Berisha përplaset me Boden për taksën e shitjes së makinave. Bode e akuzon për “majtizëm”

2 Mars 2011, 10:36Politika TEMA

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë së të ardhurat në vend kanë pësuar rritje dyshifrore. “Kjo tregon rritjen brilante të ekonomisë,” tha Berisha. Ai u shpreh se janë rritur edhe eksportet.

“Çeliku, giza dhe prodhimet e tjera, që dominojnë mbi të gjitha të tjerat, japin dëshmi të pastra mbi progresin e pastër industrial që po përjeton vendi,” tha Berisha.

Kryeministri u shpreh në mbledhjen e qeverisë së po shqyrtohet mundësia që lejet e ndërtimit të kalohen në një sportel unik, ashtu siç është bërë me qendrat e regjistrimit dhe të licencimit. Kryeministri Berisha sërish akuzoi kryebashkiakun Rama për korrupsion.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së qeverisë ka pasur një debat mes Berishës e Bodës, për shkak se kryeministri ka kërkuar të rishikohet taksa e vendosur për shitjen e makinave të vjetra. Berisha tha se kjo taksë po pengon tregun. Bode e ka kundërshtuar ashpër duke thënë se nuk mund të hiqet kjo taksë. Madje Bode tha se kjo që po bën Berisha është “majtizëm”. Berisha ka qeshur dhe i është shmangur debatit, duke thënë se thjesht kjo taksë do vilet në mënyrë tjetër, por jo duke penguar tregun e shitjes së makinave.

7 komente në “Berisha përplaset me Boden për taksën e shitjes së makinave. Bode e akuzon për “majtizëm””

  1. Nabukodonosor says:

    Ku eshte ky progres mor aman?

  2. ...question says:

    …po mi nëna po, ashtu eshte, ta mbeshtes mendimin deri ne fund…

  3. nicolla disha says:

    Kryministri ka drejte te ullzoje, por jo te te beje punen e ekonmistit.
    Ky debat mes Berishes dhe Bodes me duke se eshte filme per ti treguar Shqiptareve se debati eshte i lire ne qeveri, dhe gjoja se ka demokraci.

  4. ari says:

    Brockullat e Berishes e vene shpesh min. Bode ne pozite pasi ai nuk konsultohet fare me te por i keput sic ia merr mendja. Sa here e kemi pare Boden qe turfullon kur Berisha nxjerr nga goja pa i menduar fare fatura disa milon dollareshe?!

  5. albaniac says:

    Bad Cop Good Cop…maloku ka mesuar bashke me fshatarin bode te bejne dhe gjera te tilla…keta orientale/anadollake bythepalare…

  6. nicolla disha says:

    Shqipria ka ekonmine te forte si mbas Berishes. Me poshte,
    Po ato Njerez qe mbledhin kanaqe, si medojne per economine?
    Po ato trektare qe shesin ne rruge, si mendojne per economine?
    Po ato Njerez qe jane papune dhe shkojne ne Greqi per te punuar, si mendojne per economine e Berishes??
    Po ato qe jetojne me shprese se nje dite do te jene te punsuar a mund te japin ok per economine e Berishes??
    Po ato emigrante qe jetojne ne te gjithe Boten, a mund te mendojne se ne Shqipri eshte nje economi e ushqyer???
    Pergjigjja eshte jo jo jo jo jo. Sepse po te kishte economi te mire ne Shqipri atehere Shqiptaret do te jetoshin ne vendin e tyre sic jetojne Gjermanet ne vendin e tyre, sic jetojne Zvicerjanet ne vendin e tyre. Shifrat qe jep Berisha jane 00000000000000000 per economine e nje shteti te shkundur.

  7. saranda2001 says:

    Ky eshte i lene nga mente eshte berre si ata te byrose politike qe na thoshin neve studentve qe nuk mungon asnje ne treg.mbaj mend nje takim me pilon qe na thoshte se une e shof frigoriferin per dite dhe nuk na mongon asgje, i shkrreti pirro e dinte se jetonte gjithe populli si ata edhe keta e dine se jeton populli si jeton qeveria e salas

Comments are closed.

Lini një Përgjigje