Deputetja e PS, Ledi Shamku, u bëri thirrje grave që të protestojnë më 8 mars “kundër regjimit të Sali Berishës”.
“Ka 20 vjet që fëmijët tanë dëgjojnë gjuhën e dhunës e urrejtjes të Sali Berishës e që shohin modelin më të keq të mundshëm të politikës , Saliun, që shan, kërcënon, shantazhon e shpif për këdo e për gjithkënd. Prandaj në 8 mars duhet të protestojnë të gjitha nënat shqiptare kundër këtij njeriu që po ua gjymton të ardhmen fëmijëve tanë”, tha Shamku.
“Fëmijët tanë kaq pranë Europës studiojnë e mësojnë sot në shkolla si për botën e tretë, prandaj në 8 mars duhet të ngrihemi të gjitha së bashku për të protestuar kundër Sali Berishës në emër të së ardhmes së fëmijëve tanë. Në 8 mars të gjitha ne, nëna e motra, do të ngremë zërin fort kundër Sali Berishës në emër të fëmijëve e familjeve tona. Do të protestojmë në 8 mars në emër të të gjitha atyre grave shqiptare që sot rropaten nëpër punë të vështira për t’u dhënë fëmijëve të tyre në shans në jetë, ndërkohë që fëmijët e Saliut, fëmijët e ministrave e oborrit të tij i shqyejnë përditë pasuritë e këtij vendit tone. Në 8 mars ne shesh, për t’u solidarizuar me të gjitha ato nëna që Saliu i ka veshur me të zeza e më të gjithë ata fëmijë që ai i ka lënë jetim në emër të korrupsionit e makutërisë së pushtetit të tij.”
Comments are closed.
Protestat te behen te bashkuar, gra dhe burra dhe e gjith Shqipria kunder Berishes. Nuk jemi ne Arabine Saudite qe grate te dalin vec, dhe burrat vec.
Si Nje Grua Shqiptare, Si Nje Moter Shqiptare Po Ju drejtohem Ju Moter Ledi Shamku dhe gjithe nenave dhe motra Shqiptare!
Perpara Se te dilni me parrulla per KORRUPSIONIN MOS HARRONI SE PER KORRUPSIONIN NE JEMI TE GJITHE FAJTORE! TE GJITHE! …KORRUPSIONI ESHTE NJE PROCESS QE PERQAQESOHET NGA PALA DHENESE DHE PALA MERRESE! POPULLI ESHTE DESHMITAR QE KORRUPSIONI KA PERFSHIRE MBARE VENDIN PA DALLIM PARTIJE BINDJE APO IDEJE! ESHTE NJE PROCESS QE PS KA MARRE NATEN 10!Nga vete populli dhe jo nga partite apo gazetat jane vertetuar te thenat e mesiperme! Prandaj motra te dashura ne qofte se dilni ne shesh per KORRUPSION KUNDRA DOKTOR SALI BERISHA, ATEHERE te gjithe duhet te DALIM KUNDRA VETES SEPSE NE JEMI PJESE E TIJE!
TE ARDHMEN E FEMIJEVE TANE DO TA VENDOSIM NE DUKE FILLUAR NE RRADHE TE PARE TE ANALIZOJME VETEN! KUR DEGJOJE SE SI PARTITE AKUZOJNE NJERA TJETREN ME KUJTOJNE NJE FILM TE VJETER ITALIAN”100 VJET ME PARE ISHTE NJE PORNO STAR QE VENTE ME TE GJITHE QEVERITARET, GJYQTARET, DHE CA PRIFTERINJ….AJO U KAP ME TE PARIN E VENDIT DHE I BEJNE GJYQIN…DENIMI ISHTE ME VARJE! PAS NJE KOHE TE CAKTUAR NJERI NGA QEVERITARET QE KISH RENE NE DASHURI SI I MARRE NUK DURROJE DHE THA SE FAJTORE NUK ESHTE VETEM AJO, POR EDHE UNE QE VAJTA NE KREVAT ME TE! PAS PAK MINUTASH TE GJITHE QE ISHIN NE SALLE BENE TE NJEJTIN VEPRIM! “PORNO STAR” NUK U VAR! VENDIMI U PEZULLUA!….Me Respect Motra Juaj Mimoza Ferraj