 1991 është momenti i parë që shënon ndarjen e PD-së në grupe kundërshtare, e cila finalizohet me largimin nga PD të nënkryetarit të kësaj partie, Neritan Ceka. Kishte pak muaj që ishte miratuar në Kuvend qeveria e stabilitetit, e përbërë nga ministra të PS-së dhe PD-së, bashkëpunim i nevojshëm për të kapërcyer situatën kaotike në të cilën ndodhej asokohe Shqipëria. Kishte një vit që ishte përmbysur sistemi komunist dhe Shqipëria po përpiqej të hynte në rrugën e evropianizimit. Pjesëmarrja e PD-së në qeverinë e stabilitetit ishte një prej përpjekjeve për t’i dhënë vendit qetësinë e duhur. Vendimi për largimin e ministrave të PD-së nga qeveria e stabilitetit solli një situatë të re në radhët e PD-së, e cila kishte një vit që ishte themeluar. Kryetari i kësaj partie bashkë me mbështetësit kishin shprehur mendimin për tërheqjen e PD nga qeveria, ndërsa një grup tjetër brenda PD-së ishin kundër këtij vendimi. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së në datën 6 dhjetor 1991, Sali Berisha po përpiqej të argumentonte largimin e ministrave të PD-së nga qeveria e stabilitetit, ndërsa Gramoz Pashko, një prej anëtarëve të kabinetit të Qeverisë së Stabilitetit, e drejtuar nga Ylli Bufi, kërkonte që të mos merrej një vendim për tërheqjen nga qeveria derisa ai të kthehej nga jashtë, pasi kjo do të sillte kaos në Shqipëri, por edhe në radhët e PD-së. Ngjarja pasqyrohet në librin “Deformimi i Partisë Demokratike” me autor, Blerim Çelën, një prej protagonistëve të dhjetorit ‘90, dhe të mbledhjes për të cilën bëhet fjalë.
Aty pasqyrohet edhe debati i Neritan Cekës më Berishën dhe të tjerë, lidhur me vendimin për largimin ose jo të ministrave të PD-së nga qeveria e stabilitetit. Në deklaratën e tij pas largimit, Neritan Ceka shprehet ndër të tjera se: “Pa marrë asnjë kontakt me ministrat dhe kryeministrin, pa marrë parasysh protestën time si nënkryetarit të PD-së, Sali Berisha imponoi vendimin për tërheqjen e ministrave nga qeveria e stabilitetit”.
Në librin e Çelës pasqyrohen deklaratat e Berishës dhe të drejtuesve të tjerë të PD-së për ngjarjen si dhe për largimin e Cekës. Më poshtë botohen pjesë nga libri i Blerim Çelës për këtë ngjarje si dhe deklarata e Neritan Cekës pas vendimit të tij për largimin nga Partia Demokratike. Ndërsa në debatet brenda forumeve drejtuese të PD duket qartë se përçarja ka filluar herët, bashkë me luftën për pushtet. Gjithashtu vihet re dominanca e Berishës në vendimmarrjen e PD-së.
Pjesë nga libri i Blerim Çelës
“…Të nesërmen në datë 6.12.1991 u bë mbledhja e kryesisë së PD në orën 17:00. Mbledhjen e hapi Sali Berisha: “Deklarata e Ylli Bufit ishte shumë e papjekur. Sot jemi marrë vetëm me problemin e bukës dhe kemi ndihmuar Tomorr Malasin (kryetari i komitetit ekzekutiv pluralist për Tiranën) për stabilizimin e gjendjes. Ne së bashku me PR propozuam një qeveri pune me intelektual të pavarur të z.Alia. Qeveria me eksponentë të PS nuk do të mbështet nga PD. Nëse populli i thotë po ministrave tanë deputet ne i lëmë në qeveri. Deklaratat e Gramozit (i cili ishte jashtë shteti) nuk qe reale, se ne po krijojmë kaos e anarki dhe ai paska kërkuar PD të mos merrte vendime pa kthimin e tij. Sapo të kthehem ka deklaruar ai, do të rikthej vendimin e PD pasi aty ka përçarje”.
Blerim Çela: Mendoj që kjo mbledhje të mos vazhdojë sepse dua që këtu të jenë të pranishëm edhe Genc Ruli me Preç Zogajn, që t’u them dy fjalë në sy, pse ata e lanë doktorin (z.Berisha) në mbledhjen e qeverisë. Nuk i kërkoj ministrat e tjerë sepse ata nuk janë as anëtarë të PD, por Preçi me Gencin janë anëtar të kryesisë së PD dhe duhet t’i dilnin në krah doktorit.
Neritan Ceka: Çke ti me Gencin e Preçin?
Blerim Çela: Nuk po flet njeri me ty, ti shih punën tënde.
Neritan Ceka: Ik more se me injorantë si Blerim Çela, Bashkim Kopliku e Rushën Golemi nuk rrihet më në këtë parti.
Pas kësaj thënie që nuk e nderon aspak ndaj nesh, por edhe ndaj grupit që nuk i mbështeti asnjëherë në disa iniciativa doli me vërtik jashtë. Prapa e ndoqi i ndjeri Ali Spahia duke i thënë “mos more për hatër të zotit, kthehu”, ai nuk u kthye më. Doktori nuk lëvizi nga vendi, por u pamë në sy pa kryer asnjë veprim. Pas kësaj zoti Ceka shkoi në zyrën e presidentit Alia ku bëri një deklaratë kundër PD-së, pa asnjë argument, por që solli hidhërim të thellë te gjithë anëtarët e PD-së. Në orën që do të bëhej deklarata ishte i ftuar edhe zoti Berisha, i cili nuk dinte asgjë se çfarë ishte kurdisur në zyrën e Ramiz Alisë. Kishte thirrur TV, që të filmonte Neritanin që akuzonte duke pasur përballë Sali Berishën. Sapo hyri brenda Sali Berisha e kuptoi kurthin dhe u largua menjëherë nga zyra. Këtë pamje e kemi parë atë natë në televizion”, thuhet në librin e Blerim Çelës.
Po cila ishte arsyeja që cilido prej anëtarëve të forumeve të PD apo anëtar i thjeshtë i saj, të kishte probleme me partinë, që duhej të ankohej ose ta bënte të ditur presidentit. A është ky një detaj që dëshmon se partitë dhe individët në dhjetorin ‘90 drejtoheshin plotësisht nga sekretari i parë i KQ të PPSH. Ky debat hapet shpesh në faqet e mediave në debatet publike, por askush prej protagonisteve të 90 nuk pranon që kishte një dominim të Alisë mbi partitë, mbi zhvillimet politike në Shqipërinë e fillimit të pluralizmit politik. Njësoj si më parë, Alia dukej se drejtonte lëvizjet e secilit, ndoshta duhet parë kështu për faktin se s’ka si të kuptohet pse një nënkryetar i PD, parti që vepronte prej një viti në pluralizëm politik, shkoi dhe e paraqiti dorëheqjen tek presidenti Alia dhe për më tepër kryetari i PD shkoi për ta dëgjuar tekstin atje në zyrën e presidentit. Sot të gjithë e mohojnë dominancën e Alisë, madje edhe vetë ky i fundit.
Në vazhdim të librit të Çelës flitet për një tjetër mbledhje kryesie e datës 8 dhjetor 1991, kur u mblodh dhe grupi parlamentar i PD për të diskutuar dorëheqjen e Cekës si dhe për të shqyrtuar qëndrimin e Gramoz Pashkos kundër largimit të ministrave të PD nga qeveria e stabilitetit. Në këtë mbledhje deputetët denoncuan qëndrimin e Cekës, duke e cilësuar tradhtar. Një ndër diskutantët e kësaj mbledhje ishte edhe Genc Ruli, i cili ishte ministër në qeverinë e stabilitetit.
Genc Ruli u shpreh se: “Të bëjmë analiza jo për të vënë në kryq njerëz, por për të mos u përsëritur më. Mënyra e shtrimit të problemit duhej të ishte më transparente, ne duhej të bindeshim me tru për daljen nga qeveria dhe jo me urdhër si ushtar. Ka shtete që kanë rezerva për daljen tonë nga qeveria. Nuk kam dashur të bëhej deklarata e Neritanit e as e Gramozit. Neritani e ka bërë për një sedër personale të tepruar, prandaj nuk duhet trajtuar me ashpërsi”.
Blerim Çela: E kam thënë dhe e përsëris se dalja nga qeveria ishte një vendim i drejtë. U bënë disa muaj që i kërkojmë transparencë dhe sinqeritet PS në rrugën e reformave speciale ekonomike dhe politike për ta çuar përpara demokracinë në Shqipëri. Ata nuk kanë marrë në konsideratë për muaj me radhë asnjë kërkese jo vetëm të PD, por edhe të deklaratës së përbashkët me PR dhe PSD. Pra dalja e PD nga qeveria nuk ishte dëshira jonë, por dëshira e atyre që krijojnë dhe nxisin destabilizimin e vendit, krizën e besimit dhe krizën ekonomike, me në krye Ramiz Alinë. Ne bëmë të gjitha përpjekjet që të mos ndodhte kjo gjë duke e shtyrë edhe 12 orë deklarimin tonë për dalje nga qeveria në kundërshtim me vendimin e këshillit kombëtar e të grupit parlamentar. Por ata organizuan një gjyq farsë në një kohë kur patën tre muaj kohë për të sjellë policët vrasës të strehuar në Greqi, që ta nxirrnin të vërtetën në shesh. Ky është shkaku që sa të jenë në fuqi, nuk zbardhet masakra e Shkodrës. Kryetari i PD Sali Berisha u shpreh në këtë mbledhje për propozimin e PD-së që qeveria e re të krijohej nga PS pasi kishte mazhorancën në parlament ose të ngrihej një qeveri pune e përbërë nga intelektualë. Më pas në 11 dhjetor Gramoz Pashko del në publik për të deklaruar se ajo që e bashkonte me Berishën ishte më e fortë se ajo që e ndante.
Gramoz Pashko: “Unë e pranova pa hezitim urdhrin e PD për tu tërhequr nga qeveria e stabilitetit dhe menjëherë paraqita dorëheqjen. Tani do filloj të punoj si dikur në sektorin ekonomik të PD. Unë kam folur për ndarje mendimesh nuk kam folur kurrë për përçarje, por për ndarje nga, por ajo që bashkon mua me Berishën është më e fortë se ajo që na ndan”.
Ai tha se çdo njeri duhet të shprehë mendimin e tij hapur, që nesër të gjykohet ndershmërisht nga populli dhe partia nëse kishte të drejtë apo jo. Pyetjes për deklaratën e zotit Ceka ai iu përgjigj se: njihte një Cekë demokrat e antikomunist. Pyetjes përse e pranoi dorëheqjen, ai iu përgjigj: “Unë jam demokrat, në demokraci zbatohet pa hezitim vullneti i shumicës, nëse unë pakica në këtë rast kisha të drejtë dhe nuk i binda dot kolegët e mi, kjo tregon se nuk gjeta argumente të mjaftueshme”.
Deklarata e Cekës, dhjetor 1991
“Duke e konsideruar shumë kritike gjendjen e krijuar nga vendimi për tërheqjen e ministrave të PD nga qeveria si dhe duke parashikuar rrezikun që i kanoset vendit në momentin kur PD përfaqëson një forcë vendimtare politike në drejtimin e shtetit, ndjej përgjegjësinë të sqaroj anëtarët e PD dhe popullin për qëndrimin tim ndaj këtij vendimi. Publikut që më ka parë të ulur krahas zotit Sali Berisha në konferencën e tij të shtypit në orën 13.00 të datës 4.12.1991 duhet t’i them se kam qenë atje jo për të përkrahur deklaratën e tij, por për ta penguar, qoftë edhe në momentin e fundit. I ngarkuar nga PD për të biseduar me Presidentin, kryetarin e Këshillit të Ministrave, Kryesinë e Kuvendit Popullor dhe titullarët e pushtetit ligjor mbi të katër pikat e deklaratës së Këshillit Kombëtar të PD, unë i referova z.Sali Berisha rreth orës 12.00 të datës 4.12.1991, pra një orë para konferencës për shtyp, se për të gjitha pikat ishte arritur marrëveshja dhe si rrjedhim ne nuk kishim arsye të tërhiqeshim nga qeveria. Koha ishte e mjaftueshme për të thirrur kryesinë e PD dhe ministrat, për të gjykuar për këtë veprim. Megjithatë, z.Sali Berisha preferoi të pyeste vetëm një grup deputetësh që u ndodhën në parlament, prej të cilëve asnjëri nuk mban përgjegjësi për rrjedhojat e këtij veprimi, përveç kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, z.Tomor Malasi, i cili ka dy ditë që e ka lënë qytetin pa bukë. Me këtë mandat të paligjshëm, pa marrë asnjë kontakt me ministrat dhe kryeministrin, pa marrë parasysh protestën time si nënkryetar i PD, z.Sali Berisha imponoi vendimin për tërheqjen e ministrave nga qeveria e Stabilitetit. Në këto kushte, e ndjej për detyrë të deklaroj se veprimi i z.Sali Berisha përfaqëson një iniciativë personale dhe nuk ka asnjë arsye që ministrat e PD të tërhiqen nga qeveria dhe kjo qeveri të japë dorëheqjen. Ajo ka qenë padyshim qeveria më e mirë që kemi pasur pas luftës, me njerëz patriotë e të devotshëm si Ylli Bufi, Gramoz Pashko, Ylli Çabiri, Perikli Teta, Bajram Yzeiri, Genc Ruli etj etj, të cilët për një kohë të shkurtër arritën suksese të tilla si: tokën e fshatarit, sigurimin e ndihmës ushqimore, pranimi i Shqipërisë si shtet demokratik etj. Kjo qeveri e pranuar nga mbarë populli është garancia më e mirë për të siguruar bukën e fëmijëve dhe për të gjetur qetësisht zgjidhjen përmes zgjedhjeve të lira e të përgjithshme. Për këtë arsye, nuk është ajo që duhet të japë dorëheqjen por ata që në këto momente të vështira përpiqen të krijojnë kapital politik. Në radhë të parë z.Sali Berisha që nuk arrin të marrë një vendim të drejtë të mbajë fjalën e një partie, dhe ta orientojë atë drejt dialogut dhe jo ultimatumeve. Pastaj unë, si nënkryetar i PD, që nuk arrita të pengoj këtë veprim antidemokratik dhe lejova të shkelej mbi besën dhe fjalën time të nderit që u dhashë bashkëbiseduesve. Do t’i rekomandoj të njëjtin veprim z.Kastriot Islamit, që për makinacione politike ka lejuar të bllokohet javë me radhë parlamenti. Së fundi, do të ishte në nderin e Presidentit, që nuk arriti të bëhet kreu dhe simboli i kombit, të gjejë sa më shpejt kohën e përshtatshme për t’ia lënë postin e tij një udhëheqësi më popullor. Ftoj popullin, parlamentin dhe veçanërisht sindikatat ta mbështesin këtë qeveri që do të thotë bukë, paqe, ngrohje, dhe më pak politikë. Duke dhënë i pari shembullin, jap që tani dorëheqjen nga kryesia e PD dhe si kryetar i grupit parlamentar dhe ftoj zgjedhësit e mi në një takim nesër në Elbasan, për ta diskutuar mandatin tim si deputet. Tani e tutje kthehem në vendin tim si arkeolog i thjeshtë”.
Comments are closed.
TE GJITHE KETA QE DEKLAROJNE APO DUAN TE DENANCOINEKOMUNISTIN BERRISHA JANE BASHKPUNTORE TE TIJE NE QOFTE SE CEKA CELA APO BENI FILMAVE DO KISHIN SADOPAK SENSIN E DEMOCRACISE NUK KA SE SI TE BASHKPUNONIN ME TE GJITHCA ESHTE CESHTJE XHELOZIE PASI BERRISHA PO VJEDH PO VJEDH DHE APER ATA NUK KA ZONE VJEDHJEVE POR MOS U BENI XHELOZE PER PASURINE E KOMUNISTIT BERRISHA SE ASNJE DIKTATORE NUK E KA GEZUAR NDAJ EDHE AI NUK DO TA GEZOJE DO TA SHTYJE EDHE PAK JETE QE I KA NGELUR OSE NE BURGE OSE RREFUGJAT NE ARABINE SAUDITE TEK VELLEZERIT DICTATORE
Qe njerzit ne ketë bote pendohen per ate cka bene kur ishin ne pushtet,kjo nuk do te thote se
i kanë lare mekatet e tyre vetem se shkruajne nje liber me disa te verteta brenda! Blerim Cela do bente mire te na kish refyer ne ate liber skemën e firmave piramide(kjo i intereson me shume shqiptareve,sesa grindjet e tyre per pushtet) Unë di detaje se si njerzit e ketij te penduari
organizonin punen ne njeren nga keto firma,pse nuk shkruan ky viktime per parate qe moren te
afermit e tij nga firma Silva? po milionat e dollareve nga evazionet fiskale te pa deklaruara? pse
nuk permenden? Pse pikerisht tani u kujtua te shkruaj ky i penduar? e Ramiz Alisë. Kishte thirrur TV, që të filmonte Neritanin që akuzonte duke pasur përballë Sali Berishën. Sapo hyri brenda Sali Berisha e kuptoi kurthin dhe u largua menjëherë nga zyra. Këtë pamje e kemi parë atë natë në televizion”, thuhet në librin e Blerim Çelës
Edhe pa deshmine e B.Celes kam qene,qysh ne fillim,e bindur qe ajo gjeja qe quhet PD ka qene e mbetet nje BANDE.Kete e ka ditur edhe pjesa derrmuese e shqiptareve qe i beri dalje me vote qe ne zgjedhjet vendore te 1992-it dr.Tyryry-se.Kete e di edhe Ai vete qe i ka shpallur qe nga 1992-i lufte vullnetit te Sovranit.Ja pra,edhe me deshmitarin Blerim,duket e qarte per kedo pse u dogjen votat e “zgjedhjeve me te mira” te qershorit 2009.E mjera PS per impotencen e saj dhe per shperdorimin e besimit qe ju dha,per gati dy vjet, ne “betejen e transparences”.