Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Greqi me emigrantët shqiptarë në vendin fqinj. Rama ka theksuar në takimin e zhvilluar në Athinë se “PS do të krijojë politika të posaçme për emigrantët” dhe se “do të negociohet me palën greke për njohjen e viteve të punës të emigrantëve shqiptarë”.
Kryetari i selisë rozë iu rikthye sërish demonstratës së 21 janarit duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha.
“Qeveria e Berishës, më 21 janar, sulmoi njerëz të varfër. Njerëzve që kërkonin punë, Berisha u drejtoi armët dhe i vrau”, u shpreh Rama.
“Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, edhe pse vrau 4 të pafajshëm nuk dha dorëheqjen”, shtoi Rama.
Kreu i PS-së përfundoi duke thënë se “e vetmja rrugë për kalimin e krizës politike në Shqipëri është programi i PS-së”./tch/
Comments are closed.
Rama ka vajt ne Greqi me puthe doren e Papandreut jo me taku emigrantet, ai se rrun per familjen e vey jo per emigrantet. spiun i qelbur i grekerve ja ceshte Rama.
Shiko Z. Rama, po te vazhdoshit me protestat pa u ndalur sot Berisha dhe Basha nuk do te ishin ne pushtet. Eshte faji juaj qe Berisha vazhdon te qeverise.
o edo bej gam gam edhe nja 2 muaj se te degjuam deri tashi edhe 2 muaj do bejme si do bejme