Raporti i ODIHR: Kodi Zgjedhor i kompletuar, duhet vetëm zbatimi i tij. Shqetësim për saktësinë e listave

9 Mars 2011, 12:17Politika TEMA

ODIHR ka publikuar raportin e vlerësimit të nevojave për zgjedhjet e tetë majit, që praktikisht është raporti i parë në serinë e disa të tillëve që publikohen nga OSBE/ODIHR për gjithë procesin elektoral, përfshi këtu fushatën, zgjedhjet dhe post- votimet.

Në raport thuhet se mjedisi politik është shumë i polarizuar. “Mjedisi politik vazhdon të jetë thellësisht i polarizuar, me një retorikë të ashpër dhe sulme personale nga udhëheqësit e partive politike kryesore. Gjithashtu, më 21 janar protestat anti-qeveritare të opozitës rezultuan të dhunshme, shumë të plagosur dhe tre të vrarë. Një pjesë e mirë e retorikës vazhdon të përqendrohet në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe në çështjen e korrupsionit. Janë bërë edhe deklarata, të cilat aludojnë për mundësinë që jo të gjitha partitë do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme,” thekson raporti.

Sipas ODIHR, Kodi Zgjedhor është i kompletuar, vetëm duhet zbatimi i tij. “Për një kohë të gjatë OSBE/ODIHR-i ka deklaruar se Kodi Zgjedhor përbën një themel të kompletuar teknik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike1 dhe se ajo që nevojitet më së shumti është angazhimi i partive politike për të respektuar germën dhe qëllimin e ligjit. Megjithatë, kohët e fundit ka nisur diskutimi për ndërmarrjen e reformave të mëtejshme para zgjedhjeve vendore të vitit 2011,” thuhet në raport.

Në raport thuhet se KQZ është e ndarë në linja partiake. “Me gjithë detyrimin e anëtarëve të KQZ-së për të përmbushur detyrat e tyre në mënyrë të pavarur, përgatitjet për zgjedhjet vendore tashmë e kanë ndarë KQZ-në në linja partiake. Anëtarët e opozitës në KQZ nuk kanë marrë pjesë në disa mbledhje të KQZ-së ose i kanë braktisur ato, dhe praktika e nënshkrimit të udhëzimeve si nga Kryetari ashtu dhe nga Nënkryetari duket se nuk ekziston më”.

Pjesë nga raporti

Shqetësim për zëvendësimet e anëtarëve të komisioneve të ulëta

Procedurat e emërimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta nuk kanë ndryshuar që nga viti 2009, me gjithë rekomandimin e OSBE/ODIHR-it për rishikimin e tyre. Kjo u jep partive mundësinë të tërheqin dhe të zëvendësojnë anëtarët e tyre në komisionet zgjedhore në çdo moment gjatë zgjedhjeve, përfshirë ditën e zgjedhjeve dhe pas saj. Disa prej partive me të cilat u takua MVN-ja e OSBE/ODIHR-it e mbrojtën këtë praktikë, si dhe emërimin fillestar me vonesë të anëtarëve, si mënyrë për të mbrojtur anëtarët e tyre ndaj trysnive për të kryer mashtrim.

Shqetësim për saktësinë e listave zgjedhore

Që në vitin 2009, dhe në përputhje me Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, janë bërë përpjekje të mëtejshme për të vazhduar përmirësimin e cilësisë së listave të zgjedhësve, duke hequr, për shembull, emrat e dubluar. Për më tepër, Ministria e Brendshme (MeB) u kërkon të gjitha NjQV-ve të rishikojnë saktësinë e të dhënave për të gjithë votuesit mbi 100 vjeç, emrat e të cilëve janë në regjistër. Me gjithë këto përpjekje, disa bashkëbisedues të MVN-së së OSBE/ODIHR-it përsëri ngritën shqetësime për saktësinë e listave të zgjedhësve.

400 vëzhgues të ODIHR në zgjedhje

Bazuar në konstatimet e mësipërme, MVN-ja e OSBE/ODIHR-it rekomandon ngritjen e një Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore. Për t’iu përgjigjur kërkesës për një prani të madhe të vëzhguesve, si dhe duke pasur parasysh numrin e madh të zgjedhjeve të pavarura që po organizohen si pjesë e zgjedhjeve vendore, krahas një ekipi bërthamë ekspertësh, misioni duhet të përfshijë 30 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur fushatën dhe përgatitjet për zgjedhjet. Po kështu, MVN-ja e OSBE/ODIHR-it rekomandon që shteteve pjesëmarrëse në OSBE t’u kërkohet të dërgojnë 400 vëzhgues afatshkurtër për të ndjekur procedurat në ditën e zgjedhjeve. Për shkak të kohës së gjatë të parashikuar të procesit të numërimit të votave dhe nxjerrjes së tabelave të rezultateve, vëzhguesve afatshkurtër duhet t’u kërkohet të qëndrojnë disa ditë pas ditës së zgjedhjeve për të ndjekur të gjithë procesin.

10 komente në “Raporti i ODIHR: Kodi Zgjedhor i kompletuar, duhet vetëm zbatimi i tij. Shqetësim për saktësinë e listave”

  1. dorand says:

    shqetesim per listat. E kujt eshte pergjegjesia per saktesimin e listave zgjedhore? kur te shkoni te votoni mbani mend se kush e ka pergjegjesine e listave zgjedhore ata duan t ju vjedhin votat prandaj mos i votoni. Ne fillim merrni vesh se e kujt eshte pergjegjsia per te bere listat zgjedhore pastaj votoni duke kujtuar se ai qe nuk jua beri listat tamam do t ju vjedhi voten

  2. arsen says:

    Po ato 32 rekomandimet? Amon mer! Me ka ngel menja aty!
    Keta analistet televizive dhe partiake, slane mbrojtje pa i bo zgjedhjeve te 2009-es/
    O hapni kutite, ose ligjeroni 32 rekomandimet!
    legena!

  3. Epirioti says:

    Si ka mundesi qe Berisha dhe Imami i referohen gjithmone anetaresimit ne NATO si arritje e madhe e madje do mbojne shtetin me ushtri, dhe asnje gazetar deri me sot nuk pyet Berishen apo ministrat e Berishes se si e komentuan zgjedhjet e 28 qershorit delegacioni i vezhgimit te zgjedhjeve nga NATO.
    Ata theksuan ne menyre eksplicite se zgjedhjet ishin shume larg parimeve dhe kritereve te nje vendi te NATO-s. Ata theksuan se ndjeheshin te zhgenjyer nga organizimi dhe deformimi i rezultateve. Kaq mjafton per gazetaret te kryqezojne Berishen dhe halete qe e ndjekin nga pas. Kaq duhet te theksoj Rama ne takime me ambasadoret dhe europianet.
    Kaq gje nuk beni dot o gazetar te famshem, kolumnista, editorialista, analista dhe plot tituj qe i vendosni vetes.

  4. Adel says:

    ilir M.. e ka te sigurt qe do dyfishoj numrin e kanditateve te vet. PO edhe PD dihet qe do te fitoj se i ka marre masat. Rama ke frike ,, na ka mare lumi me pak fjale

  5. Claus says:

    Ore jane keta stupid apo bejne si stupid? Kodi zgjedhor ne rregull po lista paskan parregullsi!!!
    Po gje vogel na qenka kjo, apo mund ta rregulloje Grossrucku me gromesirat e tij pas birres “Paulaner”?
    Ne listat e zgjedhjeve personi dilte 12 here me emer dhe mbiemer te njejte por vete personi origjinal nuk me dilte dhe kete e faktoja nge atesia qe personi origjinal nuk ekzistonte, por 12 te tjere ndoshta virtual ekzistonin, me e bukura ishte se babai e personit ne origjinal ekzistonte, por i biri Jo!!! Beni prove dhe jepni emrin tuaj dhe do te shikoni, ndoshta do te jeni te klonuar diku ne Skrapar, Diber, Elbasan a ku ta di une. Ja pra ajo ishte qe kerkonte Edi Rama, hapjen e kutive ose materialeve zgjedhore per te bere verifikimin dhe korrigjimin e tyre. As OSBE/ODHIR,as vezhguesit e huaj nuk mund ta kuptojne kete manipulim per arsyen e vetme se ata shikojne vetem veprimin mekanik, ate te votimit.

  6. VL says:

    Ore po ku vajti Rama qe thoshte se ne zgjedhje nuk futej. Hajde burre hajde ….. Hajdut Saliu e hajdut ai, te gjithe njesoj jane kta.

  7. nicolla disha says:

    E rendesishme eshte qe te zbatohet kodi zgjedhore. Bashkohem me Raportin e Odihrin.

  8. rexha italia says:

    KETA te ODIHR qenkan mbrapa nesh ATHERE ne zgjedhjet e shkuara nuk paska qene i plote raporti qe zgjedhjet e shkuara nuk ishin te rregullta
    PSE nuk thoni or derbar qe jemi mbledhur te gjithe HAJDUTET dhe nuk kemi kurajen te themi se jemi per te vjedhur popullin shqiptar KUR e vjedh ai qe e mban veten se eshte zjedh nga populli po ju te OLLDIRIT cfar do beni roje APO VJEDH SALA EDHE PER JUVE dhe ju na dilni neper konferenca

    1. dorand says:

      po shoku odihir eshte hajdut osbe eshte hajdut usa dhe eu qe i njohen jane hajdut vetem edi nuk eshte hajdut. e mban mend si thoshte enveri? usa eu e gjithe bota eshte e keqe vetem enveri ishte i mire

  9. rexha italia says:

    Kesaj i bie me thene
    SE KANE ARDHE VEZHGUESIT ME VEZHGU VEZHGUESI E VEZHGUESEVE TE ZJEDHEVENE SHQIPRI

Comments are closed.

Lini një Përgjigje