Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, kanë uruar mësuesit për festën e 7 marsit.
“Në këtë ditë të shënuar, gjej rast të rikonfirmoj mbështetjen dhe admirimin tim për veprën tuaj emancipuese, humaniste e europianiste, kur arsimimi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë varen nga vlerat tona tradicionale të mëkuara me aq dashuri nga mësuesit në shkollë dhe nga prindërit në familje”, ka thënë presidenti.
Topi ka vlerësuar rolin e mësuesve për edukatën qytetare, por edhe për përparimin e vendit e të kombit.
“Ju keni një mision fisnik të jashtëzakonshëm, i cili merr një rëndësi edhe më të madhe në vendin tonë, i cili siç dihet, ka një popullsi me moshë mesatare të re. Ju edukoni rreth 1/4 e popullsisë që ulet çdo ditë në bangat e klasave tuaja, prej nga ku mëson dijet që do ta përgatisin për një të ardhme gjithnjë e më të mirë”, pohoi presidenti.
Ndërsa kryeministri Berisha, duke folur nga inaugurimi i një shkolle në Paskuqan, theksoi se arsimi dhe edukimi do të mbetet prioritet i qeverisë.
“Sot ne kremtojmë 7 marsin me optimizëm dhe besim të madh se ne çdo ditë po ndryshojmë arsimin tonë, po përmirësojmë edukimin e fëmijëve tanë” theksoi Berisha.
Berisha nuk është ndalur as në këtë festë ndaj sulmeve mbi kreun e opozitës, Edi Rama, duke thënë se “për 2 vite me radhë ai u përpoq të nxinte votën tuaj, liritë por mori përgjigjen që meritonte”.
Comments are closed.
…mori përgjigjen që meritonte” dmth. Masakren e 21 Janarit
Luan me vdekjen dhe te vdekurit monstra