Feja dhe kombësia në Shqipëri

8 Mars 2011, 14:44Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Ndër të dhënat demografike që publikojnë për Shqipërinë institucione serioze ndërkombëtare, si p.sh. CIA, ato rreth përkatësisë fetare mund t’u duken të pasakta shumë shqiptarëve. Kështu, në to, raportohet se 70% e popullsisë është myslimane, 30% e krishterë dhe 0% ateiste(!). Përveç të dhënave rreth përkatësisë fetare, edhe ato rreth përkatësisë etnike nuk duken fort të sakta. Sipas tyre, plot 5% e shtetasve që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë nuk kanë kombësi shqiptare.
Ku bazohen këto të dhëna? Të parat, ato në lidhje me përkatësinë fetare, bazohen në statistikat e Mbretërisë Shqiptare të shekullit të kaluar. Ndërsa të dytat, ato rreth përkatësisë etnike, bazohen në burime që fillojnë nga regjistrimi i popullsisë në vitin 1989 (sipas të cilit, për shembull, Shqipëria kishte vetëm 1% shtetas të etnisë greke) e deri te disa organizata greke (sipas të cilave 12% e shtetasve shqiptarë janë helenë).
Është në interesin e shtetit shqiptar që të bëhen përpjekje për vlerësimin e saktë të përkatësisë fetare dhe etnike të shtetasve që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë. Kjo, për shumë arsye. Po synimi i këtij shkrimi nuk është që t’i analizojë ato. Meqenëse në punën time më bie rasti të përdor pothuaj çdo ditë metoda statistikore, pyetja që do të mundohem t’i përgjigjem më poshtë është nëse ekziston mundësia e vlerësimit të saktë statistikor të përkatësisë fetare dhe etnike të popullsisë në Shqipëri dhe, nëse po, si mund të bëhet ai.
Sondazhet dhe regjistrimet e përgjithshme janë dy instrumentet statistikore që zakonisht përdoren për të vlerësuar përkatësinë fetare dhe etnike të popullsisë. Po problemi është se ato bazohen në deklarimet e të intervistuarve. Si të tilla, gjithnjë vuajnë nga ai që në statistikë quhet gabim i vetëraportimit. Kur të intervistuarit nuk kanë ndonjë stimul për të gënjyer, ky gabim zakonisht ka një shpërndarje të rastit. Ndërsa, kur të intervistuarit janë të interesuar të gënjejnë, gabimi i vetëraportimit e ka kahun andej nga anon interesi i tyre.
Për të minimizuar gabimin e llojit të parë, hartuesit e pyetësorëve të sondazheve apo regjistrimeve të popullsisë mundohen t’i kalibrojnë pyetjet, në mënyrë të tillë që t’ua bëjnë sa më të lehtë të intervistuarve dhënien e përgjigjeve të sakta. Ndërsa, për të minimizuar gabimin e llojit të dytë, përdorin teknikën e ripeshimit të përgjigjeve, bazuar në të dhëna nga burime të tjera.
Pyetja rreth përkatësisë fetare të shtetasve që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, e cila, siç ka deklaruar ministri Pollo, do të futet në pyetësorin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë, është rast tipik i pyetjeve që marrin përgjigje të gabuara me një shpërndarje të rastit. Si e tillë, po të kalibrohet mirë, magnituda e gabimit në përgjigjet e të intervistuarve mund të minimizohet (më tepër rreth kësaj, në paragrafët e mëposhtëm).
Ndryshe qëndron puna me pyetjen rreth përkatësisë etnike. Shumë qytetarë shqiptarë mund të mendojnë se do të kenë përfitime, në qoftë se deklarohen si grekë. Pra, kjo pyetje përbën një rast tipik të pyetjeve që marrin përgjigje të gabuara me kah të njëanshëm. Si e tillë, ajo do të kërkonte ripeshim të përgjigjeve.
Si bazë fillestare për ripeshimin e përgjigjeve mund të shërbejë regjistri i gjendjes civile, në të cilin shënohet edhe kombësia. Një hap tjetër për korrigjimin e vetëdeklarimeve rreth përkatësisë fetare është ai i grumbullimit të informacionit rreth emrave të prindërve dhe gjyshërve. Kështu, biri apo nipi i një Hyseni nuk mund të jetë i kombësisë greke, pavarësisht se tani mund ta ketë emrin Dhimitër…
Tani le të kthehemi te pyetja rreth përkatësisë fetare, e cila mund të ndërtohet në dy formate. Në formatin e parë, që është i drejtëpërdrejtë, renditen fetë kryesore dhe të intervistuarit i kërkohet të përcaktojë se cilës prej tyre i përket. Ndërsa në të dytin, që është me shkallëzim të tërthortë, në fillim pyetet i intervistuari se sa herë në muaj shkon për t’u falur në një objekt kulti (kishë, xhami, teqe etj.) dhe më pas për denominacionin fetar (mysliman suni apo bektashi, i krishterë katolik apo ortodoks etj). Dhe, nëse përgjigjja rreth praktikimit të ndonjë besimi fetar është negative, i intervistuari mund të pyetet nëse beson në ekzistencën e Zotit. Kjo do të vlente për të veçuar deistët nga ateistët dhe agnosticistët.
Për të ilustruar sesa të ndryshme nga njëra-tjetra do të rezultonin statistikat rreth përkatësisë fetare të shtetasve shqiptarë nga këto dy metoda, po sjell shembullin e nënës sime të ndjerë. Po ta kishte pyetur një regjistrues se cilës fe i përkiste, do të përgjigjej pa ngurrim se ishte myslimane. Ndërsa, në qoftë se regjistruesi do ta kishte pyetur se sa herë shkonte për t’u falur në xhami, ajo do të kishte vënë buzën në gaz, duke thënë se, gjatë gjithë jetës së saj, kishte shkelur vetëm nja dy-tri herë në derën e xhamisë. Dhe së fundi, kur ta pyeste nëse besonte në ekzistencën e Zotit, do të përgjigjej me plot gojën se i madhi Zot ekziston, por se ajo nuk mendonte se dikush mund të ketë qenë bir apo profet i tij.
Me pak fjalë, nëse përdoret shkallëzimi i pyetjes rreth përkatësisë fetare, mund të rezultojë që rreth 60% e shtetasve shqiptarë të jenë thjesht deistë – pra, që besojnë në ekzistencën e Perëndisë si qenie abstrakte, e cila nuk ka pasur mëkëmbës të saj në këtë botë. Ndërkohë, nja 10% e shtetasve shqiptarë mund të rezultojnë ateistë ose agnosticistë, e vetëm 30%, me gjasa, mund të rezultojnë si praktikantë të njërit prej besimeve fetare që janë aktualisht aktivë në Shqipëri.

*respublica.al

11 komente në “Feja dhe kombësia në Shqipëri”

  1. Vllazeni says:

    Analizë mjaft e qëlluar!
    Madje, unë do të shtoja se sondazhi mbi fenë nuk duhet të kryhet fare. Kjo, sepse njeriu mund ta ndërrojë fenë sa herë t’i teket. ashtu si përcaktimi politik.
    Për rracën: Fshati që duket nuk do kallauz. Për kombësinë? Referoju gjendjes civile. Aty i ke të shkruara.
    Për mua, kush është shtetas shqiptar është shqiptar. Ata që janë imigrantë janë imigrantë dhe kur shtetëzohen shqiptarë, bëhen shqiptarë të natyralizuar.
    Këta sondazhet janë qëllimkëqija.
    Arsimimi në një gjuhë a në një tjetër nuk të tjetërson. Kështu, kur një Amerikë e tërë që arsimohet në Anglisht, nuk është angleze, ashtu si edhe Australia, nuk është angleze. As Kanadaja s’mund të jetë as angleze dhe as franceze.
    Këto janë budallalliqet evropiane që nuk u ngopën së budallepsuri për miëra vjet.
    Por, kemi një gomar me emrin Sali Berisha që don ta bëjë Shqipërinë anglofone zyrtare kur vetë nuk arrin të mësojë shqip për 50 e kusur vjet në Tiranë.
    Anglisht ka mësuar nja 150 fjalë rroma-përtoma që askush s’ia merr vesht.
    Pa le por na e rrjeshtonin edhe si shumëgjuhës, majmunin!

    1. ilir111 says:

      Dakort 1000%

  2. Ndoc Sukaj says:

    Rregjistrimi i Popullesise se nje Shteti eshte gje normale,ajo cka ,,vjen ere e keqe,,ne ket rast eshte vete deklarimi i kombesise se shtetasve te nje shteti.Me ket model ,,rregjistrimi,,do te ndihmohet politika Greke e cila shikon shume larg ndofta edhe me larg se ,,Ishujt voriepiriot,,ne Shqiperi.

  3. nicolla disha says:

    Fete jane si partite politike.
    E rendesishme eshte qe ti besohet Zotit pa u mbeshtete ne fete e ndryshme. Sepse fete krijojne luftra mbes njeratjetres. Konfliktet fetare nuk lejne Boten ne paqe.
    Zotit mund ti besohet edhe keshtu, jo konflikte mesnjeritjeterit, jo urretje, dhe vetem paqe dhe jete.

  4. mendimi_im says:

    Cudi, CIA nuk gabon asnjeher apo jo?
    Paska thene se ka 0% ateist!!!

    Sa cudi!!
    Shqiperia doli nga nje regjim i eger ateistesh.
    Si qenka e mundur qe 100% te tere shqiptaret paskan vrapu direkt te perqafojn fene pa dallim cilen??
    Por nese themi se me origjine jan kaq e kaq… po jam ne dakort, por nuk eshte fakt se dikush ka emrin Osman dhe o burra tani Osmani eshte musliman, ose nese dikush ka emrin Pjeter, hajde o burra Pjetri eshte katolik, dhe nese diksuh ka emrin Darvin hajde o burra ky eshte ateist.


    Hahahah, sa qesharake qe shte ky jete e mbushur me idiotsira aman o Zot i Madh.

    1. Epirioti says:

      Epo si arab qe je normale qe do urresh cdo gje amerikane. O i mjere! USA i dha autoritet dhe pavaresi perfundimtare Shqiperise me presidentin Wilson ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1920. I dha pavaresine Kosoves me 2008 me presidentin Bush, cliroi kosoven nga genocidi serb me president Klinton me 1999. E kupton se nuk impresionon njeri me injorancen tende antiamerikane. Bukeshkale e beseprere jeni te gjithe ju pas Sali qen Berishes.

      1. mendimi_im says:

        Epiri, pse e ndyen gojen.
        Nuk jam dakort me ate qe thua, dhe jan shpifje.
        Nuk urrej cdo gje amerikane.
        Per shembull tani po shkruaj nga nje Labtop apple, shum i mire eshte.
        I lumshin duart amerikaneve.
        Pastaj ne amerike ka shum amerikan qe jan musliman ashtu sic jam un shqiptar dhe musliman.

        Dhe sa per ate Wilsonin po te isha afer varrit te tij do te ja coja nje shishe raki thane te bere ne tropoje nga me e mira, ta ujis e ti dalin lule te koka se na ka ndihmu shum.

        1. Epirioti says:

          Sa cinik je o i mjere! Urrejtja jote antiamerikane e perzier me djallezine tipike te fshatarit te bene edhe me bukeshkale sesa e keni per zakon dhe tradite ne anet tuaja.

  5. Epirioti says:

    Te verteten e % ne race dhe fe e dime vetem ne shqiptaret e askush tjeter! Une besoj se mbi 60% e popullesise nuk beson ne fe ose religjione te ndryshme por beson vertet ne ZOT, pjese ne te cilen bej pjese edhe une. Rreth 20-30% jane ateist te deklaruar apo jo. Kemi rreth 5% myslyman, 5% bektashinj, 5% katolike dhe 5% ortodoks. Pra, ky eshte realiteti, cdo perpjekje tjeter per te bere show fetar nga politika apo komunitetet fetare brenda dhe jashte vendit eshte nje farse, eshte njesoj si loja politike e zgjedhjeve se kush e kush te vjedhe sa me shume vota(dmth njerez), te bleje besimet fetare, te ndryshoj dhe denigroje fete e tjera. Feja ne Shqiperi erdhi nga hordhite dhe si e tille eshte perballur nga shqiptaret. Diku e kane pranuar per interes, diku per moskokecarje, por thelle ne shpirt kane besuar ne zotin e shqiperise qe eshte shqiptaria.

  6. dorand says:

    ore edhe regjistrimi ne baze te fese e kombesise nuk ka asgje bile duhet te behet ta marrim vesh tamam popullsine e raportin e fese ne shqipreri. Problemi fillon qe disa sahanlepiresa shqiptare duan te behen greke per qamet se kujtojne se greqia eshte parajsa. minoriteti si minoritet ka a ska 2-3% te popullsise se shqiperise ama po te numurohen edhe sahanlepirsat qe duhet te behen greke te del gjysma e jugut. ju lutem nuk dua ta marri njeri me ofendim nga jugu se e dhe veriu ishin ata qe thonin sllobodan sllobodan mos shko deri ne tiran po hajde ne shkoder ne qofte se ju kujtohet. O njerez nuk ju nxjerr nga balta as greku as serbi po mbajeni koken lart e thoni qe jeni shqiptare se nuk ju ben pashaporta greke kur ne venat e jyaja keni gjak shqiptar

  7. protesto says:

    Te komentosh per fene ne Shqiperi eshte mese normale,por kur shikon se si e cfrytezojen komunistet ekonvertuar ne islamike te vjen per te vjelle.Ka kohe qe kjo kategori politikanesh ateisto-islamik qe fatkeqesisht po i mbijetojne nen fuqine e botes se krimit e korrupsionite,rreklamojne si te sakte dominimin e fes islame ne shqiperi,paca se vete ato me femijte e tyre kane qene dhe mbeten ateiste te shtirur ne islam sipas nevojave te kohes.Historia e fese ne Shqiperi fillon nga fete pagane,pra ne shume zote dhe pasohet prej mese 2000 vitesh ne fene e hershme kristjane,packa se konvertimi isalam nen thundren e dhunen e sulltaneve te turqise filloje rreth viteve 1600 por kjo nuk don te thote se islamizmi eshte feja dominuese ne Shqiperi,nese i referihemi nje periudhe pa statistika te sakta per vete kohen e satrapit Ahmet Zogolli ketij bisht qeni te serbis e turqise anadollake,apo kohes se ateizmit enverjan qe u rriten dy breza,pa dije e kulture te majftueshme feje,nuk mund te pretendohet apo te trumpetohet mbi sontazhet e Zogut apo te qoftelargut Sali Satrap anadollak Berishes ne saktesine e deklaruar.Realiteti i besimit fetar ne Shqiperi nese e shikojme me syrin e kohes,shqiptaret kane treguar se si dje dhe sot besojne ne shumice te Zoti,kurse ateiste te konvertuar ne fundamentaliste islamik jane me kokra e keto sot per sot perfaqesohen vetem nga Sali anadollak Berisha me familje e miqesi,kurse ne besimet e tjeter me dominuesja eshte pjesa kristjane qe ka rrokur e perqafuar me veprime e civilizmim fene e stergjysherve.Ajo qe sot rreklamohet nga mbetjet e spermatozoides se sulltaneve te turqise eshe pjesa me e vogen e shoqerise¨.Nese nuk keni sy qe te shikoni,lejojeni te filloje vete deklarimi i popullsise e do te bindeni se e verteta e besimit fetar ne Shqiperi do te anoje nga besimi ndaj Zotit e ndaj fese kristjane si fe e stergjysherve Tane te jerat do te mbetin minoritet.Besoni e binduni ky eshte rrealiteti i besimit ne Shqiperi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje