PS: Eksportet janë ulur në mënyrë alarmante

1 Mars 2011, 11:48Politika TEMA

Partia Socialiste, përmes deputetes Ermelinda Meksi deklaroi se eksportet e vendit janë ulur në mënyrë drastike. “Kujtoj se se eksportet nuk maten në natyrë, por në vlerë, të cilat në Janar 2011 kundrejt 2010 janë ulur në një masë alarmante – nga 9.6 Miliardë lekë vjet, në 7.8 miliardë. Kjo vërtetoi atë çka kemi thënë prej një viti, që rritja e eksporteve në 2010 ishte artificiale dhe jo e qëndrueshme, pasojë e një politike të gabuar në energjitikë që solli shtrembërimin e tregut ; Pasojë që solli rritjen e çmimeve. si një faturë më tepër për shqiptarët, të cilët për të balancuar financat KESH duke eksportuar, njëkohësisht paguan faturën e importit te kripur të energjisë nga CEZ. Pasojat e kësaj politike për fitimin me çdo mjet kane edhe përmbytjet e përsëritura në Veri të vendit,” tha Meksi.

“Një ekonomi e suksesshme duhet të reflektojë rritje të ardhurash. Por duke parë  realizimin e buxhetit 2010 , vërehet se rritja e tyre rezulton jo nga rritja e të ardhurave tatimore por vetëm nga dy zëra: të ardhurat nga doganat dhe të ardhura jo-tatimore. Por edhe kundrejt 2008 nuk kemi rritje të të ardhurave doganore, ato janë vetëm rezultat i zhvlerësimit të lekut që si taksë e fshehtë sjell rritjen e çmimeve, me pasoja për shqiptarët. Ndërsa të ardhurat jo-tatimore kanë ardhur kryesisht nga gjobat, me pasoja mbi bizneset edhe mbi konsumatorët,” vijoi më tej Meksi.

Për këtë arsye, ajo ftoi qytetarët në protestë më 8 mars.

4 komente në “PS: Eksportet janë ulur në mënyrë alarmante”

  1. mendimi_im says:

    Cfare pamje te tmerrshme qe ka kjo grua!
    Si i jan nxire syte!!
    Si ne filma horror.
    Lufton kjo gjoja per te drejtat e popullit ?

  2. protesto says:

    Tashi politika jone ka more forme tjeter , ka fillu ndeshja me grate dhe qe te dy palet i kane nxjerre ne skene. Tashi u nxe loja dhe do kemi cfaqje me te bukura. OOOOOOH sa do desheroja te shikoja nje perleshje mes grave te PD e PS me 8 Mars. Imagjino ket fytyre dhe Jozefinen te kapen per flokesh duke shajt njona tjetren se ty te ka .. Saliu dhe tjetra, po dhe ty Nanua , e duke bo kec te dyja, nuk besoj se do kishte spektakel ma te bukur. Ah don Zoti i nxjerr dhe Sala ato debutetet e veta me 8 Mars, te pakten te shohim humor pa pare se per politik kto as qe ja kane haberin.

  3. Aniko says:

    NE si vend kemi potencial te exportojme qe nga blektoria, agrikultura, kemi pas goxha manufactory e per me teper mund te behemi nje brand i ri per tregun. Po eshte e pamundur kur asnje pale nuk punon sinqerisht per vendin. Enderr do ishte po te kishim nje lider te vertete ne Shqipetaret gje qe historia na e ka treguar qe kemi qene te pafat, pasi te gjithe kane hequr dore prej nesh.
    Tani na paskan dale ne shesh edhe strategia te nxjerrim femrat te protestojne me njera tjetrern
    PD Vs PS.. bir nene bir..skane lezet fare

  4. VL says:

    Po ti moj Ermelinda ku ishe kur parlamenti miratoi kot buxhete ???? UUU harrova, ti ishe ne shtepi duke pire kafe si deputet e tjere socialiste po rrogen e more ama. E di ti qe rroga jote pagohet nga shteti, domethene nga taksat e qytetareve. Keshtu qe, ti po ta caje shume per popullin, do ishe atje ne parlament qe mos ti lejoje gjera te tilla po keshtu ne fund jeni te paret juve per te fajsuar te tjeret. Po i le vetem ata ti, domosdo qe do vjedhin – te tille politikane kemi ne. Prandaj, avash cik me kto shkresat qe mban ne duar se nuk na ben pershtypje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje