Pensionistët e Fierit protestojnë për rritjen e çmimeve

26 Shkurt 2011, 11:37Politika TEMA

Pensionistët e Fierit kanë dalë në shesh gjatë paradites së sotme, duke protestuar për rritjen e ndjeshme të çmimeve. Ata janë mbledhur para lulishtes së qytetit dhe, të mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë, ata kanëprotestuar për rritjet e ndjeshme të çmimeve.

Përveç protestës për rritjen e çmimeve, ata kanë kërkuar edhe rritjen e pensioneve nga qeveria, duke qenë se me pensionin aktual, ata e kanë të pamundur që të përballojnë rritjen e çmimeve.

Lini një Përgjigje