I plagosuri në Gërdec dërgon Mediun në Gjykatën e Lartë

4 Mars 2011, 09:26Politika TEMA

Fatmir Mediu duhet që të përballet sërish me Gjykatën e Lartë, pasi një prej të plagosurve në tragjedinë e Gërdecit e ka paditur atë. Zyber Lela akuzon ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe të pandehurit e tjerë të dosjes “Gërdeci” për veprën penale të “plagosjes së rëndë nga pakujdesia”.

Fillimisht i plagosuri iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë, por, duke qenë se Mediu ka imunitet, çështja ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Fatmir Mediu ka qenë një prej të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit, por ai mundi që t’i shpëtonte gjykimit të tij falë imunitetit të deputetit.

5 komente në “I plagosuri në Gërdec dërgon Mediun në Gjykatën e Lartë”

  1. rrapi says:

    do shtyhet gjyqi der ne pafundesi…kot shpresojne njerzit e shkrete…

  2. Andreas says:

    Alenaca çami Mehdiu – Berisha vrau 26 njerez te pafajshem.
    Alenaca çami Idrizi/Dashi i Havase – Berisha vrau 4 njerez te pafajshem

    çemerit po permiresojne imazhin e tyre apo Berisha po behet me human? ?

  3. bbb says:

    Tashme askush nuk beson me se ka drejtesi ne Shqiperi. Kriminelet behen ministra, deputete…burgaxhijye dhe hajdutet e xhepave behen gjykates me 6 muaj…

  4. LORA says:

    Zoti Zyber te keshilloj qe te mbetesh tek Fatmir Mediu,te tjeret dalin vete.Mos u tut ke gati 80% te shqiptareve qe e quajne vendosjen e drejtesise per krimin shteteror ne Gerdec si gur themeli te ekzistences se shtetit ne sherbim te qytetareve,nuk duhet te ligshtoheni se jeni vetem,jo keni gjithe njerezine ne mbeshtetje dhe qe e ndjek me ankth kete proces.Jam me gjithe forcen me Ju.

  5. sociologu says:

    Shqiperia e mjere nga keta njerez!!! Hajdute e kriminele!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje