“Hetimi për 21 Janarin po përfundon si ai për tragjedinë e Gërdecit”

2 Mars 2011, 14:24Politika TEMA

Nga Shegushe Ligori

Deputete e PS

Teksa plagët e vrasjes së katër shqiptarëve të pafajshëm nga pushkët e Gardës Republikane janë ende të hapura, hetimet që synojnë zbardhjen e 21 Janarit dhe ndëshkimin e përgjegjësve për këtë krim shtetëror rrezikojnë të kenë të njëjtin fat me gjygjin e Gërdecit.

Ditë pas dite, Sali Berisha ka hedhur dhe vazhdon të hedhë një lumë akuzash e kërcënimesh mbi Prokurorinë e Përgjithshme, duke synuar intimidimin dhe vënien e organeve të drejtësisë nën presion, vetëm e vetëm për të dështuar një tjetër proces, ku sërish përgjegjës për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm janë Saliu vetë dhe Luli i tij besnik.

Është faji i Saliut që katër shqiptarë u vranë nga pushkët e Gardës Republikane, në mes të bulevardit, edhe pse plotësisht të pafajshëm, të paarmatosur e larg gardhit të kullës ku qëndron mbyllur Sali Berisha.

Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi protestonin kundër varfërisë dhe papunësisë, kundër kusarisë dhe korrupsionit të Saliut e zëvendësit të tij Ilir Metës, të cilin të gjithë e pamë se si me bllok në dorë dukej se shiste licenca në këmbim të 700 mijë eurove.

Sot, Saliu dhe Luli, edhe pse urdhëruesit e vrasjeve, mbeten ende të lirë, ndërkohë që po sot, u liruan ekzekutorët gardistë të katër shqiptarëve të pafajshëm.

Edhe për këtë turp, fajin e ka Saliu.

Lulzim Basha, ministri që duhet të shkojë para gjygjit pasi mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vrasjet e 21 Janarit, sot fshihet pas imunitetit, por ndërkohë që Luli e Saliu vazhdojnë të vjedhin e zhvasin Shqipërinë, gardistët që egzekutuan katër shqiptarë lihen të lirë, sikur asnjë pikë gjak të mos ishte derdhur. Edhe për këtë, fajin e ka Saliu.

Shqiptarët kërkojnë drejtësi.

Sali Berisha është përgjegjës jo vetëm për 4 vrasjet e 21 Janarit, por edhe për 26 shqiptarët që humbën jetën në Gërdec nga korrupsioni e kusaria e Saliut, edhe për Kryekomunarin e Kuksit Remzi Veseli, edhe për vrasjen politike të deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi.

Plot 32 jetë njerëzish rëndojnë mbi Sali Berishën, i cili sado të përpiqet nuk do të mund t’i shpëtojë dot drejtësisë.

7 komente në ““Hetimi për 21 Janarin po përfundon si ai për tragjedinë e Gërdecit””

  1. saranda2001 says:

    Drejtesine e vendosin ligjet kur behet fjala per shtet ligjor, ne rastin tone drejtesine duhet ta vendosin njerzit te cilet qetesisht te ulen dhe mos cohen derri sa qeveria te jape dorheqje .TE gjithe ne shesh pa afat kohor NON STOP 24 ne 24 ore.

  2. fule says:

    Hajde ta mbyllim edhe punen e videos se Metes e mos merremi me prokurorine anemike e gjykatat e korruptuara. Sovrani te flase permes portestave si ne Afriken e Veriut

  3. dajua says:

    moj zonja depotete ne e dim se kush e ka FAJEN ju po talleni me popollin ju po lozni me ket popull ju po beni bla blebla dhe spo beni gje nuk rrezoet ulliri po sire me shkop nuk iken sala kur tu ngriet juve ju aruat 97 ju po aroni 4 te vraret ju po aroni gerdecin ju po aroni popullin qe ska BUKE ju po aroni qe po vidhet me me lopat leket e keti populli sala nuk iken po nuk u ngrit popolli nga veriu ne jug dhe jo nje her ne muaj por VENTI KUATRO PER VENTI KUATRO apo dilni aty dhe lexoni ndonje pacavure dhe ikni keti populli i ka vajtur thika ne palc dhe ju lozni TURP —TURP PER TE GJITH OPOZITEN SHQIPETARE DHE DEPUTETETE PS QE TALLET ME POPULLIN

  4. Arben007 says:

    Qeveria e sali shpellarit nuk ka faj qe u vrane 26 ne Gerdec… Nuk ka asnje faj qe u vrane Remzi Veseli dhe Fatmir Xhindi, qeveria e te ndyrit sali nuk ka asnje faj kur iliri kusar vidhte me bllok ne dore, qeveria e sali qelbesires nuk ka asnje faj qe u vrane 4 vete ne 21 janar. Asnje nuk u denua per tragjedine e Gerdecit, asnje nuk u denua per vrasjet e Remzi Veselit dhe Fatmir Xhindit, ilir bllokqeni nuk ka faj se kaseta ishte montazh, gardistet e arrestuar per 21 janarin u liruan, pra doli ajo qe pritej, asnje i denuar per gjithe keto krime. Duhet te presim akoma drejtesi o shqiptare? Nuk ka drejtesi ne Shqiperine me kryeminister sali-Gadafin: nuk mbetet gje tjeter veçse ta vendosim vete drejtesine ne vend. O Rama, o Ngjela, thirrini mendjes, vendosni daten e fillimit te protestave te fuqishme, mos harroni qe te jeni ju ne krye te protestes pa ndalim, te sheshi te gjithe, ti hedhim qelbesirat, te sakrifikojme per nje Shqiperi demokratike ku te funksionoje Drejtesia, ta shporrim kete fare te keqe qe po na vjedh, fyen dhe vret !

  5. protesto says:

    Mbi Sali berishen nuk rendoje vetem 32 jete njerezish por rendojne mbi 3000 jete njerezish te vrare ne vitin 1997,8 pa harruar tragjedite ne det e toke apo djemt e Shkodres,freskoje kujtese shoqja deputete, i harroni ju, por nuk i harron populli.Booll me me lojra fjalesh Sali berisha duhet te shporret nga qeverisja dhe ti jepet drejtesie,vetem kjo eshte ajo me e mira njerezore per ti prere udhen botes se krimit e korrupsionit e punuar per shtetin e se Drejtes.Proteso e vetem protesto per te shkulur te keqen e politikave shqiptare qe diligjojne prej vitesh ne Shqiperi nen moton e futbollit me dy porta.Frenimi i protestave nje loje e peshtire nga prate e krimit.Protesto

  6. rrapi says:

    mjere ata qe iken …

  7. dymi says:

    – Faza I – Sapo mbaroi: Gardistet e arestuar nuk jane vrasesit e 4 demonstruesve.
    – Faza II- Demonstruesit nuk dihet kush i vrau
    – Faza III-Demonstruesit i vrau opozita.
    Shume te zgjuar amerikanet me reklamimin e vetes si mbeshtetes te prokurorise. Cila eshte prapaskena: 1 Sal-iu do te vazhdoje qe ti tremb prokuroret qe te mos e beje detyren e te nxjerre Qeverine fajtore; dhe kete e ka arritur qysh tani. 2 Neser do te thuhet se ne e mbeshtetem Prokuroren e Pergjithshme.3 Prokuroria nuk do te nxjerr asnje fajtor per mungese provash.
    Lum si ne qe demokracine e kemi FUNKSION-ALE.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje