Mbrëmja në Japoni është ndriçuar nga zjarret që kanë pushtuar qytetet në këtë vend të goditur rëndë nga një nga tërmetet më të rëndë në histori. Ekspertët thonë se është tërmeti i gjashtë më i madh në historinë e Japonisë. Tokio në shumë lagje të saj është pa energji. Ende nuk ka një informacion në lidhje më të vdekurit. Flitet për mbi 1 mijë. Një anije me 100 persona dhe një tren me 400 njerëz janë zhdukur pas tsunamit. Disa media thonë se gjysma e vendit nuk ka energji.