Gadafi transferon 3 miliard stërlina në Londër

26 Shkurt 2011, 15:00Politika TEMA

Ndërkohë që në Libi situata vazhdon të jetë tragjike, mediat angleze shkruajnë sot se Gadafi ka transferuar në Britani 3 miliard sterlina me ndihmën e një kompanie ndërmjetëse sapo ka nisur konflikti. Ai e kishte bërë një tentativë të tillë edhe pesë javë më parë, por tentativa është konkretizuar tani. Mediat britanike shkruajnë sot se edhe përpjekjet për të larguar qytetarët e tyre nga Libia nuk kanë mundur të mos bien pre e korrupsionit. Sa herë një avion britanik ulej në aeroport për të marrë njerëz, paguante nga 11 mijë sterlina tek zyrtarët. Përkrah Gadafit mësohet se po lufton garda presidenciale e Robert Mugabes së Zimbabves.

1 komente në “Gadafi transferon 3 miliard stërlina në Londër”

  1. fule says:

    ‘Fatkeqsisht’ kolegu Sali nuk mund te kontiubonte me gardiste, se i duhen per te ruajtur koken e vet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje