Tjetër atentat Vlorës

4 Mars 2011, 14:50Politika TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Së fundmi listës së atentatorëve të Vlorës në dhjetvjeçarin e fundit kryesuar nga Sali Berisha, Fatos Nano, Genc Ruli, Lufter Xhuveli po bëhet gati ti shtohet edhe emri Sokol Olldashi.  Ky i fundit  qartësisht në bashkpunim me Berishën dhe Rulin (kur ishte ministër ekonomie) paraqitet me shkallë shumë të lartë rrezikshmërie jo vetëm se goditja që pritet të jepet prej tij është dërmuese në mos përfundimisht vrastare, por edhe se lëvizjet e grupit të atentatorëve, ku Olldashi ka rol kryesor, janë shumë të kamufluara dhe të shoqëruara me mashtrime të mëdha, duke synuar të krijojnë një psikozë perverse që atentati i duhet bërë Vlorës, se është në të mirë të saj. Stafi i Olldashit tashmë në një konspiracion të plotë po përfundon atentat-kontratën sipas të cilës Gjiri i Vlorës në det dhe në stere prej qindra hektarësh në vend të pyllit të Sodës mbi të cilin pritet të bjerë sharra, i jepet në përdorim për 30 vjet pa pagesë një kompanie të huaj, të quajtur Zumax për të ndërtuar aty një super port e platfomë konteinerësh. Biznes do pyes dikush, pse atentat? Atentat vrastar i pastër, fare i pastër. I vetmi ndryshim ëshë se në vend të plumbit vrastar përdoret helmi me vdekje të ngadalshme. Helm i prodhuar në përmasa shkatrimtare prej ngarkim shkarkimit e transportimit të 3 milion konteinerve në vit ,që do të thotë 10,000 konteinerë në ditë, pra e barabartë mesatarisht me 10.000 maune në ditë, që do çajnë mespërmes lagunës, ullinjve e banesave të vlonjatëve. Lexuesi për të patur një përfutyrim më të qartë të ketë parasysh se ky volum i këtij projekti përbindësh është 200 herë më i madh se ai i Portit të  Durrësit, 8 herë më i madh se i Portit të Selanikut dhe 2 herë  më i madh se i portit të Pireut. Dhe ky përbindësh ngjitet bash në fustanin e bardhë të Vlorës, mbretëreshës së turizmit, e promovuar si e tillë nga Qeveria, që teksa po përfundon termat e kontratës për Portin përbindësh (e cila mund të firmoset prej saj tinëz gjatë fushatës së rradhës së zgjedhjeve) vazhdon me fallcitet tw frikshwm të promovoj e inkurajoj, vlerat e mëdha turistike të Vlorës, duke nxitur kështu vlonjatët të vazhdojnë të derdhin para për turizëm, para që jo menjëherë por për pak vite do të kenë fatin e parave të hedhura në piramidat e vitit 96-97. Lexuesi nuk mund të mos njoh dhe faktin që Vlora si asnjë rreth tjetër i vendit thuajse i gjithë territori i saj detar e toksor me përjashtim të qëndrës së banuar, është zonë e mbrojtur, qysh nga derdhja e Vjosës deri në Llogora. Së fundmi edhe fundi i detit në Gji të Vlorës (Parku nënujor i Karaburunit) për vlerat  unikale që ka për gjithë Mesdheun është shpallur zonë e mbrojtur. Të vrarët e pritshëm nga ky Port- përbindësh që Olldashi po bëhet gati ti hap derën e Vlorës janë të shumtë, janë qindra e qindra e mijra të punësuar e familjet e tyre në sektorin e turizmit, dhe sektorët e tjerë në shërbim të tij, qindra të punësuar e familjet e tyre në peshkim, apo bujqësi, qindra të tjerë konsumatorë thjesht që jetojnë pranë zonës së këti porti të stërmadh.  Super tankerat në Gji të Vlorës që do vjellin tymin e helmët të naftës bruto të djegur prej tyre në ajrin e pastër të Vlorës, që do të derdhin mbeturinat e naftës në Gjirin e kaltër të Vlorës, do vrasin zogj, pelikan, peshq, do të zhdukin koralet e posedonian, e së bashku me helmin e skarpamentove të mijra kamionve rrugëve të Vlorës do shkurtojnë tmerrësisht jetë njerëzish, duke e kthyer qytetin e Vlorës një qytet me plagë të rënda e në agoni. Miliona e miliona euro të gjeneruar nga stërmundimi i vlonjatit të hedhura në sektorin premtues të turizmit apo në rezervate peshku, ullishta etj do të zerohen. Pritet që së shpejti kjo mënxyrë të marr firmën e Olldashit. Ngjitur me mënxyrën e Olldashit një tjetër mënxyrë ka firmosur ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, duke hequr nga territori Vlorës 500 hektar tokë në bregdet për tja dhënë në përdorim cilitdo që do të bej aty çfarë të doj, duke përfshirë dhe industri të rëndë, duke mos përjashtuar dhe përpunim plehrash. Kjo është quajtur zona e lirë, që në fakt është zona e kapur. Cilido mund të sjell aty mijra Kinez, a Sudanez, Etiopian apo Kamboxhain. Është po ky atentator që i këputi për gjithmonë një copë trupit të Vlorës, plot 18 hektar plazh, duke ja dhënë një biznesmeni Italian të quajtur Guido Ottolenghi, apo kompanisë së tij Petrolifera. Po ky atentator firmosi ndërtimin e monstrës së TECit duke i hequr Vlorë dhe 10 hektarë të tjera plazh e pyll. Ajo që dihet është se projektues i kësaj masakre është Fatos Nano, Ruli është egzekutori. Dhe prap ky atentator i rrezikshëm ka firmosur që thuaj e gjithë hapsira kullusore dhe e pylltarisë e gadishullit të Karaburunit dhe maleve të Lungarës e Shashicës   në lindje të Vlorës t’ja japi në përdorim disa Siçilianëve për të ndërtuar në gjithë kurorën e Vlorës nje super gardh çeliku me turbina ere për të prodhuar energji e për ta shitur në Itali, a thua se era qënka mbaruar në Itali dhe kjo pasuri paska mbetur pa u shfrytëzuar vetëm në Karaburun. Por grupi i atentatorëve dëshiron që atentati në Karaburun  duhet bërë plotësisht i suksesshëm. E këtu çfaqet me rol një tjetët aktor-atentator, Arben Imami, quhet. Kanë mbetur një dyzinë gërmadhash ushtarake në Karaburun, për hir të së vërtetës në pikat më turistike të Gadishullit, pranë gjireve të vogla, perla të vërteta të Mesdheut, si Shënvasi, Shënjan, Shëndre, Gram, Vrale (Palasë) apo në pika dominante si Ravena, Maja Korres etj, të cilat po tentohet të privatizohen me shpejtësi. Edhe pse para se regjimi komunist të ndërtonte këto baza ushtarake këto toka kanë qënë pronë shekullore e Dukatasve tashti jo vetëm ndërtesa, por dhe dhjetra hektarë tokë bashkë me to, janë piketuar për t’ja dhënë bashkpuntorëve të Imamit e Co. Pronarët autoktonë janë injoruar në proçesin e privatizimit, se ata nuk i kanë letrat, letra të cilat Qeveria duhet tua jap, dhe që për ti vjedhur për vehte nuk ju a jep.  Akoma nuk dihet kush është atentatori i një tjetre masakre, i ngritjes së një plehrishteje për qytetin e Vlorës e të Orikumit (pse jo dhe përtej kufijve tani që ligjin e importit të mbetjeve e kemi) bash midis Orikumit dhe Qytetit të Vlorës.

Dhe nëse i hedh një sy asaj që i mbetet Vlorës nga kjo masakër është Babica, territorri i fundit ku prehen banorët e Vlorës.  Ndër të gjithë këta “togerë” që kanë kryer e kryejnë atentate vrastare pjesore ndaj Vlorës është një person që është pjestar pa përjashtim në të gjitha vrasjet dhe ky është “Kolonel” Berisha.

Vlora nuk ka rrugë tjetër veçse të rezistoj fort ndaj operacionit të vrasjes totale të saj, rezistencë të cilën e ka shprehur në historinë e saj shekullore, ose ndrysshe të dorzoj Flamurin që përgatitet ta ngrerë në 100 vjetor e të rroj e turpëruar, e poshtëruar, e përdhunuar ditët që i mbeten.

4 Mars 2011

5 komente në “Tjetër atentat Vlorës”

  1. EDMOND CAPAJ says:

    z ferruni, ne mbeshtetje te artikullit tuaj dhe te alalizes qe pasyroni kam bindjen qe ne vlonjatve na eshte venitur pak ajo qe na ka bere te vecante ne raporte me te tjeret paterjotizi ne pergjithi po dhe dashuria per qytetin tone ka ardhur koha ta ringjallim kete virtyt dhe leri te na akuzojne per lokalizem.Sa per SALIUN dhe mersenaret e tij duhet tu tregohet vendi sa nuk eshte vone AJO KOLER vazhdon te ralizoj qellimin e tij shitjen dhe shkatreimin e vlores nuk e haron vitin 97 ,ama dhe ne nuk duhet ta harojme sa te egzistoj vlora kriminel te till politika shqiptare prodhon cdo dite vlora do jete ne shekuj aty ku ndodhet do apo nuk do SALIU DHE KORUPSJONI QE DREJTON……porshendetje.

  2. sociologu says:

    Shikoni sa thelle eshte zhytur Berisha e qeveria e tij e korruptuar ne KRIME kunder atdheut:
    Jane Tradhetare e si te tille meritojne vetem ndeshkimin me te rende…

    http://www.shekulli.com.al/2011/03/04/sekretet-e-renda-plumb-te-kontrabandes-shqiptaro-serbe-te-armeve.html

    Rrofte VL e gjaku Vlonjat do te riperterihet kunder KOLERES se SOTME NE PUSHTET!!!

    1. LexuesiTemes says:

      ..DO RIPERTERIHET GJAKU VLONJAT..??!!!

      Të jem i sinqertë, NUK BESOJ SE DO NDODHE KJO RIPERTERITJE! ose më saktë, kjo mund të ndodhë (se Vlonjati mbetet Vlonjat), por ka shumë, shumë mundësi të jetë SHUME VONE kur ajo mund të ndodhë!!

      Unë nuk jam Vlonjat, por kam patur rast të njoh vlonjatët nga afër. Fatkeqesisht sot kanë rënë vlerat, dhe akoma më shumë, – fatkeqësisht dhe Vlonjatet (apo dhe Tropojanët..) janë reduktuar fare nga VLERAT.
      Njerzit tani janë bërë pothuaj njësoj të gjithë “TE VARUR NGA PARAJA, SKLLEVER TE PARASE”!!
      Ky është një kurth ku njerzit e thjeshtë janë ndjellë dhe futur me mjeshtëri të stërhollë nga Nano dhe Berisha – dy lideret e Shqiperisë për 20 vjetet e fundit (por edhe politikanët e tjerë lapanjgjozë, dhe pse jo TRADHETARE te Shqipërise..)
      Në keto kushte, nuk mund të ketë më ‘Vlonjatë Trima’, apo ‘Tropojanë të Besës’, – por ka thjesht ‘NJEREZ LETYRE PAS PARASE’.

      Nëse ju vjen për t’ju thënë pyetja; po ti që shkruan c’farë je?
      Unë ju përgjigjem, një qytetar që kam një profesion, dhe mundohem ta bëj atë sa më mirë! Që nuk kam vjedhur kënd deri tani, -asnjërin nga pronaret, apo bashkëpunetorët e mi, dhe që natyrisht pas rreth 20 vjet pune kam akoma shumë borxhe’!! Ndërkohë mundohem te kryej deturën time si qytetar, duke folur, dhe qartesuar bashkëqytetarët për të keqen që po jetojmë!

  3. dajua says:

    ore po ky imami e dashka luften ti themi presidentit tja ve ndonje grade se ky ngordh per ushtar se ky kerkoka dhe majen e kores ky dashka te bej lufte me pipinot se eka hamanet nga halla obije SPIUNI o pielle KOMUNIZMIT O BUK SHKELUR dhe mos te haroji asnje se 97 nuk kethet prap vlora ne dat 7 duhet te ngriet qe ta mesoj saliu–edi–mediu–plaka e kuvendit dhe te gjithe parlamentaretse vlora nuk eshte e tyre por e VLONJATIT-dhe duhet te ngriemi nga mifoli ne dukat nga sevasteri ne armen

  4. LexuesiTemes says:

    PERGEZIME PER ‘KLUBIN E PATRIOTEVE TE RINJ’

    Por duhet te orientohet nga REZULTATI!!

    Eshte rezultati qe duhet te jete vleresimi i punes! Ky REZULTAT po i mungon dhe Edi RAMES deri tani, qe Berisha po zgjat kohen ne pushtet!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje