Ashtu siç kishin paralajmëruar, mijëra gra janë mbledhur përpara kryeministrisë, për të protestuar me rastin e 8 marsit.
Deputetët e Partisë Socialiste thanë se kjo qeveri nuk e meriton që të jetë në krye të këtij vendi, pasi përveç të tjerash, nuk respekton të drejtat e grave.
Deputetja Shegushe Ligori tha se 8 marsi festohet vetëm në regjimet diktatoriale dhe nga Sali Berisha, pasi në vendet e tjera protestohet për të drejtat e grave.
Ndërsa deputetja Mimi Kodheli theksoi se sot gratë socialiste kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar.
“Ne jemi sot këtu t`i themi jo kësaj qeverisje, jo dënimit që kemi nga kjo qeverisje, për më shumë shkolla, më shumë punë, një qeverisje pa korrupsion, pa dhunë që do të na mundësojë një jetë më të mirë që ne kërkojmë” theksoi Kodheli.
“Sot gratë shqiptare protestojnë për të drejtat e tyre që janë të shkelura dhe të mohuara. Ne protestojmë për të gjitha gratë, të cilat kanë vendosur vellon e zezë pasi vëllezërit dhe bashkëshortët e tyre janë vrarë në protestë dhe në miniera. Sot ne protestojmë për nënat që nuk kanë bukë për fëmijët e tyre, për papunësinë, varfërinë, korrupsionin, diskriminimin në tregun e punës në Kuvend, në rrugë e në cdo hap të jetës”, ka deklaruar deputetja tjetër e PS-së, Vasilika Hysi.
Kryeministri Berisha, nga ana tjetër, gjatë një tubimi të mbajtura me gratë e PD-së, ka thënë se çdo arritje e Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve demokraci, mban emrin e një gruaje.
“Ju nënat dhe gratë nuk jeni vetëm burimi i jetës por gurra e pashtershme e jetës njerëzore. Këto 20 vite çdo arrije, çdo sukses emrin e ka vajzë dhe grua shqiptare” theksoi Berisha.
Berisha ka thënë se mbështetja e grave në “ndërtimin e një Shqipërie të bazuar në vlerat që ju i mbrojtët në shpirtin tuaj, ka qënë vendimtare”.
Sipas tij, “bashkë me qumështin e gjirit, nënat shqiptare u kanë mëkuar fëmijëve të tyre dashurinë për kombin” .
Berisha tha se modeli më i mirë i femrës shqiptare është Nënë Tereza.
Comments are closed.
Mire qe nuk tha qe eshte Josefina Topalli.
Po te ishte gjalle nene Tereza me pellemba do tje fuste turinjeve te tu .
Te them te drejten mendova ne fillim se do thoshte per te shoqen,per Lirine, por pastaj thashe se do thoshte per Jozin, por as kjo nuk ishte por na ishte Nene Tereza.Kaq di kaq thote
Nene Tereza ia kushtoi gjithe jeten te varferve, ndersa ti Sali po i shfrytezon dhe po i vret te varferit.
Une mendoj se modeli me i mire i femres shqiptare eshte Shkelzeni.
Kryeministri Berisha, nga ana tjetër, gjatë një tubimi të mbajtura me gratë e PD-së, ka thënë se çdo arritje e Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve demokraci, mban emrin e një gruaje.
e drejte ..emrin e nje gruaje nga shpellat e vucidolit.. shkaterrime mashtrime vjedhje ,tradheti,atentate dhe vrasje te cdo lloj natyre,trafik femijesh dhe droge,krime qe as ne ghetot e afrikaneve nuk ndodhin…. gezuar 8 marsin salushe,lulzime ,ilirjana dhe gjithe ceta e kurtizaneve
20 vjet vetem arritje…e cuditshme po shtimi i ferexheve pse nuk permendet ne arritjet e partis me ne krie shokun….
Sala nuk eshte ne pushtet per te vene apo heq ferixhe. Ferixheja nuk eshte pjese e politikes.
Pse sipas teje sa njerzit vejn dhe heqin kryqin ne qafe Salat do merret me ate pune?
Pse, sa femrat vendosin te behen murgesha (te cilat edhe ato kan ferixhe) Sala do merret me to?
Pse, sa femerat qe heqin breket ne rruge Sala do merret me to?
Di ndonje gje tjeter nga jeta o derezi pervec fjalimeve mbi fene islame?
Si ka mundesi qe nje njeri te jete kaq hipokrit? Deri dje i quante grate lavire ose grate e bulevardid, sot i quan te shenjta. Ky njeri kerkon votat e grave shqipetare me cdo kusht. Grate Shqipetare jane te mencura dhe nuk duhet ti besojne ketij personi qe po i vret bijte a tyre dhe qe po i shan sa here qe ka mundesi. Vetem Josefina mund ti besoje sepse ajo eshte e njejte me te.