Nga Arben Llalla
Më 26 shkurt 2011, Vasil Bollano zhvilloi një vizitë në prefekturën e Thesalisë duke bërë disa takime me qëllim për të propaganduar Autonominë e Vorio Epirit. Ai në mbrëmje mori pjesë në prerjen e pites së vitit të ri me anëtarë të shoqatës vorio- epiriote “PIRRO”, ku mbi kryet e Bollanos qëndronte flamuri i autonomisë së Vorio Epirit.
Gjatë aktivitetit Vasil Bollano mbajti edhe një fjalim për çështjen e Vorio Epirit dhe si shpërblim ju dha një buqetë me lule nga organizatorët e aktivitetit. Të nesërmen më 27 shkurt Vasil Bollano zhvilloi një takim me prefektin e Thesalisë, z.Kosta Agorastos, i shoqëruar edhe nga anëtari i këshillit të kësaj prefekture, Jani Dajaka, i cili është një minoritar nga fshati Aliko i Sarandës. Gjatë takimit Bollano kërkoi nga prefekti z.Kosta që të mbështeste organizatën e Omonia-s, e cila mbron interesat e minoritarëve grek në Shqipëri.
Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s, ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonominë e Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtar i Bordit Drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”. Zyrat e kontaktit të shefit Bollano për “Vorio Epirin” janë në Sarandë, rruga nr.3, tel. 003558522522, e-mail [email protected]
Gjithnjë shefi i “Vorio Epirit” Vasilis Bollanos kur e ka parë veten e tij se do përballet me ligjin për shkeljet në bashkinë e Himarës dhe mund të përfundojë në burg për korrupsion, ai ka vrapuar në Amerikë, Australi dhe Gjermani për të kërkuar mbrojtje nga lobi grek. I akuzuar disa herë për përvetësim të pronave, korrupsion, shkeljen e Kushtetutës së Shqipërisë, Bollano ka ditur të përfitojë nga darkat dhe koktejet që organizohen nga lobi greko-amerikan për t’ju mundësuar ndonjë fotografi me personalitete botërore deri tek zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden. Për këtë takim me sekonda të shoqëruar edhe me një foto, Vasil Bollano shfrytëzoi një mbrëmje të organizuar nga Patriarkana e Stambollit më 4 nëntor 2009, për nder të Patriarkut egumenik Bartolomeios.
Gazetari grek provokon State Department SHBA për “Vorio Epirin”
Një nga personalitetet që e ka mbështetur Bollanon në Amerikë ka qenë gazetari grek tashmë i ndjerë Llambros Papandoniu, i cili punonte gazetar i Greqisë pranë zyrës së informacionit të Departamentit Shtetëror Amerikan (State Department) si qindra gazetarë të vendeve të botës pranë këtij departamenti. Gazetari Llambro Papandoniu gjithnjë me pyetjet e tij ka provokuar përfaqësuesit e shtypit të Departamentit të Shtetit rreth “Vorio Epirit”, Vasil Bollanos dhe pavarësisë së Kosovës. Më 28 shator 2007, në briefing-un ditor të Departamentit të SHBA gazetari grek parashtron pyetje ndihmësit të zëdhënësit z.Tom Casey mbi Shqipërinë.
Llambro Papandoniu pyet: Gjykatat në Shqipëri vazhdojnë tu japin tokat dhe pronat e pakicës greke shqiptarëve. Sot ka pasur shumë protesta në qytetin grek të Himarës. Z.Casey, meqë qeveria shqiptare nisi një fushatë të re kundër grekëve në Epirin e Veriut, a keni ndonjë koment në kornizat e të drejtave të njeriut, për të cilën SHBA është shumë e interesuar?
Casey përgjigjet: Z.Lambros, nuk jam i njoftuar me incidentin specifik të cilit i referoheni. Por do të kisha thënë gjithsesi, çfarëdo veprimi që ndërmerr qeveria e Shqipërisë apo ndonjë qeveri tjetër, pritja jonë do të ishte që ato veprime të ndiqen në bazë të ligjeve të atij shteti, të ndjekin normat dhe procedurat e vendosura dhe sigurisht që të jenë në pajtim me Kushtetutën. Nuk e kam lexuar Kushtetutën e Shqipërisë kohëve të fundit. Por me sa më kujtohet ajo ofron një garanci të përgjithshme dhe të mirë për të drejtat themelore të njeriut.
Në 18 dhjetor 2007, përsëri gazetari grek Papandoniu provokon zëvendësin e zëdhënësit të Departamentit SHBA z.Tom Casey me pyetje mbi Himarën dhe pakicën greke.
Lambros Papantoniou pyetje: Z.Casey, cila është politika e SHBA rreth pakicës greke në “Epirin e Veriut” në Shqipëri, meqë ditëve të fundit i tërë rajoni i Himarës është nën sulmet e turmave shqiptare, që kanë shkatërruar 35 kisha greke dhe kanë terrorizuar grekët?
Casey përgjigjet: Z.Llambros, nuk kam kurrgjë të re t’u ofroj për sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me integritetin territorial të secilit vend në rajon. Sigurisht, besoj se është me rëndësi të gjitha shtetet e Ballkanit të kujdesen për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe lirive fetare. Është ky një parim i përgjithshëm të cilit i aderojmë dhe e promovojmë. Nuk kam diçka specifike lidhur me këto incidente individuale.
Më 19 mars 2009, përsëri Llambro Papandoniu parashtron pyetje provokuese zëdhënësit të Departamentit z.Robert Woord mbi burgosjen e Vasil Bollanos.
Llambros pyet: Z.Wood, prefekti i Himarës në “Epirin e veriut”, Vasilis Bolanos është nën sulme të vazhdueshme nga ana e qeverisë shqiptare të Sali Berishës. Pa ndonjë arsye z.Bolanos do të burgoset qartazi për arsye politike. E di që sekretarja Hillary Clinton ka mendime të ndryshme sa i përket gjyqësisë shqiptare. Edhe njëherë do t’i kërkojë menjëherë qeverisë të SHBA të ndalojë këtë plan politik jopopullor të Shqipërisë?
Z.Wood përgjigjet: Nuk kam dijeni për këtë çështje z.Llambros. Më vjen keq.
Llambros pyet: Por a mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje? Meqë është e rëndësishme.
Z.Wood përgjigje: Nuk jam i sigurt që është pyetje. Cila është pyetja?
Llambros pyet: Pyetja është që prefekti i Himarës do të shkojë në burg për çështje politike. Kërkoj ndërhyrjen tuaj për të ndaluar këtë lëvizje.
Z.Wood përgjigjet: Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ju nuk parashtruat pyetje. Ju bëtë kërkesë.
Llambros pyet: Jo, pyetja është se ai veç më do të shkojë në burg për çështje politike.
Z.Wood përgjigjet: A më pyesni apo më tregoni çka të bëj? Nuk jam plotësisht i sigurt.
Llambros pyet: Pyetja është që ai do të shkojë në burg për çështje politike. Kjo bëhet me gjykim. Dhe unë do të kisha dashur që ju të ndërhyni.
Vasil Bollano më 26 shkurt 2011 në Thesali me anëtarët e shoqatës vorio epiriote PIRRO, lart qëndron i varur flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit
Vasil Bollano më 27 shkurt 2011 në zyrën e prefekturës së Thesalisë me prefektin Kosta Agorastos dhe anëtarët e shoqatës vorio epiriote
Vasil Bollano me bashkëshorten e tij bashkë me ekstremistin grek Babis Karathanos, anëtar i kryesisë së partisë së djathtë ekstremiste greke LAOS. 18,10.2008, Gjermani
Vasil Bollano duke mbajtur fjalim në takimin e shoqatës mbarë Epiriotase të Evropës,19.10.2008, Gjermani
Vasil Bollano në takimin e bordit drejtues të shoqatës mbarë Epiriotase të Evropës, 16.5.2010, Gjermani
Vasil Bollano në takimin e bordit drejtues të shoqatës mbarë Epiriotase të Evropës, 16.5.2010, Gjermani
Comments are closed.
Kam qeshur me të madhe me shkëmbimet mes gazetarit (veç gazetar s’munt të jetë) grek dhe zëdhënësit të Dept. të Shtetit.
o tu befte hajriu ty o shpirt
Pse me dukesh si grek ti o rrapi?
jam shqiptar babadenbaba o hajri
Po ju camet dhe SALA e keni qejf se e keni zgjedh kryetar bashkie
O rrapi ka qene PS dhe PD qe e kane mbeshtet, ne e mbeshtesim por…… nga pas
e mbeshtesim por…… nga pas….
hahahha je i modh
Boooooooo…sa te pacipe e trillues keto greket . Kane harruar te shkruajne qe bole_ano(italisht) ka dhe engjejt e tij mbrojtes (berisha,nano &co).
O njerez, vllezer, popull shqiptar! Fjala EPIR eshte shqiptar, populli i epirit ka qene populli me i lashte ne Ballkan dhe me te njejtat karakteristika, kulture dhe gjuhe si dhe Etrusket ne Italine e Jugut. Fjala EPIR duhet te artikulohet perdite e me force nga te gjithe ne sepse na takon neve ta mbrojme gjithe EPIRIN, historine e saj te lavdishme si nje dhe shqiptar dhe vetem i tille. Te evokojme historine e SPARTANEVE, gjithnje ne lufte me Athiniotet afrikan, luften historike te PIRROS, mbretit te dikurshem te EPIRIT, historite e luftrave te arvanitesve, mos harroni titullin qe kishte ALI PASHE TEPELENA si princ i EPIRIT. Kujtoni ne emblemen e Gjergj Kostriotit(kerkoni ne cast ne google), e do shikoni se Skenderbeu quhej Princ i EPIRIT dhe i shqiptareve. C’eshte kjo frike per te kerkuar EPIRIN e JUGUT nga ana jone si nje e drejte historike. Fjala EPIR duhet te artikulohet nga shqiptaret perdite e me me force, si nje e drejte e jona e jo si nje mashtrim nga ana e grekerve qe po perfitojne nga injoranca e shume shqiptareve dhe ngren zerin e duke thene EPIR, duket sikur kane te drejte.
Kjo vrejtje eshte edhe per gazetaret qe duhet te promovojne fuqishem historine e trishtuar te Camerise duke e konsideruar si pjese e EPIRIT te Jugut. Grekerit e lashte(egjyptian, sirian e beduine te shumete te shkretetires te ardhur ne Athine para 2500 vitesh per shkak te tregetise), i quanin me gjuhen shqipe te vjeter shqiptaret e lashte te atyre aneve si te Epermet, superioret, te mesipermet, me te veriut apo si te doni ta kuptoni fjalen EPIR. Kerkoj solidarizim nga dikush qe e ka te fushes se tij historine e lashte, me fakte e jo me nacionalizem. Faktet jane arma jone me e mire ndaj inferioritetit evgjit te races se zeze e buzetrashe te greko-afrikaneve.
Analize perfkete jam 100% dakort, greket e soten perdorin propaganden shoviniste te krijuar nga shteti dhe sherbimet sekrete te tyre
Pa zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare nuk ka paqe ne ballkan
Po me SALI BERISHEN , FATOS NANON e SHPETIM IDRIZIN nuk ka ceshtje kombetare
Rrapi nuk te ka then babai qe ta krrush me gjethe fiku te bene dem?
Epiroti,Epiri nuk besoj se eshte me i lashti,por nuk perligjet me greqizim.Athiniotet ishin athiniote(ti leme rracizmat);te fokusohemi tek Epiri.Pirron e ndoqen pas vrasjes se te atit,dhe ia uzurpuan fronin.Pirro u strehua tek iliret-taulante,dhe ata e ndihmuan te rikthehej ne pushtet.Per gjithe librit te tij Marin Barleti(prift shkodran,1450-1513),ne “Historia e Skenderbeut”e quan Skenderbeun me emrin Epiroti,per te evokuar rrenjen iliro-epirote te arberve.Nje miku im ngul kembe ne tempullin e Dodones,ne Dodoni,dhe ne mundsha do shkoj per ta pare si kureshtar.Wikipedia italisht me jep qe aty beheshin ceremoni per nder te Zeusit Mollos,por dhe te Perendise Meme.Kjo e dyta eshte me antike nga kulti i Zeusit,dhe ka origjine pellazgjike pagane.Eshte ketu qe mendoj se duhet te punoje shume elita shqiptare e kesaj fushe,pasi Memedhe dhe Dea Madre(ne italisht me jep kete emer)jane shume prane;pra Zonja Toke.si simbol pagan i pjellorise.Herodoti quan barbare ata popuj mbi lumin e Artes,dhe Bollanos eshte mire ti shpjegohen keto gjera.Ky eshte nje kokenxehte,qe ndoshta beson ato qe thote,por po na ofendon rende.Une jam tip i qete,por po ta kem perballe do ti jepja nje ,ishalla nga ato qe te lene nje jave ne spital,ti freskohet mendja.Po na turperojne varret,kujtimin e deshmoreve dhe viktimave te masakrave greke;eshte e patolerueshme.Epir eshte i eperm(siper),greket e kane ipiro-ipirotas,por ketu s’duhen shume faktet sesa uniteti i shqiptareve,qe le shume per te deshiruar.Skenderbeu i bashkoi principatat epiro-arbereshe ne lidhjen e Lezhes,dhe perkrenarja e Skenderbeut,me dhine ne koke besoj se i atribuohet Artemides(hyjneshes se gjahut)por dhe mitit te Pirros dhe Aleksandrit te madh.Aleksandri i madh ishte nip ne Epir(Oilimpia ishte princeshe epirote)madje kur Aleksandri u grind me te atin per gruan e dyte qe donte te kurorezonte Filipi i Maqedonise,Aleksandrin e morren dajat dhe e mbajten ne Epir.Ali Pasha eshte i vone-maskara shqiptar ishte,dhe me shume ndoqi shqiptaret,pasi nuk i bindeshin ketij despoti.He per he duhet te bllokojme rregjistrimin ne baze fetare,pasi diçka fshihet pas kesaj loje,ku kisha ortodokse,perdhosur njehere Kishen autoqefale te Nolit,na mban mbi krye nje grek,qe ka vene prifterinjte te zhvarrosin varret e te shpikin greqizma ngado.Ne jemi shtet i dobet,dhe shtetaret tane pertojne te lexojne me durim dokumenta me 1000 faqe,ndaj duhet bere presion te mos firmosin kot,siç bejne ngahera.Shendet Epiroti!
ka nje politike te poshter qe behet ne kurriz te 2 popujve shqiptare dhe greke..kta fytyra qe duken ketu , po ka dhe te padukshem qe jane me te keq akoma….
Keta legenat e Vorioepirit edhe shqiponjen me dy krena duen me na i marr…Edine keta ne cfare shekulli jeton planeti,apo flene dhe jane okoma ne shekullin e gjashte.Qesh ku qesh ne fund o greker injorante(cobenet e staneve).
Vetem nje i cmendur dhe njerez te keq informuar mund te mendojne se Epiri ka qene grek!
Epiri ii veriut eshte shqiptar dhe pjesa jugore e tij sic eshte (CAMERIA) do te kthehen me shpejt nga cmendohet te zoterit e tij,te shqiptaret!
Greket e sotem ose me sakte,shartimi i deshtuar i rracave te afrikes ka nxjerre keta njerez qe e quajne veten greke,dhe qe ditet e sotme nihen vetem keto gjera ;
1-vendi qe ka nivelin e homoseksualeve meshkuj me te larte ne bote.
2-shkaketaret e krizes se europes.
3-shovinisto-fashisto-nazist me te mbedhenjte qe ka njohur ndonjehere bota!
4-mashtrues,te pabese,fallsifikues te papare te historise! etj etj etj.
Sa te kete Shqiptare VLORA dhe LABERIA,ta harrojne ata kelysh greker qe mund te vidhet SHQIPERIA!
Jam krenar që jam shqiptar
Nip i Gentit dhe Teutës
Kam lindur nga barku i pushkës
Dhe nga teli i lahutës.
Jam krenar që jam shqiptar
Dhe pse te greku jam shëtitës
Kam lindur nga vesë e lules
Kam lindur nga vezë e dritës.
Ku je o Avni Rustemi ku je??
Tamam ku je? Por nuk mjafton nje Avni Rustemi , duhen me dhjetra or byrazer.
Eshte e trishtueshme kur shoh se nga ana shqiptare ( qeveritare dhe media e shkruar ne pergjithesi) kur flitet per Vorio – Epirin si term historik , e marrin te qene ate si pjese greke. Qysh ne momentin fillestar kur i jepet e drejta Bollanos dhe cilesohet si nje kryetar i nje organizate qe quhet Vorio – Epir , qysh ketu fillon faji dhe dhenia ne nje fare menyre te se drejtes Bollanos.
Le te qartesohet per gjithe shqiptaret kush ishin kufijte e Epirit , lufta qe beri Gjergj Kastrioti i cili ka trajtuar dhe veten e tij si pasardhes i Pirros deri ne kerkesen qe i beri Vatikanit per t’u njohur si Princi i Epirit , por fatkeqesisht vdiq para kohe per marrjen e titullit nga Vatikani.
Mund te kerkoni ne internet dhe te shihni se atehere te paret tane quheshin Epiriote dhe mund te gjeni dhe fjalorin e hershem latino-epiriot ne pese shekuj para dhe do te shikoni perkthimi i fjaleve latine ne nje krah shoqerohet me fjale shqipe ne krahun tjeter. Perse Gjoni shkoi ne Himare dhe jo ne Berat , pasi ky territor me pavaresi shekullore u perkiste atyre qe ishin vendalinj shqiptare. Ai nuk e pushtoi , por e mbrojti. Nese Gjergj Kastrioti do te ishte grek , historia greke nuk do te dilte tani me keto mashtrime banale.
Strategjia greke eshte e qarte : Vjedhim historine duke perdorur disa kokepalare dhe duke u premtuar gjera te majme dhe nepermjet kesaj marrim territore.
Kokepalaret fillojne nga kreu i qeverise Sali Berisha qe eshte kryekokepalari , i dyti eshte Pollo kokuqi , i cili tentoi te ndryshonte tekstet e historise per historine e kohes se vjeter me ndryshimin e kufijve ndermjet Ilirise dhe Greqise duke perfshire brenda kufijve te Greqise territorin e Epirit. Nese shihni ne internet nga studiues te huaj sidomos gjermane do te shihni kufiojte e Epirit te ndara nga Greqia dhe Iliria. Bollano vjen pas ketyre gjakshiturve qeveritare qe fatkeqesisht po drejtojne vendin tone.
Une vete jam Epiriot shqiptar dhe gjithe shqiptaret qe jetojne ne ate territor jane epiriote , por jo greke.
Shitja e kufijve te vendit tone ka filluar heret nga Sali Berisha me shoke , Bollano eshte maja e ajsbergut per shfaqjen e lojrave te tilla te ndyra.
Shqiptaret duhet te mesojne se mashtrimi mundet vetem me dije dhe argument.
Kur te paret tane
Nuk ja vlen tè flasèsh pèr shqipètarin e bastarduar Bollano. Pèr mè tepèr pèr ato grekè ‘idiotè’ qè pregadisin ende kèto surpriza tè hidhura pèr shqipètarèt. Kur mendon se para 100 vjetèsh padrejtèsisht ju aneksuan shqipètarève çamèria ose pjesè e Epirit tè jugur, qè ka qènè dhe èshtè shqipètare. Kètè e di mirè Europa dhe Usa. Dhe pikèrisht sot nè kohèt moderne ku popujt kanè tè tjera pèrkushtime tè tjera sfida, pèrdoret njè mentalitet i vjetèr i njè kohe tè shkuar. Aktualisht ne shqipètarèt ndihemi tè befasuar dhe pak tè dobèt pèr tè reaguar. Por besojeni nuk èshtè kjo e vèrteta.
E parè nga jashtè, si èshtè e mundur qè kjo qeveri qè vret qytetarèt e sajè pèr asgjè , nuk bèn asgjè kundèr fenomenit invaziv grek??? Si èshtè e mundur qè Europa i ka ndarè kufinjtè vetè ,nuk bèn mè tè voglèn çasje ndaj qeverisè greke, qè ushqen shovinizmin ?? Si èshtè e mundur qè ne e konsiderojmè USA njè shtet ‘mik’ dhe ato lejojn qè lobi grek tè ushtrojè kètè veprimtari qè dhe pèr ata èshtè irritante??? Zotrinj nè kètè pikè kèto çèshtje duhet ti zgjidhim ne shqipètarèt. Le tè krijojmè ne organizatat politike ‘Epiri i Jugut’ dhe çamèria republikè e pavarur, Gjuha shqipe si gjuhè zyrtare, nga Arta , Preveza, Janina. Le ti kthehemi dhe ne mesjetès dhe mè thellè. Tè ju lèmè grekève atè qè kishin, disa qyret shtete. Qè ta kuptojnè qè èndra e tyre ju solli krizèn qè kanè. Shikojeni dhe ‘zemra’ e flamurit ttè kèsajè organizate èshtè e mirèfilltè shqipètare, nga i cili rrjedh natyrshèm emri ynè SHQIPéTARé.
greket kur ishin pabukesa ne vitet 70 moren drith nga ne, tani qe ne jemi pabukesa na japin drith ata…
bolanos ( e kompani ) do ti bejme nje dhurate shume te bukur per ndonje rast te veçante.Le te themi qe dita e daljes se Greqis-e nga kriza ( nqft do ndodh ndonje dite ) do te jete nje dite e shenuar dhe ne “nacionalistet” shqiptare ate dite do ti urojme personalisht dhe do ti mbushim me dhurata bole-t me shoke.Kush ka lexuar Biblen me pas ka deklaruar se ne te ka gjetur rrugen e shpetimit.Per Qirje bole-n me shoke kam nje sugjerim o nje keshille ( quajeni si te keni deshire ). “HISTORIA E SHQIPERISE” eshte Bibla qe duhet te lexoni.Lexojeni dhe keni per te gjetur rrugen e “shpetimit”.
Te gjitha pyetjet qe ju mundojne kane per te gjetur pergjigje.
Nje pershendetje per te gjithe SHqiptaret.
Avni
Njesoj si Esat Toptani keta shqiptare te bastarduar kujtojne se mund te bejne cfare te duan me Shqiperine por i kujtoj dhe ti hapin veshet mire qe Avni Rustemat nuk kane mbaruar!!!