Nga Marcus Tanner, Balkan Insight
Shqiptarët mund të ndjehen sikur janë pas fqinjëve të tyre sot, por hendeku ka qenë shumë më i madh një shekull më parë kur një eksploratore angleze bëri krahasime të tmerrshme mes Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë
Përplasjet civile po e mbajnë Shqipërinë të ndarë. Liderët e Kosovës po përballen me akuzat për trafik organesh. Një sfond me papunësi të lartë e me nivel të ulët investimesh të huaja bëri që “The Economist” me qendër në Londër të fliste për një “ditë të keqe për shqiptarët”.
Vërtet një ditë e keqe për shqiptarët, por a është një kohë e keqe për ta? Duke hedhur një vështrim më të thellë, mund të thuhet se kurrë më parë nuk ka qenë kohë më e mirë për të qenë shqiptar, e sigurisht jo në shekullin e fundit.
Duke kthyer vështrimin para njëqind vitesh, shumë vende evropiane mendojnë se gjërat janë rrokullisur drejt greminës që nga ajo kohë. Franca ishte atëherë në mes të “belle epoque”, një term që shumë pak francezë do e përdornin për Francën e sotme.
Anglia po shijonte fundin e asaj që në kujtesën popullore njihej si “vera e gjatë Eduardiane”. Po Shqipëria? Gërmoni pas në një shekull dhe nuk do gjeni asnjë epokë të bukur, vetëm mjerim e konfuzion dhe krahasimi me problemet e sotme do ishte shumë i zbehtë.
Nga qeverisja tek edukimi, kujdesi shëndetësor, komunikimi, papunësia dhe liritë civile, panorama sot është me vite drite larg asaj që ishte në atë kohë, nëse do të mund të bazoheshim për gjykim tek udhëtarët e huaj.
Rreth një shekull më parë, eksploratorja angleze, Edit Durham bëri disa udhëtime intensive në tokën shqiptarë dhe portretizimi i saj për këtë vend është shokues, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vëzhguese miqësore dhe që kishte simpati për këtë vend. Durham nuk e arriti këtë përfundim duke e krahasuar Shqipërinë me Britaninë, por me Serbinë, të cilën e eksploroi në vitin 1902 dhe Maqedoninë, ku ajo drejtoi Misionin Britanik të Ndihmës për viktimat e trazirave të Ilindenit në vitin 1903 në Ohër.
Serbia kishte qenë një befasi. Nisur nga fakti se në Britani ajo shihej si orientale dhe e prapambetur, Durham zbuloi se nuk qëndronte asnjë nga këto gjëra, se Serbia ishte një shtet modern- deri diku një shtet shtypës policor- por një vend me hekurudha, drita elektrike, burokraci, kazerma ushtarake e shkolla.
Durham ishte mërzitur nga prania e policisë në çdo vend dhe fiksimi i saj me spiunët bullgarë. “Në këtë vend nuk mund të shesësh një lopë pa marrë vesh policia gjithçka për këtë,” ankohej ajo. Por modernizimi i shpejtë i Serbisë dhe kulti i edukimit e kishin impresionuar shumë. Pamjet e fëmijëve me uniforma që dilnin nga godinat e reja të shkollave në fshat i kishin mbetur në kujtesë. “Është një vend i mrekullueshëm,” shkruante ajo.
Maqedonia e drejtuar nga turqit ishte e mahnitshme, por për arsye krejt të ndryshme. Ishte sikur ktheheshe disa shekuj pas. Këtu, gratë dukej sikur kishin të ngjitura me kostume që dilnin direkt nga ndonjë muze etnografie. Durham e pa Maqedoninë në ditët më të këqija të saj.
Trupat osmane kishin djegur qindra fshatra në vilajetin ose në provincën e Manastirit (tani Bitola) si hakmarrje ndaj kryengritjes së vitit 1903 dhe vendi ishte i mbushur me të pastrehë e njerëz që vdisnin rrugëve për bukë.
Por asgjë nga ato që pa në Maqedoni Durham nuk e përgatiti atë për prapambetjen që do shihte në Shqipëri. Duke u larguar nga Ohri për në brigjet shqiptare në pranverë të vitit 1904, Durhamit iu deshën shumë ditë që të “zvarritej” për të kaluar ato 100 e ca kilometra nga perëndimi i Ohrit drejt detit.
Komunikimi rrugor në Shqipëri, përveç një rruge bregdetare veri- jug nga Shkodra, e përdorur nga ushtria otomane, ishte krejt i shkatërruar.
Rruga lindje- perëndim ishte aq e keqe sa edhe mushkat, me të cilat udhëtonte shpesh ajo dhe guida e saj, zhyteshin deri në gju në baltë.
Durham ishte e ngazëlluar për të parë Tepelenën, të cilën poeti- luftëtar britanik, Bajroni, e kishte bërë të famshme në vitet 1800 kur kishte shkruar për vizitën e tij në vitin 1810 tek prijësi i famshëm, Ali Pasha.
Bajroni e kishte përshkruar Tepelenën si qendrën e një oborri rrezatues, të mbushur me shqiptarë të veshur me guna të gjata e të bardha, me turq me çallma e skllevër të zinj.
Por ajo që gjeti Durham disa dekada më pas ishte një rrënojë. Nuk kishte asnjë gjurmë të pallatit të Ali Pashës. Ura ishte shembur në lumë dhe shtëpitë e vjetra të tregtarëve ishin pa çati e plot me jevgj.
Sot vazhdon akoma miti se për shkak se shumica e shqiptarëve ishin myslimanë, osmanët i kanë favorizuar. Por sipas Durham, turqit ishin të dëshpëruar për të mbajtur shqiptarët besnikë ndaj Sulltanit, ndaj zgjodhën metodën për t’i mbajtur ata të varfër, të përçarë e injorantë sa më shumë të jetë e mundur.
Pasi pa kolona të tëra me fëmijë shkolle që marshonin në Serbi, ajo u trondit kur gjeti vetëm një shkollë në të gjithë Shqipërinë që jepte mësim në shqip, në Korçë.
Osmanët, shkruante ajo, kishin frikë se shqiptarët nuk do ishin më besnikë nëse do bëheshin të shkolluar e do kishin ndërgjegje kombëtare, kështu që vendosën çdo pengesë në rrugën e tyre të edukimit.
Drejtuesi i vilajetit të Janinës, një diplomat i mirinformuar, i tha asaj se “kundërshtonte të gjitha shkollat dhe se njerëzit janë më mirë nëse nuk janë në gjendje që të lexojnë dhe të shkruajnë”. Të vetmet shkolla që lejoheshin në Vilajet ishin në greqisht, turqisht ose arabisht- gjuhë të padobishme për popullatën.
Populli ishte aq i dëshpëruar në nevojën për të mësuar diçka në gjuhën e tyre, shkruante ajo, sa edhe myslimanët blinin me padurim kopje të biblës, të shkruar në shqip e të prodhuara nga Shoqëria Britanike e Biblës.
Po kaq e dëshpëruar ishte situata edhe në fshatra, ku të gjithë burrat ishin arratisur për shkak se ishin në listën e “të kërkuarve” të policisë otomane. Durham vizitoi një fshat të tillë pranë Elbasanit, ku thuajse e gjithë popullata mashkullore ishte zhdukur.
Vetëm një patriark i vjetër kishte mbetur, gardian i vetmuar i një ushtrie të vogël grash e fëmijësh. Në mënyrë tipike, asnjë nuk ia kishte idenë se sa vjeç ishte. “Ne jemi njerëz të egër e injorantë, që nuk dimë të shkruajmë,” ankohej i moshuari.
Ndjenja e dëshpërimit e Durham ndaj këtyre thënieve sikur u lehtësua pak kur i moshuari i tha se aty pranë ishte hapur një shkollë. Por shpirti i saj u mbyt sërish kur shkoi atje e gjeti vetëm tre fëmijë që mbanin sytë nga tavani kurse mësuesi llomotiste në greqisht, një gjuhë që ata nuk e kuptonin.
Kur Durham mbërriti në Durrës, ajo mundi që të marrë letrat që ia kishin dërguar nga Anglia. Ajo u tërbua kur mori vesh nga nëna e saj që Partia Liberale kishte organizuar një demonstratë të madhe në Londër për Maqedoninë.
Durham i dinte vuajtjet që kalonin në atë vend. Por nëse liberalët anglezë do ia kishin idenë se çfarë ndodh në Shqipëri, nuk do të kërkonin para për Maqedoninë, shkruante e nervozuar ajo.
Nëse kushtet në Shqipëri ishin të tmerrshme sa i përket ekonomisë, shkollave, rrugëve- thuajse jashtë asaj që mund të mendohet- gjendja e Kosovës ishte po kaq e keqe, në mos më shumë.
Të paktën ajo u ndje e sigurt fizikisht në Shqipëri. Ajo nuk mund të thoshte shumë për Kosovën, ku shumica e ligjeve e rregullave themelore dukej se ishin thyer.
Kosova ishte në gjendje rebelimi pothuajse gjatë gjithë dekadës së parë të shekullit 20, dhe përveç trupave osmane që lëviznin nga njëri garnizon tek tjetri, të huajt rrallë dilnin në këtë zonë.
Kur Durham tha se kishte për qëllim të vizitonte vendet e shenjta serbe ne Deçan e Pejë, ky vendim i saj u prit me mosbesim në Cetinje, ku ajo po qëndronte në atë kohë.
Diplomatët europianë dhe ata malazezë në oborrin e Princ Nikollës e siguruan atë se asnjë i huaj nuk kishte shkuar atje prej vitesh.
Nuk është për tu çuditur që klerikët ortodoksë serbë në Patriarkanën e Pejës u befasuan kur ajo në fakt shkoi atje. Durham u habit me faktin se murgjit u gëzuan aq shumë sa nuk e linin atë të shkonte të flinte.
Në fakt, ata e detyruan të rrinte ulur për orë të tëra në një karrige jashtë manastirit në dritën e hënës, duke iu përgjigjur pyetjeve të pafundme, përpara se t’i jepnin asaj disa qofte e një gotë raki. Në Deçan, murgjit i thanë se ishte e para e huaj që kishin parë në 15 vite.
Për më tepër, akoma më befasues ishin malazezët kur ajo u kthye atje. Rikthimi i Durham në Cetinje u përjetua si një “progres triumfal” në qytet e fshatra ku ajo nisi të quhej si heroinë pasi kishte shkuar në Kosovë.
“Kjo kishte pasojat e saj,” do i shkruante ajo mamasë së saj me shumë humor, “për shkak se të gjithë heronjtë e tjerë, që janë shumë, insistonin që t’i ofronin pije asaj.”
Me pak fjalë, shumë njerëz mund të shohin pas në shekullin e shkuar me ndjenja të përziera si një kohë humbjesh e fitoresh. Por jo shqiptarët. Nga pikëpamja e tyre mund të nxirret vetëm një përfundim: jeta, me gjithë të metat e saj, është në tërësi shumë më mirë tani se atëherë.
Comments are closed.
SHQIPTAR ESHTE TITULL .MEGJITHE ATO SULME E RAPREZALJE QE KA HEQ SHQIPERIA DHE SHQIPTARI NDER SHEKUJ NUK KA HEQ ASNJE KOMB NE BOT (perveç Izraelit).ARRITEN TA COPTONIN DHE TA CUNGONIN POR NUK JA ARRITEN DHE NUK DO JA ARRIJNE KURRE TE NA ASIMILOJNE .
TE JESH SHQIPTAR DO TE THOTE JE JESH GJAK BLU.
PROUD TO BE ALBANIAN
RESPEKTE SHQIPTAREVE KUDOQOFSHIN
ne fakt gjakun e kemi te kuq si flamuri i SKENDERBEUT DHE ISMAIL QEMALIT
gjithesesi respekte patrioteve shqiptare kudo ku jane
Dhe pikerisht pse Shqiperia ka qene kaq shume e prapambetur prandaj edhe Enciklopedia Britanike e quan Shqiperine e viteve para 1944-s ,
si nje vend GJYSEM RELIKE E FEUDALIZMIT OTOMAN—-
-dhe pastaj shton se :………Enver Hoxha e ktheu Shqiperine nga nje vend gjysem relike e feudalizmit otoman
ne nje vend Industrialo-agrar,,,”
Shiko pra cfare transformimi Gjigant nder shekuj ka bere Enver Hoxha duke e mare Shqiperine nga kohet e erreta mesjetare Otomane dhe duke e sjelle ne kohet moderne te Industrializimit dhe bujqesise se mekanizuar
——–Ndryshimi ka qene kaq i madh e I Jashtezakonshem
saqe e ve ne dukje edhe Enciklopedia Britanike , qe eshte Enciklopedia me serioze e botes moderne
Dhe te mos harrojme se cdo gje behej per here te pare
dhe sic i thone asaj Shprehjes :–Ka gjithmone nje here te pare —-
,ENVERI megjithse per here te pare u tregua GJENIAL ,ndertoi e ndertoi cdo gje , Ndertoi Industri te lehte e ushqimore per here te pare,
industri textile per here t e pare, Industri e nxjerjes dhe perpunimit te naftes per here te pare,
Industri kimike per here te pare, Industri minerare per here te pare,
Industri te rende per here te pare,
tharjen e gjithe zones kenetare per her et epare –bonifikimin e tokave nen uje per here te pare –hapje tokash te reja ,
, i mbushi kodrat e Jonit me agrume
Akademi ushtarkae e detare per here te pare,
Akademi shkencore per here tepare , Universitet per here te pare , Bujqesi te mekanizaur per here te pare,Elektrifikim total te vendit per here te pare,
Hidrocentrale gjigante per here te pare, qendra shendetsore dhe shkolla ne cdo fshat,sherbimi shendetsor i shkelqyer,e armatosi me armatim modern
ndertoi edhe qytete te reja, e coi moshen mesatare te jeteses nga 40 qe ishte me pare ne 72 vjec, etj etj, , dhe edhe e mbrojti Shqiperine nga thonjte e fqinjeve dhe per te gjitha keto nuk ia la Shqiptareve asnje lek borxh ——–Me te vertete GJENIAL — Me nej dashuri te pafund me per popullin e e tij
Ndaj dhe populli shqiptar kenget me te bukura i ka per Enverin —— E ka gdhendur ate ne zemrne e tij ne shpirtin e tij …………per jete te jeteve
I kendonin dije Enverit , por sot njerezit i kendojne me shume,kur mblidhen ne gezime ,ne dasma e defrime
Nuk mund te imagjinohet nje kenge e bukur burrerore shqiptare pa bemat dhe emrin e Enver hoxhes
,sepse vetem vepra e tij na ben te ndihemi krenar ne keto kohe moderne …….
—–Per kundershtaret e Enverit nuk ka asnje kenge te vetme , absolutisht asnje
, populli ata i mban
ne ate vend te ndergjegjes se tij ku gjendet vetem :…. Perbuzja & Neveria …e pafund
Dhe Enveri me punen e tij
i detyroi edhe institucionet moderne ta pranojne dhe ta shprehin hapur ,sci ben Enciklopedia Britanike,Amerikane Edvin Jacque,Peter Lukas etj etj Simpatine per punen e tij gjigande transformuese ne dobi te perparimit dhe modernizimit te kombit te tij dhe per integritetin e karkaterit te tij prej tamam burri shteti model qe me qendrimin e etij kurajoz perballe armiqve te Shqiperise e trimeronte popullin tone qe gjendej perpara sfidave te panumerta qe na hidhnin fqinjet tane armiqesor , por edhe te ashtuquajturit miq perendfimore …….
Ndaj sikur per vetem fjalet qe thote Enciklopedia Britanike per punee e tij Gjigande ne favro te Shqiperise
e meriton ta kete nje permendore te thjeshte diku ne Shqiperi
ku te shkruhen fjalet e tij monumentale
qe shpetuan Shqiperine ne Paris :…Nuk kam ardhur ketu per te dhene llogari, por per te kerkuar llogari…….
……dhe erdhi vitit 1990,erdhi Lopcari Sali me te ligjte , shkateroi cdo gje e ktheu Shqiperine ne nivelin zeroooooooooooo ………..nen moton : Me ne fitojne te gjithe ………Kur ne fakt shofimse me ATA FITON VETME SALA DHE FEMIJTE E TIJ ————dhe ne te gjithe Humbim, humbim punen, jeten , te ardhmen
Humbasim cdo gje……
……ndersa ata fitojne cdo gje , duke neperkembur fatin tone , jeten tone dhe me e keqja akoma duke neperkembur demokracine
qe e kane kthyer ne nje makine qe per ta Prodhon lumturi
ndersa per gjithe shqiptaret e tjere sjell Mjerim , fatkeqsi, emigracion pa fund ……….ne nje ikje pa kthim…..
-Aaa te lumte e Raimond!-Sa bukur ja ke QENDISUR ca rreshta ketij GJIGANDI….Po s’eshte cudi,kur shkruan e kendon per ENVERIN te fluturojne gishtat e te ciceron goja…Ai ishte dhe i bukur si YLL(te plasin keta qe e kane inat)—Per keta sot vetem VRER te vjell goja….Fajin mete madh ne sistemin komunist e kishin keta tipa feudalesh e dredharakesh…si saliu me keta sahanlepiresat qe i bejne freski—ATA kishin zene poste te larta ne komunizem(si me dy fytyra qe ishin) dhe me urrejtje SHPIFNIN per te futur ne burg njerez…Dhe disa shefa e brigadiera ushtronin dhune psikollogjike mbi popull—-Ata e kthenin ENVERIN(dhe partine) ne nje gestapo,duke i bere njerezit te kishin frike….kur gjerat ishin te thjeshta–PER TE GJITHA DENOHESHE ME LIGJ edhe per agjitacion e propagande….Ai sistem ishte i eger por…per ate kohe kur Shqiperia ishte nje vend feudalo-otoman dhe ne 1944 ishte si 1500..dhe bota ishte ne lufte….fqinjte donin te na kafshonin me dhembet e hekurt…AI SISTEM ISHTE ILAC—–Sidoqofte edhe pas tentativave te te PABESEVE dhe DREDHARAKEVA populli i beri nje VEND mete madh ne zemren e tij(se tani u njohim koken mire ketyre farekeqeve ne).
Eshte veshtire qe Shqiperia te bente hapa te medha,pas lufte,ne nje sistem tjeter tranzicioni qe mund te shkonte mbi tridhjete vjet,po qe se hedhim syte nga ecuria dhe eksperienca greke.E verteta eshte qe,komunizmi i Enver Hoxhes,per aq utopi sa ishte,dha me shume rezultat per nje periudhe tranzicioni 30 vjeçare.Nuk ka preçedent tjeter,as me revolucionin industrial korean.Ne ishim nje vend i hyre ne luften e Dyte pa konjukture shteterore,dhe i dale nga Lufta i varfer gjer ne uri.Te mos harrojme qe komunizmi i aplikuar,duke qene nje rruge e pashkelur,do shoqerohej me gabime,se gabimet jane te paevitueshme.Psh,Greqia pati nje shtyse ne vitet’80,dhe ecuria e ekonomise shqiptare krahasuar me Greqine ne periudhen’45-’80 ishte shume me produktive.Pra sistemi komunist ishte superior,po te flasesh me shifra ekonomike.Sot vihet re qe Greqia nuk ka nderrmarje publike,qe mund ti perdore si shkembim per borxhin e jashtem,sepse Greqia nuk arriti te ngrinte industri,biles ne investimet strategjike Shqiperia ia kalonte.Shqiperise i japin borxhe,sepse ajo ka te shkembeje,megjithese ne menyren me te shemtuar u shkaterrua çfare ishte ngritur.Kishim arritur dhe uzine autotraktoresh;pas shume vitesh eksperience,do mund te arrinim te asemblonim auto;Kina kete e arriti pas 30 e ca vjetesh.Rafineria e Ballshit ishte nje hap,hapi i dyte do vinte pas nje eksperience te gjate.Nje rafineri sot kushton 4-6 miliarde $.Kishim uzine aviacioni,fabrike fertilizantesh ne Fier,impiante ferrokromi,uzine bakri,kabllosh,qelqi,letre,porcelanI;asemblonim televizore-sot mund ti prodhonim televizore deri ne 80%;sistemi i agreguar tregon qe asnje shtet nuk e prodhon nje TV 100%vete.Pra zhvillimi i vendit vetvetiu shton nga nje tulle te re ne ndertese;dhe eshte gabim te hedhim poshte nje periudhe,e cila na bindi qe ekonomikisht mund te ecim perpara.Pra,mendesia qe shqiptaret nuk dine,dhe s’jane te zote,nuk ka baze.Faktori politik,pse ne ishim shoqeri e mbyllur,i atribuohet udheheqjes enveriste,por dhe deri diku trysnise dashakeqe te botes qe na rrethonte.Kapitalizmi nuk eshte fushe e paster Loje;eshte i destinuar te bjere;e thone studjues me fame boterore.Favorizon me te fortin,jo me te drejtin.Ne Kapitalizem ajo qe do teproje ne nje ane,patjeter do dale mangut ne nje krah tjeter;ndaj17% e botes posedon mbi 80% te pasurise se Planetit.Socializmi real presupozon perqendrimin e shumekomesheve serish ne duart e shtetit,ku shteti te jete aksionist referues,dhe realisht shteti amerikan nderhyri te shpetoje jo kapitalin financiar,qe tregoi se ishte spekulacion fund e krye,por reaskionin zinxhir qe ai krijoi duke shkaterruar mekanizmin ekonomik ne shkalle te gjere.Kredite,faturat e papaguara,fabrikat,punetoret,e gjer tek lokali i fundit qe mbyllet sepse s’vjen me kush te pije nje kafe;jane si gjarpri qe ha bishtin e vet.Mesa,munda thashe ato qe shoh dhe lexoj,dhe mbase e kam gabim,por edhe sot ne Shqiperi ne nuk jemi te qarte qe po ndertojme apo po prishim,dhe sesa do vazhdoje akoma keshtu?Pershendetje!
NDEROI(UAM) E NDERTOI(UAM) E NDERTOI(UAM) …….. DHE SI PERFUNDIM…. NJE HIÇ ME XHUFKE . LERENI ATE KAFSHE E MOS E PERMENDNI ME SE ESHTE TURP.NESE KA FATKEQESI DHE QE I KA SHKAKTUAR NJE DEM KOLOSAL KOMBIT SHQIPTAR AI ISHTE ENVER PROSTI. SHIKONI DHE PASOJAT SOT SE ATE TIP SHOQERIE NGRITI. TE ISHE SPIUN ISHE NJERI I NDERSHEM NDERSA TE ISHE PUNETOR DHE I NDERSHEM POR PA PARTI ISHE MASKARA….. KJO ESHTE AJO QE BERI KELYSHI ENVER
Ti cam nuk i kupton keto gjera se je Race inferiore –Ti ke vetem urrejtje dhe azgje tjeter ne trurin tend prej lopcari
Je si nje Insekt qe di vetem te zvarritesh dhe te helmosh veten , dhe keshtu jeni te gjithe ju camutet
ndaj dhe ju urren gjithe Shqiperia
, — E shan nje idiot dhe deficent si puna jote Enverin kur e mburrin Enciklopedite e vendeve me moderne te botes
Na tregon ti palaco per spiunet dhe njerezit e ndersherm ne ate kohe
Ku ke haber ti ore turkoshak i vockel se si ndertohet shteti
Ajo shoqeri qe u ndertua atehere ishte e shkelqyer -Njeriu i punes atehere nderohej me shume se kushdo tjeter , ndersa sot nderohet vetem Sala ,
Shoqeria e atehershme nuk eshte si kjo sot qe eshte e mbushur me krime, vrasje,perdhunime e pabesi si puna juaj
Te gjitha keto qe ndodhin sot , ndodhin per shkak te reformes ekonomike kriminale qe ben Sala ,dhe krimet kryen nga keta 20 vjecaret qe jane ritur ne kete regjimin e Sales
megjithse nuk do ri te q..koken me nje krimb si ty
Dhe mos harro ore camut ne fund te ligjerates tende prej Trapi vendos fjalen Tung , jo per gje por ajo te tregon patriot looooooooooooooool
Sa per rrace koha tregoi qe te fus “gishtin e madh” ty dhe kujdoji qe mendon si ty.Ajo kohe ishte e bukur? Ta ka thene brigadieri kete gje apo e ke nga vetja? Monda mos u nxef here tjeter dhe hiq minin para se te besh moral . TUNG
Sepse edhe Naimi do te shkruante: “pune pune nate e dite, qe te shohim pakez drite”…
Po pse pakez mor bir kurve?
Se keshtu donin otomanet?
Te punosh nate e dite, do te thote te fitosh dhe te shikosh “shumeze drite”
Besoj se e keni te qarte tashme Naimin dhe Durhamin.
Shqipetaret jane perdorur ner shekuj.
Shqipetaret kane legjenden e kalase dhe murosjes se nuses…Nder tre, dy te shesin…vetem njerit i duhet zene bese.
Cfare doni me?
Doni Turqine, apo Europen?
Per te gjithe ato qe mbrojne Diktatorin E. H. ,jane nje si Gedafi qe do te kene nje fund te turpshem
Skisha nderment te shkruaja me komente sepse nuk ia vlen.
Te mbrosh nje diktature qe falimentoi vete ne saje te politikes se saj te gabuar, ose duhet te jeni Ju pjestare te asaj familjeje dhe kerkoni te krijoni nostalgjine per te djeshmen e hidhur , ose i perkisni asaj pjese te super korruptuar e kriminale ose jeni shami qyrresh per to.Turp e mekat per ju,Zoti vonon por kurre nuk harron te ndeshkoje djajt me fytyra njerezore qe krekosen si gjeli siper plehut.AMEN
Te lumt goja