Tërhiqet qeveria, shtyhet regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare

27 Shkurt 2011, 13:51Politika TEMA

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare do të shtyhet. Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, këtë fakt e konfirmon Ministria për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, sipas të cilës shkak për këtë është bërë afrimi i zgjedhjeve lokale. Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare parashikohej të fillonte në prill, por është shtyrë zyrtarisht për në nëntor të këtij viti.

Sipas kësaj ministrie, kryerja e procesit të regjistrimit të popullsisë para zgjedhjeve mund të sjellë probleme në terren, pasi komunat e bashkitë, kryetarët e administratat e tyre kanë përgjegjësi kryesore në administrimin e censusit në terren. Periudha e regjistrimit të popullsisë në një kohë me zgjedhjet lokale mund të linte hapësira për të dhëna jo të sakta.

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare ka qenë object debate gjatë ditëve të fundit, të cilat filluan që pas deklaratave të konsullit grek në Korçë. /AMA News/

6 komente në “Tërhiqet qeveria, shtyhet regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare”

  1. raimondi says:

    Fytyre e felliqur tradhetari ky Pollo

  2. zjarri says:

    Le te fshihet kjo ngjyre i kuaq, kushdo pas frazave boshe dhe pas mungeses se ligjeveve. Populli te gjitha i di, te gjitha i sheh qarte nen driten e diellit, i ka pare dhe degjuar.. Kelyshi eshte mi rezikshem se (qeni plak) Pra kjo eshte qeveri e emeruar, po ju pyes ju lexuseve a kini hanxharet e mprehur deri dhe dhije e shpelles vete thika be pun…

  3. hajriu says:

    Zorraxhinjte bejne sikur e shtyjne , por vetdeklarimi eshte akoma ne fuqi. O pule ne nuk kerkojme vetem shyrje ,ne kerkojme sidomos te hiqet vetdeklarimi.

    1. Andreas says:

      E kujt i plasi se çfare kerkon ti o Hajri? ?

      1. hajriu says:

        TI GREKO MOS FOL ! TI JE I PLASUR NGA TE SHTATE ANET . TE PAKTEN SHFRYTEZOJE “PLASJEN” PER TE BERE CA PARA TEK AI VENDI I GREKEVE.
        PUÇ PUÇ O GREKO

        1. Andreas says:

          Puçin e keni per perdorim te brendshem tani Hajri se nuk u piu uje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje