Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka akuzuar një sërë ministrash dhe familjarë të kryeministrit Berisha, se kanë përfituar nga privatizimet e fshatrave turistike. Braçe ka thënë se nga ligji i miratuar në vitin 2009 dhe i sjellë për amendim në Kuvend ditën e sotme nga ministri i turizmit, Ferdinand Xhaferraj, ka përfituar vajza e kryeministrit dhe vetë ministri Xhaferraj.
Më tej, sipas Braçes, nga ky ligj kanë përfituar edhe ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta, ministri i Financave, Ridvan Bode, ai i Brendshëm, Lulzim Basha, ai i Mbrojtjes, Arben Imami, ish-ministri i Bujqësisë, Lutfer Xhuveli, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani.
Por, ministri i turizmit, Ferdinand Xhaferraj, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se askush prej ministrave apo familjarëve të kryeministrit, nuk kanë përfituar nga ligji për privatizimin e fshatrave turistikë.
“Jo vetëm që nuk përfitoj, por të jesh i bindur se asnjëherë kjo nuk do të ndodhë. Të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë me paketën e shpifjeve që lidhët me djalin e kryeministrit që me shumë turp dolët me bisht në shalë se doli një tjetër Shkëlzen Berisha. Ju mundoheni të sajoni skenarë shpifjesh. Me këtë ligj po ju shplajmë dhe ju. Nga ky ligj përfitojnë të gjithë zyrtarë, ministra dhe ish ministra të asaj kohe që në vend të fshatrave turistikë, ndërtuan vila private”, tha Xhaferraj.
Comments are closed.
Xhaferraj thote ne fjalen e tij….”Jo vetëm që nuk përfitoj, por të jesh i bindur se asnjëherë kjo nuk do të ndodhë. Të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë me paketën e shpifjeve që lidhët me djalin e kryeministrit që me shumë turp dolët me bisht në shalë se doli një tjetër Shkëlzen Berisha. Ju mundoheni të sajoni skenarë shpifjesh. Me këtë ligj po ju shplajmë dhe ju. Nga ky ligj përfitojnë të gjithë zyrtarë, ministra dhe ish ministra të asaj kohe që në vend të fshatrave turistikë, ndërtuan vila private”, tha Xhaferraj…..
Nese i ka menduar fjalet mire??? Populli duhet te ngrihet dhe “te pushtoje shtepite” e ketyre fshatrave! Tamam si libianet qe kane pushtuar shtepine e djalit te Gadafit ne Londer
KJO PASURI ESHTE E SHQIPETAREVE DHE DUHET TU KTHEHET ATYRE!
Xhaferraj eshte bere nje FSHEHES KRIMI dhe duhet te denohet PER ATO QE NUK KA KALLZUAR NE PROKURORI PER socialiste e demokrate!
Brace eshte me te vertet nje mistrec. Pse?
Jo se akuzon keta por sepse po plas nga inati qe nuk e kishte ai kete mundesi vjedhjeje.
Nuk na the ndonje gje te re o braçe
E kane gjetur si me porosi edhe kete legenin e bankes Fullanin