Reuters: Berisha premton amnisti fiskale përpara zgjedhjeve lokale

9 Mars 2011, 19:10Politika TEMA

Agjencia e njohur shkruan në lidhje me deklaratat e Berishës sot se po përgatit një draft për të falur gjobat e biznesit dhe taksat e papaguara si dhe për të amnistuar plotësisht asetet e padeklaruara.

Reuters

Një amnisti e tillë është diskutuar prej rreth dy vitesh, por ideja duket se ka fituar terren përpara zgjedhjeve lokale të majit si një mënyrë për të fituar votues, veçanërisht nga bizneset e vogla në vendin e varfër me tre milion njerëz.

“Do isha i lumtur nëse do aplikonim një amnisti fiskale për të gjitha bizneset, përjashto ato të lidhura me pushtetarë e ish- pushtetarë. Këto biznese nuk do përfshihen në amnisti,” tha Berisha në një mbledhje qeverie.

Megjithatë një lëvizje e tillë do të kërkojë tre të pestat e votave në parlament. Kjo nuk do jetë e mundur pa mbështetjen e opozitës socialiste, e cila ka refuzuar të që japë votën për ligjet që kërkojnë më shumë se një shumicë të thjeshtë derisa qeveria të pranojë të hetojë zgjedhjet e vitit 2009.

Berisha ka thënë se ka mbledhur 5.2 miliard dollarë më shumë nga vitet 2004- 2008 në krahasim me katër vite më parë, kjo falë strategjisë së tij të taksave të ulëta.

Berisha tha se ka udhëzuar Ministrinë e Financave të përgatisë draftin për të falur gjobat dhe pagesat e vonuara si dhe një projekt për një amnisti më të gjerë. Bizneset duan që qeveria të pranojë të legalizojë asetet e fshehura dhe pasuritë e padeklaruara, një lëvizje, që sipas ekspertëve mund të sjellë rreth 4 miliard dollarë në ekonominë qendrore.

“Ne mendojmë se është totalisht e papranueshme që mbi njëzet vjet të ndryshimeve të thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka implementuar asnjë falje fiskale,” tha Gjergj Buxhuku, administratori i Konfindustria, një shoqatë biznesesh.

1 komente në “Reuters: Berisha premton amnisti fiskale përpara zgjedhjeve lokale”

  1. Epirioti says:

    Pasi vodhi ky qen per 5 vite se bashku me familjen dhe klanin e ngushte te bandes se tij, tani kerkon te pastroj keto para me nje te rene te lapsit. Ju siguroj se do ta aprovoj edhe opozita se edhe ata kane vjedhur paralelisht me banden e Berishes. Duan te ligjerojne parate e vjedhura nga xhepat e popullit dhe te mbreterojne per breza duke na bere karshillek. Sa shume te zhytur ne llum dhe mu.. paskan qene te dyja palet, ndaj merren me politike afermendsh, te vjedhin, te bejne ligje per te mbrojtur veten, te mos lejojne asnje force te re politike te ngrihet ne kembe. Shqiptaret besojne ne ZOT dhe ZOTI i shqiptareve do u jape reston sic e meritojne

Comments are closed.

Lini një Përgjigje