Berisha me gratë: Në shekuj pushtim ju ruajtët të pastër gjakun e shqiptarëve

8 Mars 2011, 18:05Politika TEMA

Në nisje të fjalës së tij para grave me rastin e Festës së Gruas, Berisha tha se atyre u dedikohet mbijetesa e kombit shqiptar, pasi nuk e përzien gjakun e shqiptarëve me pushtuesit. “Kombi ynë ndër më të vjetrit në Europë, në tërë historinë e tij, njohu pushtime të gjata shekullore, njohu pushtime dhe hordhi ndër më barbaret, të cilat kishin një dhe vetëm një synim, zhdukjen e tij nga faqja e dheut, por të gjitha dështuan. Dështuan , sepse ju gratë dhe vajzat shqiptare, në shekuj dhe mijëvjeçarë  ruajtët të pastër gjakun e kombit, identitetin e tij.  I garantuat kombit dhe shqiptarëve përjetësinë e tij. Dështuan, sepse ju, kishit një zemër të  atillë, që një shekull, një vit, do të faktohej, do të provohej, më e madhërishmja,  më fisnikja, zemra e botës, zemra që do të pushtonte mbarë njerëzimin, zemra që do të drejtonte të quhej nëna e të gjithë njerëzimit, Nënë Tereza,” tha Berisha.

Kryeministri u ka folur grave edhe për zgjedhjet lokale dhe për politikë. “Sot fije të së shkuarës, pinjollë të atyre që përmbysëm 20 vjet më parë me votën tonë të lirë, janë vërsulur me tërbim kundër saj, kundër votës kundër sensit  të lirisë, por ne mund tu themi atyre se kjo betejë  është betejë e humbur, se vota e lirë e shqiptarëve është dhe do të mbetet krye vlera e vajzave dhe grave dhe e të gjithë atyre që besojnë  lirinë. Në këngën, në poemën në legjendën, në jetën, në skenën shqiptare gruaja shqiptare ka merituar të gjithë titujt  të gjitha himnet ,të gjitha poemat, të gjitha këngët të gjitha poezitë.  Emri i saj më i bukur është emri  fitore, emri juaj është fitore. Ishte fitorja e 22 marsit, ishte fitorja e 2005, ishte fitorja e 2009, është fitorja e 2011, është fitorja e 8 maj.  Shqipëri blu është shpirti juaj, Tirana blu është zemra juaj,” tha Berisha.

16 komente në “Berisha me gratë: Në shekuj pushtim ju ruajtët të pastër gjakun e shqiptarëve”

  1. Epirioti says:

    Si guxon e e thua ti ore antishqiptare kete gje. Je martuar vet me serbe per te ruajtur te paster racen tuaj serbe, ke sjelle arab ne Vicidol per ta marrtuar me nje nga fisi yt per te mbajtur te paster racen arabe. Te kisha te te merrja pak gjak sa per te te bere ADN-ne dhe do isha i sigurte se nuk ka as 1% gene shqiptare ne dejet e tua serbo-turke-arabo-greke.

  2. Vllazeni says:

    Ky as nuk duhet të flasë fare as shqip, as për shqiptarët.
    Me Sllobodankën, serbisht flet, patjetër. Ka 50 vjet në Tiranë dhe ende nuk mësoi shqip si duhet. Më mirë e flet një kinez që nuk ka as 20 vjet në Shqipëri. Ka qenë edhe ai Beni nga Kongo në Aeroportin e Rinasit. Kënaqesh kur e dëgjon shqip.
    Këta të paktën nuk vrasin shqiptarë, as thurin plane kundër tyre. Mundohen të sigurojnë tasin e orizit. Aq.

  3. durrsaku gjerman says:

    Edhe kjo idiotja e parlamentit ka zgjedhur veshjen e duhur per kete rast, per ta ndezur tamam Salen. YYYYYYYYpppppppp Sale, yyyyyyppppppppiiiiiiiiiiii Xhozit ?

    1. Adel says:

      po ca do ndezi jozi Salen ,,, ai eshte gay.

  4. raimondi says:

    Sala kafolur shkelqyer ketu –Bravo i qofte !
    Ne fillim Sala ka folur per vitalitetin e femres shqiptare ne shekuj————-Dhe eshte tamam sic thote Sala , sepse edhe Lordi Kinross , thote se qe kur ne vitet 1400 nje femer shqiptare Nora nga Kelmendi per pak desh e theri Sulltanin Mehmet Pushtuesi- dhe nga plaget e saj ai Vdiq me vone pas nja 4 muajsh
    —-qe ate here per 500 vjet rresht -sulltanet kurre nuk guxonin te mernin femra shqiptare ne harrem
    nga ana tjeter , karakteri i femres shqiptare ne shekuj ishte i pathyer-Jane me dhjetra rastet fe mrave shqiptare qe hidheshi nga muret e keshtjelles vetme e vetem mos te binin ne duart e armiqve

    Por interesante eshte se keto gjera i ve ne dukje SALA —————i cili me reformen e tij kriminale e ka detyruar femren shqiptare te lypi rugeve…………….te punoje edhe si prostitute –sepse Sala nuk i la ruge tjeter per mbijetes femres shqiptare
    Ai shkateroi cdo gje , cdo gje …………..dhe del aty dhe flet per historine dhe pastaj cdo gje e kthen ne favor te vetes se tij, te politikes se tij ———-Kur politika e tij e ka detyruar femren shqiptare te beje pune poshteruese

    …Ndersa shefi i opozites ka marre rugen per Janine ….loooooooooooooooooooooooooooooool
    Ne vend qe Edi te dilte sot ne miting dhe ta diksretitonte Salen qe per keto 20 vjet i ka siguruar femres shqiptare vetem ….ruget e botes dhe azgje tjeter
    ————-si dhe ta akuzonte Salen per te gjitha pislleqet qe nxjerr nga goja , si nje rugac i rendomte
    Mirpo ndodh e kunderta
    —-eshte Sala qe del e akuzon—- E po kjo pike e zeze

    Ooooo PS-ja……… hiqeni kete kryetar , vendosni nje tjeter qe te mos e kete mendjen andej nga Komshiu i jugut , se do ngeleni gjithe jeten ne opozite —Por problemi eshte se ju ne opozite jeni shume te pa-afte
    –dhe do ishte me mire qe Sala te ishte ne opozite, sepse Sala ben opozite te gjalle — agresive dhe e ve pushtetin ne pune

  5. Andreas says:

    Ore po Bekimen e vizitoi ky per 8 marsin apo jo?

  6. Elza says:

    E ruajtem,e ruajtem te paster racen shqiptare jo fale teje, por fale karakterit te forte te femres shqiptare.
    Por te pakten ti mos fol per gjakun e paster shqiptar, sepse ti , pikerisht ti e ndote kete gjak te paster shqiptari me gjak serbi.

  7. beso says:

    Interesante,qe grate paskan ruajtur racen…Une mendoj qe duhet te jesh debil 24 karatesh te thuash gjera te tilla,se eshte shume jashte trurit,kur dihet qe duhet te kete burra vendi,qe te mbrohen grate,madje legjenda e Gjergj Elez Alise e thote kaq bukur,kur vellai ngrihet nga shtrati i vdekjes per te mbrojtur nderin e motres.Shyqyr qe nuk foli per Edi Ramen,se do i kish dale boja fare.Kjo ruajtja e rraces nga grate eshte nje goxha budallallek,qe duhet te jesh shume i notuar ne ato ujera,qe te leshosh kaq te forta.Heren tjeter do flase per burrat…Ec Sali,se gomari s’ka brire,por pellet me shume nga derbelaja!

    1. mendimi_im says:

      beso, fole mir. Jam dakort me ty.

    2. Epirioti says:

      Quhet Kostandin dhe nuk ishte vellai i Gjergj Elez Alise, ishte ne nje kohe me te vonet, dhe legjenda thote qe u ngit nga varri per te mbajtur besen e dhene.

      1. mendimi_im says:

        Po kosta quhej, por nejse Beso vetem deshi te jepte mesazhin, nuk ka rendesi te madhe se Beso gaboi pak dhe ngaterroi se si quhej Kostandini apo Nastradini,
        se quhej kosta, apo mirash, apo gjergj, apo jozi apo sal, njesoj asht…

        Gjergji e mbrojti motren nga bajlozi i zi i detit etj…
        Mos u kapni pas emrave por pas mesazhit.

      2. beso says:

        Flm Epiroti,rastesisht vura re qe Epirioti eshte me nje”i”teper.Kostandini eshte vellai i Doruntines,dhe eshte legjende shume e bukur.Gjergj Elez Alia eshte tjeter legjende,dhe ky i dyti ngrihet nga shtrati sepse nje bajloz vjen dhe pushton tokat dhe merr grate robinja…Gjergji kish nje moter – keshtu fillon legjenda…Ne kemi legjenda shume te bukura;s’besoj te jem ngaterruar.Shendet!

  8. Elza says:

    O Beso. ishte me teper si kundrapergjigje o idiot. Mos fillo te flasesh edhe ti me gjuhen e Sales.

    1. beso says:

      Elza,une s’rri dot tere diten ketu,por s’kuptova pse jam idiot.S’ka gje,qenke shume perpara;kjo forme replike na kujton grate e PD-se kur lexojne fermanin e rradhes.

  9. mendimi_im says:

    Perendimi paguan denimin.

    200 vjet e fundit jan vrare 487 000 000 njerez si rezultat i konflikteve qe ka hapur Bota Perendimore ne bote per hir te interesave te ndryshme te paligjshme.

    Ne boten perendimore ne te cilen jemi duke jetuar e cila i ka standartet me te larta te jeteses, e cila eshte me e avancuara, e cila ka rangun me te larte te edukimit, e cila ka ndertesat me te larta dhe me se shumti instuticionet, ka kenaqesine me ta madhe ka tekniken me te zhvilluar, ka menyren e jeteses me te preferuar, ka shtepite me te bukura, ka shumllojshmerine e dyqaneve. Bota perendimore margaritari i tokes,ku te gjithe jan te thirrur tek ajo…

    Me lejoni te ju jap disa statistika per te treguar se si jan duke e paguar denimin bota perendimore ne te cilen jetojm.
    Cdo ore te vetme 106 femije abortohen, qe dmth cdo 2-3 ore 350 femije vriten ne barkun e nenes ne boten perendimore. Nese bejme llogari me shum i bjen qe ne 24 ore 3000 femije mbyten ne bark te nenes, cdo jave 21 000, cdo muaj 85 000, cdo vit 1 300 000 mije.
    I vrasin me duart e veta, nuk eshte se vjen armiku i tyre…
    pra vriten njerez te vegjel qe jan 14,18 javesh, 30 javesh biles edhe kur jan 40 javesh i mbysin. kjo eshte se si e pagujn denimin,
    Se dyti cdo 7 minuta nje femer dhunohet, pra 10 femra cdo ore, ose 240-300 cdo dite dhunohen, ne boten perendimore…
    Ne boten perendimore ne cdo kohe ke 2 800 000 prostituta qe ecin rruges, qofshin ne Hollin, apo New York, apo Washington DC, apo ne France, apo ne te gjitha shtepite publike .
    Pra 2 800 000 femra qe preferojn te behen prosti, edhe pse ato ne fakt e kan mundesine per te zgjedhur te behen nena apo gra te ndershme.
    Por ato zgjodhen te behen prosti sepse ka 10 000 000 burra qe edhe ata preferojn te behen prostitute sepse jan klientet e tyre.
    Paguhet denimi sepse ne boten perendimore cdo dite 350 femije rrembehen per tu perdorur per pedofili dhe prostitucion.
    Kjo asht bota perendimore e zhvilluar.
    Cdo dite te vetme 357 njerez godasin veten ne koke dhe vetevriten, apo marrin pilula, apo presin venat, pra cdo dite 357 njerez nuk kan arsye per te jetuar.
    Keto ndodhin ne boten e zhvilluar perendimore. Ka edhe me shum statistika por besoj se me kaq e kuptoni cdo te thote bota e zhvilluar te cilen po e kerkoni me shum ngulem, me cdo kusht.
    Po vraponi per viza, po vraponi me ryshfete dhe me te tera mjetet qe te beheni edhe ju pjese e ketyre statistikave qe sapo permenda.
    Nderime.

    Dhe drejtesia apsolute eshte se ata duhet te paguajne.

  10. saranda2001 says:

    KIsha pershtypje se antipati per perendimin kishin vetem sllavet rusisht foles por per fat te keq po shoh qe kane urrejte edhe shqip foles….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje