Më 14 Shkurt, sipas faqes zyrtare të Policisë së Shtetit, u bë dorëzimi i raportit “Arvizu” për veprimtarinë e Policisë së Shtetit në ngjarjet e 21 Janarit. Pikërisht në ditën e të dashuruarve 14 Shkurt. Pse? Ndoshta se ish e hënë apo sepse donte të na demonstronte dashurinë amerikane në mos për regjimin, së paku për Policinë e Shtetit, edhe pse kjo e fundit nuk zbaton urdhërat e Prokurorit të Përgjithshëm, që ambasadori vetë e ka nën kujdesin personal! Në datën 22 Shkurt, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat Njerëzore, Thomas Hammarberg, ka bërë publik raportin mbi ngjarjet e 21 janarit në faqen zyrtare të këtij institucioni. Një raport diametralisht i kundërt, sepse konstaton të kundërtën e raportit “Arvizu” mbi veprimtarinë e Policisë gjatë dhe menjëherë pas protestës së 21 Janarit. Për ilustrim kemi shkëputur pjesë nga të dy raportet, për të njëjtën ngjarje, ku në kllapa janë vënë deklaratat e raportit “Arvizu”, shkëputur nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit. Konkretisht:
“… 4 protestuesit u vranë jashtë perimetrit të sigurisë (nuk mund të kishte kundërvënie, pasi Arvizu nuk i përmënd vrasjet!!) … se policia i ka rrahur në mënyrë mizore protestuesit e arrestuar…ata kanë nënshkruar deklarata të frikësuar e të kërcënuar nga policia (policët qëndruan të palëvizur gjatë goditjes me objekte të forta, duke përfshirë gurë, shkopinj si dhe bombat Molotov, dhe nuk u hakmorrën kur u provokuan fizikisht)… se gazi lotsjellës që u hodh nuk ishte i zakonshëm, madje preku edhe policët që ishin të pambrojtur…se policia nuk ishte e përgatitur për të trajtuar demonstratat e dhunshme, ndaj situata degjeneroi në atë mënyrë…(Policia e Shtetit pati një plan operacional të mirëzhvilluar për t’u ballafaquar me një demonstratë që do organizohej, si dhe ata ekzekutuan planin operacional në mënyrë mëse të mirë”. Duhet nënvizuar, analizuar por edhe plotësuar me dëshmi të gjalla por edhe filmike, konkluzioni i Komisionerit ishte se; “…policia nuk ishte e përgatitur për të trajtuar demonstratat e dhunshme, ndaj situata degjeneroi në atë mënyrë.” Dhe në këtë mënyrë, ne mund të kuptojmë nëse protesta “degjeneroi” apo u provokua të “degjenerojë”
Por Raportet ndryshojnë jo vetëm në përmbajtje por edhe në formë, sepse raporti “Hammarberg”, është bërë publik nëpërmjet botimit të tij në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, ndërsa raporti “Arvizu” nuk gjendet në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit, por as në atë të Ambasadës Amerikane. Raporti “Hammarberg”, qysh në fillim jep hartuesit dhe burrimet që janë shfrytëzuar, ndërsa raporti “Arvizu” nuk ka asnjë nga këto hollësi të “tepërta”.
Po tani a do ti bëjë publike burimet, hartuesit e për më tepër vetë Raportin Zoti Arvizu?
*Nga një ish- oficer policie
Comments are closed.
Po te presin Shqiptaret nga te huajt neve do te na marre fundi.
Po nga te presim nga kta tanet ketu qe na e kane regulluar mire si me Saliun e si me Edi Ramen ??? Bota eshte shume perpara ne sepse dine dicka me shume se ne megjithese ne shqiptareve na duken te tjeret budallenj por e verteta eshte se jemi populli me i varfer ne europe vetem nga budallalleku jone. Tek ne e marrin shkollen e larte me para – ca pret me ti.
Del ne protest parafoles, dhe mos bej rreplika. Edhe Populli i Egjiptit e zgjidhi vete situaten me protesta. Ti nuk don as Ramen as Berishe, por ta dishe ti, Berisha eshte ai qe po ta nxine jeten ty Parafole. Se nuk mund te them as Zoje apo Zoteri, sepse ke vendose nje Emer VL.
Dihet tahme qe SHBA gjithnje ka qene ne krahun e krimit ne Shqiperi. Edhe sot SHBA dhe Arxhiu i tyre ne Tirane, po bejne te “zakonshmen”
Vetem populli e zgjidh kete situate.Shihni ne Libi,eshte per te marre shembull kuraja e tyre.
E ç’fare mund te presesh tjeter nga nje diplomat qe vetem gjuhe diplomati nuk perdor,nga nje mbeshtetes i nje krimineli qe vret demostrues te pafajshem,nga nje njeri qe ne fizionomine e vete ndjell vetem te keqe e sigurisht kete ja ka bere edhe profili i tij i meparshem.Fajtor per kete nuk eshte ky individ qe eshte emeruar nga ish shefat e tij e te Saliut e jo nga Sekr.e Shtetit Amerikan.A se shikoni se si po i vene punet e politikes se jashteme te ketij vendi te madh !Arvziu qe eshte i veshur me petkun e Amb.qe vetem ate detyre nuk po bene po manipulon opinionin ne SHBA per gjendjen ne Shqiperi,ku kriminelin e quan “Burre shteti”,qeverine Saliniane te kooruptuar deri ne palce e quan si “Menaxhi i mahnitshem”;policine e vene ne dispozicion te Sali Gadafit e quan si te pafajeshme e qe u gjend e papergatitur per te perballuar njerezit me çadra!Mercenaret e porositur per kete perballje te policise se Saliut e drejtuar nga Luli(se vetem polici e popullit nuk ishte)nuk e permend,po ashtu nuk ia nxe goja te permendi 4 viktimat e rregjimit qe mbron sikunder edhe ai qe urdheroi vrasjen e tyre.Te jete ky nje mosprofesionalizem ne detyren qe i kane ngarkuar,apo nje keqdashje per nje popull qe bashke me Shpellarakun Sali po urrehen nga dita ne dite edhe me shume.Nuk ka se si te ndodhe ndryshe kur interesat e nje vendi jane per faljen e te gjithe arsenalit te te gjithe armeve,shikoni se si kudo ne boten arabe kallashet shqipetare,pyesni vehten kush e mbron hapesiren ajrore shqipetare(rast ky unikal)?Kush na e mbron kufirin tokesor ne jug(mesiguri ushtria greke),kush e mban peng kete vend prej 20 vjetesh ?Arvizu premtoi qe pas permbytjeve te shkaktuara nga miku i tij Sali premtoi qe Amerika do ta ndihmoje Shqiperine,ku jane ndihmat z.Arvizu,apo 350 mije dollaret jane per te gjitha ,per permbytjet,per rivjedhjen e zgjedhjeve,per pagimin e mercenareve si ne Libi!Te respektuar komentues dihet tashme nga te gjithe qe qendrimet e Europes jane e do te jene te kunderta me SHBA pasi edhe ne i perkasim si zone infyence kesaj te fundit e per pasoje fuqia e Europes eshte vetem te shtroje darka krokodilesh pasi e ka te qarte qe s’ka gje ne dore!Perderisa ne kete vend drejton injoranca e budallenjeve fale edhe nivelit te ulet te popullit shqipetar i cili fale mirqenjes se krijuar nga Sali Gadafi nuk mund te demonstroje e te beje protesta me shume se 1 dite se aq i mbajne kembet,kjo e psikologjisur mire si nga ai qe e ka katandisur kete popull ne kete gjendje ashtu edhe nga kryetari opozitar qe tashme eshte i bindur qe shqipetari nuk mund te çohet ne demostrate me teper se 1 dite.Ky lloj ambasadori do te mbahet gjate ne mendjet e ketij populli si ambasadori i pare qe tregon fytyren e vertete te nje vedi “mik”qe mbron interesat e nje klani qe i sherben verberisht asaj e nuk ka interes per demokratizimin e jetes se nje populli qe vritet diten e festohet naten!
Ky esht problemi juaj o popull i paafte, nuk beni kurre ate qe duhet te beni po prisni ta beje bota per ju. Sa te verber jeni qe e lejoni kete moster ta drejtoj kete vend pas gjithcka ka bere, do doja ti rreshtoja gjitha te zezat qe ky ka bere por do te ishte e pamundur pasi do te duheshin dite dhe prap do lija shume pa permendur dhe prap ka prototipa te mete mendor qe e perkrahin pa arsye. Ai qe ka interes ka te drejte te ta perkrahi po un nuk kuptoj cfare lloj kafshesh i japin te drejt pasi kan humbur femijet, grate, burrat, shtepite e gjithcka nga ky njeri si ka mundesi qe e shohin ate fytyre pa ndjere nevojen per te ber dicka. ky esht turpi me i madh per vendin ton i ashtuquajtur trim e luftarak qe ne fakt esht nje fole frikacakesh te pafuqishem. Si paskemi luftuar ne me romaket e turqit per shekuj kur nuk largoni dot 1 person shkaktar i te gjitha te kqijave dhe turpeve qe ne pesojm. Nuk esht arsye e fort te thuash ai qe do vije mund te jet me i keq esht e leht per tu par qe asnje nuk esht i zoti nga politikanet tane por Saliu esht e keqja me e mashe qe mund ti ket ndodhur ketij vendi. Dhe ju idiota qe mendoni se bota ju ndihmon dhe se ai ju ka hapur rruget per ne bote gaboheni rend, Saliu i ka shitur botes shpirtin e cdo shqiptari per ate vend qe ka sot. Dhe mos kujtoni se mund te gjeni nje jete me te mire jasht vendit tuaj pasi ai ju ka damkosur dhe nuk ka vend ne bote qe doje te paafte si ju qe nuk i dilni dot zot vendit tuaj.
o nikolla eprovuam ne 97 dhe nuk kemiase edhe nj gje ne ebem per tegjith por nano meta edhe te tier e mbajten ne kem kete plere edhe edi nuk duhet te teriqet nga demostratat—24 –24 ne dit jav muaj si ne 97 deri sa te bier luli i vogel imami qe vlora e mbrojti nga barajtari sal keto jan shperblimet e imamit prt vloren por alabaku nuk behet zenegjin plere qe bet trim ne parlament pse nuk u bere ne 96 ku te degjeneroi sala
E pame ne 97 se çburra ishin ,ate vinte dhe njehere ajo kohe ta marrin vesh çdo te thote force e populit . Po çe do populli ishte i tradhetuar nuk e dinte se do na vinte nje Nano qe do i bente saliut amnisti per te vazhduar i qete vjedhjen.Keta politikane kane bere si kane dashur dhe kur kane dashur lojrat me te pista me kete popull duke e shperdoruar ne menyren me brutale besimin e tij .Prandaj dhe forca jone kete radhe duhet te jete me e forte se ajo ne 97 .Mos te kete amerike dhe europe qe ti shpetoje dot dhe nqs ikin te kerkojme ekstradimin e tyre dhe te japin llogari para drejtesise.
Parafoles. Shqiptaret humbin kohe te presin nga te huajt. Protestat e perditshme e falementon Berishen.
Nuk eshte koha te flasesh per te kaluaren, ja me tha ja i thaqe, ja po 97, ja po 96. Pa protesta, pa nje levizje popullore kunder Berishes nuk ndrrohet as nje gje i Nderuar qytetare.