Gaddafi, dhëndër shqiptar

27 Shkurt 2011, 15:02Politika TEMA

Diktatori libian Mohammer Gaddafi, i cili këto ditë është top temë e medieve botërore, është dhëndër shqiptar. Ai është i martuar me një shqiptare, babai i së cilës është nga Poroji i Tetovës, i cili pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte shpërngulur në Beograd.

Portali Shqipmedia, sjell rrëfimin e Abdylselam Emini, ish-arsimtar i shkollës së fshatit i cili thotë se ka qenë shok i fëmijërisë i Jonuz Baftiarit, babait të gruas së Gaddafit, Safijes.

Babi i Safijes, kishte banuar në lagjen Rakovica të Beogradit, ku edhe kishte hapur një gjellëtore. Aty njihet me nënën e Safijës me të cilën martohet dhe bën dy fëmijë – djalin Ismetin dhe vajzën Safijen, e cila më vonë do të bëhet gruaja e sundimtarit të Libisë.

Sipas rrëfimit të Eminit, kur Safija kishte 6 vjet, babi i saj burgoset për tregti të palejuar me ar dhe vuan dënimin prej gjashtë vitesh. Ndërkohë, duke qenë në burg vdes nëna e Safijes dhe mbikëqyrjen e fëmijëve e merr përsipër një fqinje e familjes. Pas daljes nga burgu Jonuzi njoftohet me një serbe tjetër dhe vendos të martohet me të më një kusht të vënë nga ajo – të harrojë fëmijët.

Jonuzi, me zemër të thyer, e pranon këtë kusht dhe vendos të largohen nga lagja Rakovica dhe të bashkëjetojnë në një lagjen Novi Beograd. Jonuzi vendos që banesën e vjetër t’ia falë fqinjës, e cila do të marrë përsipër të rrit Safijen dhe Ismetin.

Fëmijëria dhe rinia e dy fëmijëve të Jonuzit ka qenë e vështirë për ta, ata kanë qenë të revoltuar me atë hap të ndërmarr nga babai i tyre, e sidomos Safija, që nuk ka dashur të takohet me të, por jo edhe vëllai i saj Ismeti, i cili me kalimin e viteve fillon të komunikojë me babanë, fillon të mësoje gjuhën shqipe dhe të punojë tek familjarët dhe bashkëfshatarët e Jonuzit nga Poroji i Tetovës, të cilët kanë punuar në Beograd.

Safija nuk e ka ditur gjuhën shqipe të flas mirë, ndonjëherë ka rastis të takojë axhën e saj, i cili po ashtu ka punuar në Beograd me të cilën kanë biseduar serbisht.

Pas disa vitesh, Safija do të rritet dhe do të fillojë të punojë në mensën për studentë të huaj në Beograd, pikërisht në vendin e punës ku do të njoftojë burrin e saj Moamar Gaddafin, i cili ka studiuar në Beograd në atë kohë. Mensa e studentëve të huaj, ka qenë vendi ku për herë të fundit kanë parë Safijen bashkëfshatarët e Jonuzit, ndërsa më vonë humbin kontaktin edhe me Ismetin vëllanë e Safijes për të cilin supozohet se e ka marrë motra të jetojë tek ajo në Libi.

Sipas banorëve të fshatit Poroj lajmi për prejardhjen shqiptare të gruas së Gaddafit është botuar para 30 vitesh në gazetën e atëhershme të Kosovës “Zëri i Rinisë”.

Sot, Safija vazhdon të jetë akoma gruaja zyrtare e Gaddafit me të cilin ka disa fëmijë.

9 komente në “Gaddafi, dhëndër shqiptar”

  1. hajriu says:

    EDHE …….. ???????

    1. Andreas says:

      Vetem ti mund te beje nje pyetje te tille Hajri ?

      1. hajriu says:

        VETEM TI MUND TE ANKOHESHE O GREKO….E ZEME SE ESHTE GREKE O GREKO. HAJT SE DO VISH EDHE TI NE LUSHNJE

      2. rrapi-i-treshit says:

        mire e ka edhe ?
        Mos do aludosh se ka krahasime me SALEN

  2. Ndoc Sukaj says:

    Pas ,,Zbulimit fantastik,,se ,,udheheqesi i Libise na qenka dhenderr Shqiptare,,kerkoni ne te gjitha dokumentat e shkruara dhe elektronike se nga c’vend eshte ,,Dhenderr,,diktatori i sotem i Shqiperise ? 1)A eshte ,,Dhenderr,nga Irani? 2)A eshte ,,Dhender,,ngaTurqia?3)Aeshte ,,Dhenderr,,nga Kina? 4)A eshte ,,Dhenderr nga Shqiperia?.Ai qe do te pergjigjet sakte kesaje pyetje do ti jepet si shperblim nje shume e madhe parashe nese eshte demtuar nga Shperthimi i Gerdecit,nese eshte Permbytur nga ujrat e Shiut,nese i eshte rrenuar biznesi per ,,arsye politike,,apo nese i ka shpetuar akuzave qe bejne njerezit pa prova,fakte apo grup fakte dhe shum kategori shqiptaresh qe keto vite paten fatkeqesi te ndryshme.

  3. eli-Tiv says:

    ….edhe kete kishim mangut?!

  4. bbb says:

    Mire luememadhi qe qenka dhender Shqiperie. Por nje fjale shqip a e din mavria?

  5. Dino USA says:

    AJO E KA BERE GADAFIN DIKTATOR

  6. mendimi_im says:

    Me perjashtim te Ahmet Zogut i cili nuk dha por mori, te tere shqiptaret ne pergjithesi shquhen duke dhene motrat sa andej sa kendej.

    Puna e keqe eshte se ne i japin per martese mir deri diku, por shum shqiptar kan grabitur me dhune nga “motrat” shqiptare dhe i kan shitur si kurva ne itali, greqi e vende te tjera.

    Edhe nje fakt tjeter me shqeteson sot kohet e fundit, disa te krishtere nga veriu por edhe nga jugu kan tashme filluar nje procedure martesash duke i dhene motrat serbeve (Dukagjini, Shkodra) dhe ne jug grekeve (Korca).
    E tere kjo per nje pasaport??
    Apo per nje te ardhme me te mire?
    Apo per te shitur shqiprine?
    Apo per te manovruar kunder muslimanve te cilet por fitojn force ne terren??

    Juve po ju le ta gjykoni, un tashme i kam arritur gjykimet e mia ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje