Topi: Partitë, përgjegjësi për zgjedhje sipas standardeve

7 Mars 2011, 13:23Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kërkuar nga partitë që të mbajnë përgjegjësi për standardet e zgjedhjeve të 8 majit.

‘Partitë politike duhet të mbajnë përgjegjësitë jo vetëm në drejtim të përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore, por edhe të organizmit së fushatës zgjedhore dhe zhvillimit të zgjedhjeve sipas standardeve më demokratike”. – nënvizoi sot presidenti Topi gjatë një takimi me një delegacion të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan.

Më tej, presidenti bëri dhe një panoramë të situatës më të fundit politike, duke e vënë theksin tek rëndësia e institucioneve të pavarura kushtetuese.

Lini një Përgjigje