Kosovarit iu bllokua pistoleta, masakra do ishte më e madhe. “Daily Mail”: Kosova, tokë pjellore e Al Kaedas

3 Mars 2011, 10:22Politika TEMA

UPDATE- Gazeta britanike “Daily Mail” ka publikuar sot një foto të autorit të masakrës në Frankfurt, marrë nga Facebook. Sipas saj, autori i ngjarjes, Arif Uka, quhej Abu Reyyan, emri i tij i “luftës”. Faqja e tij në Facebook është e mbushur me referenca në luftën e shenjtë. “Gjermanët janë të frikësuar nga Islami dhe preferojnë të besojnë më shumë tek Santa Claus”, shkruan Uka në faqen e tij. Sipas “Daily Mail” Kosova është bërë një tokë pjellore për rekrutim nga Al Kaeda.

Gazetat gjermane kanë shkruar sot se kosovarit 21 vjeçar i ishte bllokuar pistoleta kur po gjuante mbi ushtarët amerikanë. “Der Spiegel” thotë se arma iu bllokua pasi i shtiu disa herë në drejtim të ushtarëve. Ekipe hetimore nga FBI janë në vendngjarje dhe po hetojnë pistat e mundshme. Amerikanët druhen për mundësinë e sulmeve të tjera. Gazeta “BILD” shkruan se kosovari kishte kontakte me islamikët. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar për “Ora News” se ekziston mundësia që Arif Uketa të jetë pjesë e ndonjë sekti fondamentalist.

4 komente në “Kosovarit iu bllokua pistoleta, masakra do ishte më e madhe. “Daily Mail”: Kosova, tokë pjellore e Al Kaedas”

  1. ...question says:

    …çfare turpi ! por mund te them me plot bindje se, nuk ka ideologji fetare ne kete bote qe te drejton per te vrare njerez! me vjen tmerresisht keq qe njerez te ligj manipulojne ndjenjat e pastra fetare te djemve te rinj per te kryer krime mizore te ketij kalibri. shqiptaret nuk kane vrare kurre njerez te pafajshem ne kete menyre. duhen parandaluar keto akte duke iu hapur syte besimtareve per rreziqet qe paraqesin ata qe frymezojne akte te tilla terroriste. Amerikanet nuk i kane bere keq shqiptareve, te pakten deri tani.

  2. eddy says:

    -ESHTE E VERTETE QE AL -KAIDA KA GJETUR TEREN TE PERSHTATSHEM NE KOSOVO ESHTE PER TE ARDHUR KEQ NJEREZ TE PA ZHVILLUAR NE ZEMER TE EUROPES ESHTE DETYRA E SHQIPERISE TE PERKUJDESET PER EDUKIMIN E TYRE PASI NE RASTE SE DO LIHEN PASE DORE KA TE NGJARE QE DHE TALEBANET E AFGANISTANIT DO TE STERVITEN NE KOSOVO DUHET NDERHYRE NEPERMJET NJE REFERENDUMI QE KJO KRAHINE DUHET TI BASHKANGJITET SHQIPERISE OSE SERBISE PASI PO TI LESHE DO TE BEHEN BASTION I TRASPORTIT TE DROGES KAMPEVE ISLAMIKE VJEDHJE ORGANESH E TJERA

  3. VL says:

    Lame nam me kta myslymanet e qelbur. E kishte mire Enveri !!!

  4. nicolla disha says:

    Kam besim tek drejtesia Gjermane se do ta kalbin ne burge kete kriminele qe vrau Amerkanet. Idoti shkoj e u be viktima e terrorizmit islamike. Ky persone ka ulur te gjithe Shqiptaret me kete veprime Kriminale kunder Njerezimit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje