Universiteti serb: Nuk do ia heqim titullin “doktor” Gadafit. HAGA NIS HETIMIN PER KRIME NDAJ NJEREZIMIT

3 Mars 2011, 12:10Politika TEMA

UPDATE- Një universitet privat në Serbi, Megatrend, i ka dhënë titullin “doktor” liderit libian. Por pavarësisht ngjarjeve të fundit, universiteti privat thotë se nuk ka ndërmend që t’i heqë titullin “doktor” Gadafit, pasi ia ka dhënë për arsye shkencore dhe jo politike. Titullin iu dha për “lumin më të madh të bërë nga ndonjë njeri”.

Ndërkohë, një nga shkollat më të njohura në botë, London School of Economics, është nën akuzë sepse ka pranuar donacione mbi 1.5 milion dollarë pasi ka pranuar birin e Gadafit në shkollë dhe aty ai ka mbrojtur titullin doktor. Ka informacione se biri i Gadafit ka bërë plagjiaturë në punën e tij. Për më tepër kjo shumë e madhe duket sikur është blerje direkt e shkollës dhe titullit.

Po sot, këngëtarja e njohur, Beoyonce Knowles ka bërë të ditur se i ka dhuruar për bamirësi në Haiti paratë e marra nga Gadafi për një koncert privat para tij. Knowles ka marrë 2 milion USD për këtë koncert. Dy ditë më para ishte këngëtarja Nelly Furtado që dha për bamirësi 1 milion USD, të dhëna nga Gadafi për një koncert privat.

Nderkohe, mesohet se Tribunali per Krime Lufte ne Hage do nise hetimet per Gadafin dhe njerezit qe e rrethojne per krime kunder njerezimit.

Lini një Përgjigje