Asambleja e Partisë Socialiste ka vendosur gjatë ditës së sotme kriteret që duhet të kenë kandidatët e saj për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Kriteret e vendosura nga Asambleja e PS-së kanë të bëjnë me formimin profesional dhe integritetin moral të kandidatëve, si dhe për kontributin që kanë pasur këta kandidatë në parti.
Gjithashtu, Asambleja ka vendosur që të mos përjashtohen nga gara të gjithë kandidatët të cilët kanë qënë humbës në zgjedhjet e vitit 2007.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur pas mbledhjes, deputeti Blendi Klosi ka bërë të ditur se emrat e kandidatëve do të caktohen më 27 mars.
Comments are closed.
Kriteri kryesor i PS-se eshte qe te jene Biznesmene__me shpirt katran__pavaresisht se jane socialsite te mos kene aspak si kriter aspektin social kur punojne me njerezit
dhe natyrisht nga mendja te jene …..mbushesa topi.