Ministri i Mbrojtjes në Gjermani jep dorëheqjen pas aferës me doktoraturën

1 Mars 2011, 09:56Politika TEMA

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl Theodor Zu Guttenberg ka dhënë dorëheqjen. Mediat thonë se ai e ka dorëzuar dorëheqjen tek kancelaria gjermane dhe për këtë është në dijeni edhe presidenti gjerman. Ministri akuzohet për plagjiaturë gjatë punimit të doktoraturës. Ai ka marrë pasazhe të tëra pa i cituar. Guttenberg deklaroi se kishte arritur në kufijtë e fuqisë së tij, ndaj po jepte dorëheqjen.

6 komente në “Ministri i Mbrojtjes në Gjermani jep dorëheqjen pas aferës me doktoraturën”

  1. LexuesiTemes says:

    hah..sa bukur!! tani si i bie te jete kjo puna e standartit??
    – nje minister merr pasazhe teorike pa leje dhe pa i deklaruar per ti vendosur ne doktorature! kjo mjafton qe te perbeje arsye per te dhene dorheqjen, keshtu..?!!
    – ne Shqiperi nje ndermarrje me shkelje te medha, qe me pas ben booom dhe shperthen, dhe vret 26 persona, nder te cilet femije (nen moshe, ne pune ilegale) dhe gra! A dini te me thoni ndonje te person i cili rezulton i denuar per kete!!!!
    Po per ca persona te vrare; nja 4 banore te Republikes se Shqiperise qe u vrane ne rruge te madhe dhe te filmuar dhe bajagi ‘live’, a di ndonjeri te thote c’mund te ndodhte ne USA apo Gjermani ne kesi rastesh?

    Tani dhe njehere, si i bie te jete kjo puna e standartit??

    1. albaniac says:

      Ti mir e ke me kete standart por ne jena shqipo dhe si ka thon ai tjetri qe “sa te me japi zoti ymer une ketu do te jem” dhe ti e une nuk i bejme dot asgje.
      Kur jane vrare 26 veta ne Gjermani ka qene fillimi i nazizmit dhe rrjedhimisht i luftes II se qe atehere nuk ka pasur 26 te vdekur brenda dites dhe termeti ne deutchland nuk ka vrare kaq veta…

  2. ben says:

    Ti qenke nje budalla qe se paske shokun, o ministro.Po si mer burre i dheut e jep doreheqjen kur nuk ke bere asgje?Per disa plagjiatura te vogla jep doreheqjen.Gabimi yt me i madh eshte se ti personalisht nuk ke marre shembull dhe nuk ke hedhur nje sy nga nje vend qe eshte anetare i Nato-s,nje vend qe leviz pa viza,nje vend qe ka rritjen me te madhe ne ekonomike ne Evrope apo bote(merre si te duash z.Minister) dhe qe shume shpejt,per ca vite behet anetare i BE-se.Nje telefon apo lexim shtypi shqiptar te kishe bere dhe sot do te ishe atje ku ishe.Jazek te qofte!

    1. Aniko says:

      Ben ke te drejte, ce paskan kete ndergjegje keta evropianet duhet te marrin shembull prej nesh, apo jo .

  3. sociologu says:

    Epo flisni tani o Shqiptare kudo qe jeni, ne Kosove, NYC apo Tirane: nje minister gjerman qe mundohej te bente ‘shkence’ per Gjermanine jep doreheqjen per disa citime pa emer. Po Zoti Meta qe filmohet per 700,000EU? Po gjaku ne Blvd. Deshmoret e Kombit? Po per shperthimin ne Gerdec? Mesiguri eshte pjese e “Grupit te Pucisteve” qe t’i abeje Sales jetn e veshtire!

  4. sociologu says:

    Ministri i Mbrojtjes Gjerman jep doreheqjen per te dhene nje shembull peronal per Kabinetin Berisha! Ai duhet te behet “Qytetar Nderi” ne Shqiperi!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje