Ruçi letër ambasadorëve: Po asfiksohet roli i opozitës

5 Mars 2011, 14:45Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi përmes një letre drejtuar ambasadorëve të huaj në Tiranë i ka informuar këta të fundit për situatën politike në vend dhe përkatësisht me zhvillimet e fundit në Kuvend. Në letrën drejtuar diplomatëve, Ruçi thekson se zhvillimet e fundit kanë për qëllim të asfiksojnë rolin e opozitës duke dobësuar në të njëjtën kohë mekanizmat kushtetuese të kontrollit mbi qeverinë.

“Në 24 shkurt 2011, mazhoranca qeverisëse në mënyrë të njëanshme ndryshoi Rregulloren e Kuvendit për herë të pestë brenda këtij legjislacioni. Sipas amendimeve të fundit, masat disiplinore kundër Anëtarëve të Kuvendit që i përkasin opozitës janë bërë më të ashpra. Në vend që të krijojnë një mjedis politik realisht gjithëpërfshirës, çka është një parakusht për funksionimin demokratik të Kuvendit, mazhoranca qeverisëse po ndjek një rrugë që konsiston në marrjen e masave represive kundër opozitës” thekson në letrën e tij Ruçi.

Sipas tij dialogu politik është përkeqësuar edhe më tej, duke u bërë tejet konfrontues dhe jo produktiv si pasojë e retorikës provokuese të Kryeministrit dhe abuzimit me detyrën nga ana e Kryetares së Kuvendit, në veçanti përmes ndërprerjes së debateve mbi projektligjet dhe imponimit të vendimeve të njëanshme në konferencën e kryetarëve.

“Sesioni plenar i 3 marsit 2011 përbën një dëshmi të gjallë të situatës dramatike në Kuvend. Në këtë seancë Kryetarja e Kuvendit në mënyrë publike kërkoi përjashtimin e deputetit Taulant Balla sepse ai po i zbulonte publikut aferat korruptive ku janë përfshirë pjesëtarët e qeverisë, përfshirë dhe Kryeministrin. Për më tepër, Kryetarja e Kuvendit vendosi të ndërpresë debatin parlamentar në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit” thekson më tej Ruçi.

Më tej Ruçi ka theksuar se në reagim ndaj konkluzioneve dhe dymbëdhjetë prioriteteve të parashtruara nga Komisioni Europian në Opinionin mbi Shqipërinë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në fund të vitit që shkoi, paraqiti një rezolutë ku merrej parasysh përmbushja e dymbëdhjetë prioriteteve të cilat ndër të tjera përfshijnë një reformë të thellë parlamentare si dhe reforma që do të sillnin përfitime të prekshme për qytetarët por mazhoranca qeverisëse e refuzoi këtë rezolutë.

“Ne ju apelojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë të marrin në konsideratë faktet e përmendura më lart të cilat po dëmtojnë funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe po pengojnë reformat e rëndësishme, që nevojiten për progresin e vendit në rrugën drejt integrimit europian dhe vendosjes së shtetit ligjor” theksoi Ruçi.

Në fund të letrës së tij kreu i grupit kuvendor socialist thekson se është në pritje të bashkëpunimit të mëtejshëm në lidhje me këtë çështje të rëndësishme./ora-news/

3 komente në “Ruçi letër ambasadorëve: Po asfiksohet roli i opozitës”

  1. raimondi says:

    Me vjen keq per opoziten qe nuk din ti beje shqiptaret per vete ,kur ka Sala me politiken e tij deficente ne eoknomi
    dhe mungesen e sensit patriotik ne drejtimin e shtetit shqiptar i ka dhene plot shanse te shkelqyera qe te galvanizoje
    popullin rreth saj dhe ta rezoje Saliun
    ……………..Mirpo Opozita merret me letra “anonime” si Jovan Bregu qemoti dhe ……pi kafe me Dulen

  2. raimondi says:

    Kjo letra me vdes se qeshuri se me kutjon kengen labe :
    ….:…ahere dergome leter qe ta lexoj ne mehalle ,te thone shoqet e mija lum si ti per ate djale ….loooooooooooooooooooooool

  3. dymi says:

    C’thoni o te marre!?!?!? Ku jertoni ju o derdimene, ne Shllafari? T’i shkruash europes do te thote te besh letra anonime? Kjo do te thote se asgje nuk keni kuptuar se ne c’gjendje eshte tani Shqiperia. Do te pendoheni o te shkrete, por atehere nuk do te kete kush t’ju mbeshtese. Atehere do te shikoni Sal-iun e skoten e tij te degjeneruar.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje