UPDATE- Taulant Ballës i ka kushtuar shumë fjalimi i mbajtur të enjten në Kuvend, ku akuzoi gjysmën e ministrave për lidhje mafioze dhe për korrupsion. Ai është përjashtuar 21 ditë nga pjesëmarrja në Kuvend duke i mohuar kështu dhe pagën si deputet. Vendimi është marrë nga përfaqësues të mazhorancës me propozim të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ndërsa dy përfaqësues të opozitës në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, Namik Dokle dhe Erion Braçe kanë kundërshtuar këtë vendim. Ata kanë akuzuar Topallin si gjykatëse dhe kanë kërkuar llogari se pse nuk ka përjashtuar dhe Sali Berishën, i cili i ka fyer deputetët e opozitës disa herë. Braçe e denoncoi këtë vendim si një gjyq komunist. Ai tha se Byroja u mblodh dje jo vetëm për Ballën, por dhe për Braçen e deputetin tjetër Saimir Tahiri, por ndërsa këta dy të fundit “i fali”, deputetin e Librazhdit vendosi ta përjashtojë sipas rregullores së re për tre javë rresht. Sipas Braçes, vendimi kundër Ballës mori shkas nga përmendja nga ana e tij e emrit të djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha, të cilin ai e akuzoi për vënie pasurie të pajustifikuar. Kanë qenë të rralla rastet kur rregullorja është zbatuar njësoj dhe për deputetë të mazhorancës dhe pse akuzat dhe sharjet në sallën e Kuvendit janë tashmë një normalitet. Ndërsa Balla po thyen rekord si një nga deputetët më të përjashtuar nga Kuvendi. Herën e fundit ai mbajti një fjalim që ishte politik dhe një oponencë ndaj qeverisë aktuale. Balla tregoi foto të disa vilave duke treguar se ishin në pronësi të ministrave aktualë, por kjo i ka kushtuar përjashtimin nga seanca. Një gjë e tillë nuk ndodh kur kryeministri i vendit, Sali Berisha jo vetëm akuzon por fyen deputetët e opozitës dhe familjet e tyre me fjalorin më banal. Nuk dihet nëse Topalli do të guxojë të përdorë të njëjtin standard dhe me deputetët e mazhorancës apo rregullorja e re është bërë për të ndëshkuar vetëm opozitarët. Para se të përjashtohej Balla ngriti një sërë akuzash për korrupsion dhe pastrim parash për disa nga zyrtarët e lartë të vendit, duke filluar nga kryeministri Berisha, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ish zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe në fund kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.
Comments are closed.
E mo po mirë ia ka bërë ajo avokatja e opozitës, Xhosefina, nj’atij Taulant Ballës, madje ta kish kap për zhelesh me e nxjerr jashtë. Pse i bie më qafë ai ministrave të ndershëm të Saliut, pse i përmend ai vilat dhe kusaritë e Shkëlzen e Argita Salih Geddafit, pse ia përmend ai Xhosit të bijën, të vëllanë apo të dhëndrin që edhe pse pa arsim përkatës, po shërbejnë me devocion e përkushtim nëpër Ambasadat e Shqipërisë.
Bravo i qoftë nj’asaj Xhosit që po i gjendet Salih Geddafit pranë edhe në situatat kur atij duart i kullojnë gjak.
Jo po le të guxojnë ma me e sha qeverinë tonë; na e kena ba rregulloren e kuvenit që na lejon me i përjashtu të gjith socialistat prej kuveni. Rrnoft Salih Birisha, poshtë Bamir Topi, posht puçistat Ina e Edvin Rama
Kam nje ide per te ndihmuar Partine Socialiste ne misionin fisnik qe ka ndermarre: Le te caktoje per cdo dite nga nje deputet te mbaje fjalime te ngjashme me ate te Taulant Balles, ne menyre qe cdo dite te perjashtohet nga nje deputet sipas rregullores te Kuvendit. Keshtu do kene mundesi te thone qe partia ne pushtet po perpiqet te ktheje kohen e monizmit dhe t’ju mohoje njerezve fjalen e lire. Dhe keshtu realizohet qellimi perfundimtar: ta prishim sa me shume vizionin e Shqiperise ne bote sipas parimit: “byreku qe nuk eshte per mua, u djegte ne furre”. Hajde, hajde, c’patriotizem, c’devocion, c’pergjegjesi ndaj votes te popullit qe i zgjodhi keta deputete, c’kulture, c’nivel intelektual…. te kenaqet shpirti kur i degjon te flasin deputetet e PS-se. E justifikojne plotesisht emrin “deputet i PS-se”.
Jam shume i sigurte se sikur gjysma e deputeteve te PS te ishin aktiv sa i nderuari Taulant Balla,do te gjerat shume me ndryshe.
Deputete te opozites,keni nje mision,nderkohe keni mbeshtetjen e 75%te popullit,cdo minute ne parlament,cdo ore ne parlament,cdo fjale e juaja ne parlament duhet jete korrupsionit qeveritar,gerdecit,21 janarit,tenderave etj.
Vetem duke bere ate qe ben Balla do keni rezultate
TAULANTI ESHTE PUSHKA E GJYPKUT EDI RAMA.
A KA ME ZHELE SE AI?