Rama takohet me ambasadorin e BE-së

9 Mars 2011, 09:51Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, është takuar me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Etore Sequi. Takimi i zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste ka pasur në qendër të vëmendjes zgjedhjet lokale të 8 majit.

Takimi vjen vetëm një ditë nga “ultimatumi” që mbasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe OSBE-së bënë ndaj klasës politike shqiptare, të cilët kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve me standardin më të lartë që kanë ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Ata paralajmëruar se ky do të jetë një test, i cili do të vendosë të ardhmen e vendit në lidhje me Bashkimin Europian.

1 komente në “Rama takohet me ambasadorin e BE-së”

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Rama ke akoma kohe te mos behesh pjese e pisllekut Berishe/trupi diplomatik.Edhe nje here:Nuk ka ndryshuar asnje gje qe nga zgjedhjet e shkuara deri tani qe te kriojon sigurine qe votat nuk do te vidhen perseri. Edhe ne Afganistan votat u rinumeruan por jo ne Shqiperi ,Sala jo vetem qe nuk i rinumeroi por i dogji e te tha s’ke cfare ben fare. I njejti sistem vjedhjesh vazhdon te jete present madje kete radhe edhe me i fuqishem duke ditur se i jane shtuar edhe kater vrasje.Perendimoret jane me shume te shqetesuar me fasaden e demokracise ne Shqiperi sesa me funksionimin e saj.Nuk ka asnje lloj sigurie per zgjedhje te ndershme ne Shqiperi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje