Rama i kthen përgjigje Topit: 21 Janari gjykohet me votime të përgjithshme

24 Shkurt 2011, 14:22Politika TEMA

Rama e falënderon Topin për letrën dhe përpjekjet e bëra për zgjidhjen e krizës, por thotë se kriza politike ku vë theksin presidentin, është më e rëndë se sa thjesht politike. “Kjo është kriza e kapjes së shtetit për interesat e pushtetit,” shkruan Rama. “Kapja e shtetit dhe vetëdijësimi i njerëzve për korrupsionin,” ishin arsyet pse demonstruesit u provokuan më 21 Janar,” vijon Rama.

Rama shkruan se për pushkatimin gjakftohtë të katër njerëzve më 21 janar nuk mjafton vetëm gjykimi i institucioneve të pavarura, por duhet edhe gjykimi i popullit më votë. “Shqipëria nuk mund të detyrohet ta kalojë 21 Janarin si përmbytjen e radhës”, shkruan Rama.

Rama shton se ky ndëshkim nuk duhet të jetë me votën e zgjedhjeve vendore, por me votën e përgjithshme, atë që gjykon qeverinë

Në fund të letrës Rama e siguron presidentin se PS do vijojë jetën aktive parlamentare dhe se bojkoti i zgjedhjeve vendore nuk do jetë kurrë opsion i tyre. “Por ne nuk mund të lejojnë që zgjedhjet e radhës të jenë farsa e radhës,” shkruan Rama.

Rama ka premtuar se janë gati për të hedhë hapa për përmirësimin e garantimin e votës në zgjedhjet e ardhshme vendore.

4 komente në “Rama i kthen përgjigje Topit: 21 Janari gjykohet me votime të përgjithshme”

  1. nicolla disha says:

    Populli Shqiptare ka nevoje te krijoje nje Levizje Popullore per te ndeshkuar 2 forcat te medha qe po mbajne penge Shqiperine. Levizja Popullore te marre ne dore fatet e Popullit.

    Si Berisha dhe Rama po tallen me Popullin Shqiptare. Levizja Popullore te largoje Berishen me Protesta Popullore, dhe te qeverise vete si Popull Duke injoruar edhe Opoziten qe po tallet me Popullin.

    Levizja Popullore do te ishte opsioni me i mire per Shqiptaret.

  2. ...question says:

    ..“Por ne nuk mund të lejojnë që zgjedhjet e radhës të jenë farsa e radhës,” shkruan Rama.

    – te lutem mos harro ato kamerat stilolaps pa bateri te 29 qershorit se na nderove fare!
    – mos dhuro më 5000-6000-7000-8000 vota te socialisteve ndonje nard ndoke a vangjel dule se ben gabim!
    -komisioneret shikoji origjinen deri tek brezi i trete dhe sigurogu se nukkane ngrene nga çorbat e Saliut, Metes, Nanos!

  3. AlbinoBlackSheep says:

    Deri tani Berisha ka arritur te mbizoteroi mbi gjithe rivalet e tij politike fale nuhatjes qe ka per te shfrytezuar veset e tyre dhe dhunes psikologjike dhe fizike qe ushtron mbi ta. Edi Rama derit tani nuk ka mundur te beje asgje me shume se te tjeret kundrejt Berishes. Nuk e di nese ka nje strategji te qarte per levizjet politke te ardhshme apo jane vetem veprime sporadike.Ne kete moment ka nje numer te madh te elektoratit mbas, te cilet i jane pergjigjur fuqishem ne cdo miting. Njerezit do te rrijne jashte ne acarin e dimrit edhe sot por Rama sduhet tua kerkoje kete tani. Nuk mund te mbaje per shume kohe qendrimin qe nuk i bojkoton zgjedhjet. Deshira e njerezve eshte te marrin pjese ne zgjedhje por jo ne zgjedhje te organizuara nga Berisha. Nqs Berisha i organizon ato, duhet bojkot,nuk ka hapesire per diplomaci ne kete pike.

  4. raimondi says:

    Me perjashtim te Sales te gjithe Presidentet tane kane qene qesharake .keta kane nxjerre nje metode qe gjasme nuk perzihen me asnje pale dhe ne ket menyre keta bejne pall ariu duke mos qene aspak prezente me institucionin e tyre ne jeten e Shqiperise kur rogen e marin nga parate e taxapaguesve shqiptare
    Vetem Sala fliste kur ishte president –Vertet ishte i njeanshem por ama fliste or vella –Keta nuk flasin fare ,
    sikur jane Presdiente te ndonje vendi tjeter, dhe rijne ne Shqiperi per pushimet e beharit looool

Comments are closed.

Lini një Përgjigje