Tekst i Konferencës për Shtyp i
Zëvendës Sekretarit të Shtetit të SHBA Xheims Stainberg
Aeroporti i Rinasit, Tiranë
Ambasadori Arvizu: Mirëdita. Është kënaqësi dhe nder për mua që të prezantoj dikë që e njoh prej 15 vjetësh. Edhe sipas standardeve të udhëtimeve normale të Zëvendës Sekretarit të Shtetit, ky i sotmi përbën një udhëtim shumë intensiv dhe jemi të lumtur që pati mundësinë të vinte në Shqipëri. Më lejoni t’ju prezantoj Zëvendës Sekretarin e Shtetit Xheims Stainberg.
ZV/S Stainberg: Faleminderit, Z. Ambasador. Jam shumë i gëzuar që jam në Shqipëri sot. Dëshiroj të falënderoj Ambasadorin për mirëseardhjen e tij. E di që ka pak kohë që ka arritur, por ne jemi krenarë që kemi një diplomat me aftësitë dhe përvojën e tij këtu për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara.
Thuajse saktësisht 2 vjet më parë, vetëm dy javë pasi kisha marrë postin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, që pata privilegjin të drejtoja një ceremoni shumë të rendësishme në Departamentin e Shtetit. Ajo ceremoni kishte të bënte me pranimin e instrumenteve për ratifikimin e pranimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Ka qenë një çast shumë krenar, jo vetëm për ne, miqtë e mirë të Shqipërisë, por e di edhe për popullin shqiptar, arritjet e jashtëzakonshme të të cilit e bënë këtë të mundur.
Vizita ime këtu sot sigurisht ndodh në një kohë më sfiduese dhe dëshiroj të filloj me shprehjen e trishtimit të madh për humbjen e katër jetëve më 21 janar dhe të ngushëllimeve tona për familjet. Është me rëndësi për të gjitha palët, jo vetëm familjet, por të gjithë popullin shqiptar që të ketë një hetim gjithëpërfshirës e të pavarur i cili do të përcaktojë faktet si dhe përgjegjësitë përkatëse për ngjarjet.
Kushtetuta juaj garanton një proces të pavarur hetimor nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe ne mendojmë se është shumë e rendësishme që pavarësia e këtij hetimi të mbrohet.
Vizita ime këtu ndodh gjithashtu vetëm dy javë përpara një ngjarjeje tjetër shumë të rëndësishme, e cila shënon 20-vjetorin e tranzicionit tuaj dhe fillimit si një shoqëri demokratike. Dhe përpara kësaj vjen edhe përvjetori i njëzetë i partneritetit të fortë midis SHBA dhe Shqipërisë demokratike. Sundimi i ligjit dhe procesi demokratik, kushtetuta që keni pasur aq privilegj të ndërtoni gjatë 20 viteve të fundit, është një dhuratë e çmuar që unë e di që populli shqiptar e vlerëson pa masë. Është me rëndësi kritike në këtë kohë që ju të ndërmerrni hapat e nevojshme për ta ruajtur dhe mbrojtur kushtetutën, për të mbështetur procesin demokratik dhe zgjedhjet demokratike që i dallojnë demokracitë nga forma të tjera të qeverisjes. Presim me kënaqësi zgjedhjet tuaja vendore në maj dhe zhvillimin e vazhduar të proceseve tuaja demokratike. Ka rëndësi të posaçme që zyrtarët e qeverisë dhe udhëheqësit partiakë të përqendrohen mbi punën pozitive përpara për të ndërtuar një të ardhme për popullin shqiptar.
Pa diskutim, demokracia ka të bëjë me debatin energjik, por është dialogu i qytetëruar që i shërben interesave afatgjata të popullit. Dhe, për të gjithë ne në Shtetet e Bashkuara, që kujdesemi shumë për atë që ndodh këtu, urojmë ta shohim procesin të ecë përpara në një mënyrë të tillë që ndërton mbi përvojën pozitive të së kaluarës tuaj dhe ofron shpresa edhe më të mëdha për të ardhmen.
Dua ta shfrytëzoj këtë rast edhe për të shprehur mirënjohjen për angazhimin energjik të Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen e saj për përpjekjet e përbahskëta në Afganistan si dhe për përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar paqen dhe sigurinë, sidomos në Ballkanin Perëndimor, për të cilin të gjithë ne kemi shumë interes dhe shqetësim. Dëshiroj të falënderoj të gjithë personalitetet me të cilët u takova që më kushtuan kohë dhe shkëmbyen me mua pikëpamjet në një mënyrë shumë të çiltër dhe të hapur, si dhe vlerësoj mundësinë për të ndarë me ta pikëpamjet tona mbi mënyrën e ecjes përpara për të kapërcyer vështirësitë e tanishme dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë.
Do t’iu përgjigjesha me kënaqësi disa pyetjeve.
Pyetje: Ju vutë në duke nevojën e hetimeve të pavarura nga zyra e Prokurores së Përgjithshme. Deri tani ka pasur vetëm oficerë të Gardës së Republikës që janë arrestuar dhe nuk ka hetime mbi organizatorët e demonstratës ndërsa disa nga protestuesit janë lënë të lirë. Nuk është ky një hetim i njëanshëm?
ZV/S Stajnberg: Siç besoj se e dini, unë pata mundësinë të takohem me Prokuroren e Përgjithshme këtë mëngjes dhe ajo theksoi angazhimin e saj për një hetim gjithpërfshirës që shqyrton të gjitha rrethanat. Mendoj se është e rëndësishme të pranohet që ky proces është ende në zhvillim dhe do të ishte e parakohshme të bëhen gjykime se si do të vazhdojë për sa kohë ai (hetimi) vazhdon.
Nga ana jonë, SHBA janë të angazhuara të sigurojnë mbështetjen e duhur teknike për të ndihmuar në këtë në çdo mënyrë të dobishme. Dhe, siç kam thënë, e vlerësoj angazhimin e marrë nga Prokurorja e Përgjithshme për të garantuar që hetimi të jetë sa më gjithpërfshirës ashtu si dhe i pavarur.
Pyetje: Mund të na paraqisni pikëpamjet tuaja, pikëpamjet të cilat ju ia paraqitët personaliteteve dhe autoriteteve qe ju takuat, si zgjidhje për situatën aktuale politike?
ZV/S Stainberg: Mendoj se rruga përpara është diçka që duhet të vendoset nga vetë populli dhe udhëheqësit të Shqipërisë . Por, ndërsa ata marrin këto vendime, ne besojmë se ata duhet të udhëhiqen nga disa parime themelore që janë të vërteta për të gjitha demokracitë. Ato parime janë sigurisht, respekti për kushtetutën dhe shtetin e së drejtës, zgjedhje të hapura dhe transparente që i lejojnë qytetarët të shprehin dëshirën e tyre përsa i përket zgjedhjeve para tyre, një angazhim për dialog të qytetëruar që pranon që edhe pse ka ndryshime në mendime, ato janë të gjitha në shërbimin të interesit afatgjatë të popullit, dhe një angazhim të fortë për t’u siguruar që ka ndershmëri në të gjitha proceset, përfshirë adresimin e sfidave shumë të rënda dhe shumë të rëndësishme të korrupsionit me të cilat përballen shumë demokraci të reja… Një angazhim për t’u marrë me sfidat e korrupsionit dhe integritetit të qeverisë që është një problem i zakonshëm në të gjitha demokracitë në zhvillim.
Unë mendoj se brenda kuadrit, udhëheqësit dhe qytetarët e Shqipërisë mund të bëjnë zgjedhjet e tyre që do të ndërtojnë një të ardhme më të fortë dhe do të mbështesin institucionet për të cilat ju keni nevojë për të ardhmen.
Pyetje: Persona nga Partia Socialiste kanë deklaruar se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në bulevard, ndërkohë që bëjnë krahasime më Tunizinë, Egjiptin, dhe…Sa ndihmon kjo zgjedhje e opozitës në zgjidhjen e situatës dhe a mundemi, a mund ju të bëni krahasime midis situatës në Shqipëri dhe këtyre vendeve.
ZV/S Stainberg: Unë mendoj se nuk ka krahasime të rëndësishme ndërmjet situatës në Shqipëri dhe këtyrë vendeve, me Shqipërinë. Këtu ju keni një demokraci. Është një demokraci që është gjithë kohën në zhvillim e sipër, siç thotë gjithmonë edhe Presidenti Obama , që demokracia amerikane është gjithmonë në zhvillim. Por ju e keni një kushtetutë, një shtet të së drejtës, një proces elektoral, të përcaktuara në mënyrë demokratike, që mund t’i lejojnë qytetarët të përcaktojnë zgjedhjen e tyre të qeverisjes dhe zgjedhjen e tyre të ligjeve. Sigurisht, mundësia për tubim paqësor dhe diskutime publike është pjesë e demokracisë dhe sigurisht që ne e mbështesim të drejtën e qytetarëve për të pasur tubime publike dhe shprehje pikëpamjesh, por duke marrë parasysh mundësitë demokratike, nuk ka faktikisht arsye apo justifikim për zgjedhjen e aktiviteteteve jashtë kushtetutës për të arritur demokracinë.
Dhe kjo është pse ne ua kemi theksuar të gjithë udhëheqësve dhe partive këtu rëndësinë e përdorimit të mjeteve kushtetuese dhe mjeteve që vë në dispozicion kushtetuta për të lejuar pikëpamjet e njerëzve të dëgjohen dhe të respektohen.
Pyetje: Z. Zëvendës Sekretar, cfarë keni kërkuar specifikisht nga Z. Rama dhe Z. Berisha? A morët ndonjë angazhim përfundimtar dhe të fortë nga palët që ata do të marrin pjesë në zgjedhje?
ZV/S Stainberg: Besoj se e dëgjuat, se çfarë kërkova nga udhëheqësit; kërkova të njëjtën gjë nga të gjithë udhëheqësit: respekt për kushtetutën; respekt për institucionet e pavarura që ekzistojnë në bazë të kushtetutës tuaj; respekt për proceset zgjedhore që janë përcaktuar nga kushtetuta; pjesëmarrje në proceset zgjedhore, dhe, njësoj e rëndësishme për këto dispozita ligjore, një debat të qytetëruar mbi të ardhmen e vendit. Mendoj se këto gjëra janë gjëra që nuk i kërkon vetëm SHBA, por i kërkojnë qytetarët e Shqipërisë. Dhe mendoj se shumë më e rëndësishme sesa ajo që më thanë mua, është ajo që ata do të bëjnë në ditët dhe javët në vazhdim. E vlerësoj tonin pozitiv dhe frymën pozitive që të gjithë udhëheqësit që takova sot shprehën gjatë bisedave tona dhe kam shpresë se do të shohim përparim ndërsa ecim përpara.
Comments are closed.
ku ishe ?
asgjekundi
c’fare bere ?
asgje!
dy the shurdher bisedojne nje mengjes:
1- ku po vete?
2- per peshk
1- aha thashe se po vije per peshk
2- jo jo ! po vete per peshk!!!!!!
u morem vesh dhe kete radhe me sa duket ……….
zjarri pyete, perse pengoni komentet TONA!?
Hapesira per te komentuar eshte vene ne dispozicion te lexuesve per te shprehur mendimin e tyre ne lidhje me lajmet perkatese dhe jo per te botuar dekaratat e partive politike prej mijera fjalesh. Faleminderit per mirekuptimin.
Deklarata eshte plotesisht e drejte dhe miqesore, me nje mesazh perfundimtar: Zgjohuni o Shqipetare nga gjumi ku po ju vene politikanet tuaj!
I nxirrni ne pension njehere e pergjithmone Ramet e Berishet dhe jepini nje kuptim demokracise suaj!
Shkoni ne votime ne 8 maj dhe me voten tuaj rrezojini njehere e pergjithmone nga pushteti i tyre i pamerituar, i mbuluar me gjakun e 21 janarit dhe me paret e pista te lejeve te ndertimit te ketyre dy zoterinjve qe na qeverisin Shqiperine dhe Tiranen me te njejtat metoda totalitare!
Domethenia e kesaj deklarate qendron edhe ne faktin se Stainberg nuk kishte perkrah as Berishen e as Ramen gjate konferences per shtyp; ai doli perkrah popullit shqiptar dhe kunder ketyre dy monstrave te politikes sone!
Kush nuk ka sy e mendje per te pare e kuptuar do te ngelet perjete partizan i njerit prej ketyre te dyve qe shkaterruan Shqiperine.
Stainberg na e tha kjarte: shkoni e votoni kunder te dyve me 8 Maj, i vini nje X te madh fletes se votimit, si nje shuplake e forte kunder Pushtetit Rama-Berisha!
me vjen keq qe ne akoma kemi ngelur me keta te dy dhe komentet tuaja jane ne favor ose kunder ketyre. ky eshte militantizem politik dhe nuk i sherben zgjidhjes se problemit!
nuk duhet te flasim me fjalet e Rucit apo te Bumcit, duhet te flasim me zerin tone, me idete tona qe jane me largpamese se interesat e ngushta te Berishes, rames dhe kelysheve te tyre..
ne duhet te shikojme pertej ketyre per nje demokraci me te mire dhe institucione demokratike me te qendrueshme.
Ky mos na merr neve per Suedez?
Prita perfundimin e konferences per shtyp.
Ky Amerikani kujton se ne Shqipri ka demokraci.
Ja qfare thote se nuk do t’ia dije se a u vranen 4 Shqiptare, por tha rrespektoni kushtetuten. Pra ai diplomati persriti fijalet e Berishes per zgjedhjet vendore.
Edhe kesaje rradhe diplomacia Amerikane mbeshtete Berishen.
Diplomacia Amerikane thote jo protesta ne rruge, por rrespektimi i kushtetutes. Pra do thote qe Berisha do te qendroje si kryeminister, Edhe pse vrau 4 Shqiptare.
E kam thane edhe ne nje shkrim pak perpara, se Shqiptaret nuk duhet te presin nga te huajt. Por te dalin te gjithe te bashkuar per te larguar rracen e ndyhre Berishjane.Thank you!
Thelbi eshte i qarte. Ju takon shqiptareve te vendosin kush ti drejtoje por ne nuk marrim vesh kurr.
Me qarte se ka folur Z/Sekretari i Shtetit Xhejms Stainberg per popullin e kushtetuten nuk ka .O popull vendos ke do te mbash ne qeverisje e politike,protesto se protesta eshte fjala e jote e fundit per te vendosur pikat mbi I-ne.Protesto dhe vetem protesto qe te gezojme nje te ardhe me te ndritur pa politikane te ligj e djaj me fytyra njerezore,si Berisha me shoke.Vetem shperdarja e parlamenti te votave te vjedhura e te qeverise vrasese te Sali Berishes,nanos-metes me shoke.Protesto