Braçe: Qeveria i ka shitur armë Gadafit dhe diktatorëve të tjerë arabë

3 Mars 2011, 10:11Politika TEMA

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me rregulloren e re, sipas të cilës debatet e lira zhvillohen në fund të saj. Opozita e kishte kundërshtuar ashpër një nismë të tillë. Megjithatë edhe nismat ligjore janë shoqëruar me shumë debat. Një prej tyre ka qenë një marrëveshje me një agjenci të NATO-s për demontimin e armëve. Në seancë deputeti i PS, Erion Braçe ka thënë se kjo marrëveshje duhej nënshkruar përpara se të ndodhte Gërdeci. Braçe akuzoi qeverinë se i ka shitur armë Gadafit në Libi. “Ne kryejmë transaksione armësh me shtetas serbë, Euroneës tregoi predhat kineze tona që janë dërguar arme në Libi, në raportin e OKB dëshmohet predhat e armët që janë dërguar në Jemen e vende të tjera arabe,” tha Braçe.

Kurse ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se tregtia e armëve është e ligjshme dhe se nuk duhet të diskutohet për të shkuarën, por për të ardhmen.

Lini një Përgjigje