Nënshtrimi i turpshëm i PD-së ndaj ekstremistëve grekë

23 Shkurt 2011, 20:20Politika TEMA
Nënshtrimi i turpshëm i PD-së ndaj ekstremistëve grekë

Nga Arben Llalla

Nuk janë të rastësishme aprovimi i shumë ligjeve antikombëtare dhe antikushtetuese nga ana e qeverisë të drejtuar nga  Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha. Me veprimet e tij siç duket është vënë në shërbim të Greqisë. Këto mendime të mia i jap në bazë të lëvizjeve që ai ka bërë dhe po bën nga ardhja në pushtet prej vitit 2005. Pas marrjes së pushtetit Berisha spastroi PD nga eshaloni i tretë, anëtarët që i përkisnin të djathtës së vërtetë. Këta anëtarë kishin shfaqur zemërim ndaj kryetarit të PD kur takoi antishqiptarin Nikolla Geixh, i njohur si lotuesi më ekstremist për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Pas atij takimi Lobi shqiptaro-amerikan u distancua për ta përkrahur Sali Berishën sepse tashmë ai kishte bërë aleancë me Lobin greko-amerikan i cili është më i fuqishëm se ai shqiptar. (Pas atij takimi Berisha nuk pranoi asnjëherë më të takojë At Nikoll Markun, i cili njihet si kundërshtari më i fortë i Kryepeshkopit grek Anastas Janullatos).

Të parët që pësuan goditje ishin anëtarët e PD që kishin vepruar prej 10 vitesh në Greqi të cilët kontaktet i kishin pasur drejtpërdrejtë me Sali Berishën, Ridvan Boden, Besnik Mustafain dhe Vili Minarollin. Që nga viti 2005-2009, drejtuesit e PD që vepronin në Greqi u lanë rrugëve pa punë, duke i shkatërruar ekonomikisht dhe njëkohësisht humbën lejen e qëndrimit në Greqi. Fitorja e PD në zgjedhjet më 2005 i dedikohej kontributit të anëtarëve që kanë vepruar në Greqi. Pas kësaj fitore shumë anëtarë të PD pësuan zhgënjim dhe nuk u treguan aktiv në zgjedhjet e vitit 2009. Ata vërejtën se ministritë u mbushën me grek dhe grekofil që punonin në dëm të Shqipërisë. Prandaj është e sigurt që PD i ka humbur zgjedhjet e 2009.

Pse Berisha largoi Blerim Çelën dhe Preç Zogaj?!

Ende Blerim Çela dhe Preç Zogaj nuk e kanë mësuar të vërtetën se pse z. Sali Ram Berisha i largoi me heshtje nga PD ose më saktë nuk i futi në listën për deputet në zgjedhjet e 2009. Për të treguar psenë duhet ti rikthehemi ngjarjeve të vitit 2008 ku qartë do të vërtetojmë se porositësit për mospërfshirjen e këtyre dy figurave kombëtare në listat për deputet mund të jenë grekët.

Ish-Prefekti i Gjirokastër Spiro Ksera, sot ministër i punës dhe i çështjeve sociale më 18 maj 2008 morri pjesë në festimin e 94 vjetorit të shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Pjesëmarrja e një përfaqësuesi të lartë të qeverisë shqiptare në aktivitetin antishqiptar ishte një veprim i hapur antikushtetues dhe një injorim që i bëhej Republikës së Shqipërisë për vetë faktin se Spiro Ksera është zyrtar i lartë, dje prefekt sot ministër. Gjatë aktivitetit Spiro Ksera u fotografua me disa personalitete që njihen si aktivistë ekstremistë për aneksimin e jugut të Shqipërisë. (në këtë foto Ksera është afër deputetit të LAOS Athanasios Plefris, i partisë së djathtë ekstremiste të Jorgo Karaxhaferit. Ministri Spiro Kseras buzëqesh pranë flamurëve të Autonomisë së Vorio Epirit).

Për pjesëmarrjen e z. Ksera në tubimin e Dervinaqit-Konicë, nuk kaloi në heshtje. Sekretarja për marrëdhënie me jashtë e PS, znj. Arta Dade kërkoi nga ministri i jashtëm Lulëzim Basha sqarime. Ndërsa dy figurat e lartë të PD në atë vit Blerim Çela dhe Preç Zogaj reaguan ashpër deri te kryeministri Berisha. Preç Zogaj si kryetar i komisionit të punëve të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë u shpreh: “Kjo nuk do të thotë aspak që ne të heshtim. Nuk duhet të kërkojmë të rikthejmë të kaluarën e largët të marrëdhënieve konfliktuoze, të rikthimit të konflikteve në këtë pjesë të vendit, të funksioneve politike siç është kjo e Vorio-Epirit, që as ka ekzistuar, as ekziston kurrkund. Ky prefekt duhet të shkarkohet”. Deputeti i atëhershëm z. Çela kërkoi urgjentisht shkarkimin e Kserës duke deklaruar: “Ky prefekt, për mendimin tim nuk duhet mbajtur më në atë post, se nuk i shërben marrëdhënieve miqësore shqiptaro-greke, por acarimit të tyre. Sa herë grekët të kujtojnë ngjarje të tilla shoviniste, aq herë ne shqiptarët do u kujtojmë masakrat që ata kanë kryer mbi paraardhësit tanë”.

Tashmë deputeti Blerim Çela me këto deklarata e kishte mbushur kupën për ta izoluar dhe lënien anësh në PD. (Të mos harrojmë se z. Çela është autori i një libri me përmbajtje kombëtare “Shqiptarët Ndër Shekuj”, për të cilën grekët kur u botua në vitin 2001 shfaqën shqetësime sepse për autor kishte një nga figurat e larta të PD).

Këtë ngjarje Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulëzim Basha e kaloi në heshtje. Kjo kishte një arsye të fortë sepse ai ishte kapur mat dikur nga media greke duke flirtuar me deputeten e bukur të Demokracisë së Re Eleni Rapti. Lulëzim Basha kur ishte ministër i Transporteve bashkë me deputeten greke Elena Rapti (Elena e TROJËS) ishin bërë protagonistë të faqeve në gazetat greke. Gazeta “Trafik” e quante flirtin dashuri ndërballkanike, nën tingujt e këngës së Panajot Psomiadhis (prefekt i Selanikut). Ndërsa revista “Proto Thema” që e zbuloi e para skandalin dashuror botonte edhe foto duke e shoqëruar me rreshtat flirtin “ministrit riosh dhe biondes bukuroshe”.

Gazetarja greke, Ollga Gali, për flirtin i referohet momentit kur në Selanik zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të Paktit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm, të Kryeministrave dhe të ministrave të Transportit të dhjetë vendeve anëtare. Në fund të shkrimit, revista greke “Proto Thema” shkroi edhe një SMS drejtuar nga vetë redaksia ministrit shqiptar të Transporteve, Lulëzim Basha, ku thuhej: “Dhen tha eqis tin Elena pote`, alvane, alvane!”. (Nuk do ta kesh Elenën kurrë, o shqiptar, o shqiptar!)”.

Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj, jashtë liste për deputet në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti Gazmend Oketa me kërkesën që parashtroi për largimin NON GRATA të Konsullit të Përgjithshëm grek Theodhoros Ikonomus përfundimisht i mbushi mendjen Sali Ram Berishës që ta largojë me ashpërsi nga PD. Ndërsa deputeti Aleksandër Biberaj ka kohë që duhet ti mbyllet dera e PD, ashtu siç i është mbyllur shumë përkrahësve të tij që dikur kanë qenë krahu i djathtë i Berishës, por sot japin mësim nëpër disa universitete private andej dhe këtej kufirit Londinez shqiptar.

Çfarë të mirash Berisha u ka bërë grekëve për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit

Kryeministri Sali Ram Berisha që kur erdhi në pushtet u ka bërë shumë të mira grekëve, ndoshta më shumë se Esat Pash Toptani serbëve.

Në vitin 2006, Berisha legalizoi hapjen e shkollës shtetërore greke për herë të parë duke pranuar që Himara është zonë minoritare. Të hapësh sot një shkollë private greke, turke, italiane, serbe etj., nuk është problem kombëtar. Por kur hapen nga shteti shqiptar shkolla greke aty ku nuk njihet si vend i pakicës greke, kjo gjë është e rrezikshme për të ardhmen.

Në janar të 2007, Kryeministri Sali Ram Berisha, në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, tha se ai nuk e shihte çështjen çame si një çështje kombëtare, por si një çështje teknike. “Pretendimet për pasuri të qytetarëve shqiptarë dhe grekë, duhet të shihen si një çështje ligjore. Domethënë, si një çështje teknike e jo kombëtare”.

Kjo ishte një goditje për çamët dhe çështjen e tyre të pazgjidhur.

Më 2008, grekët propozuan ndërtimin e rreth 7 mijë varreve dhe z. Berisha dha amin për ndërtimin e varrezave greke të grekëve të vrarë në luftën e dytë botërore. Pyetja është e thjeshtë në këtë rast. Pse grekët nuk kërkojnë ndërtimin e varrezave të grekëve të vrarë në luftën qytetare të tyre 1946-49? Vetëm në Shqipëri atë periudhë janë vrarë rreth 5 mijë grekë të Ushtrisë Demokratike të udhëhequr nga komunistët grek.

Një javë para mbylljes së Kuvendit në vitin 2009, deputetët e shumicës së PD miratuan ligjin mbi Gjendjen Civile ku shtetasi i Republikës së Shqipërisë të vetë deklarojë kombësinë e tij (sipas interesave ekonomike). Miratimi i këtij ligji në këtë formë është bërë me kërkesë së Greqisë duke parashikuar rritjen artificiale të numrit të pakicës greke.

Në fund të vitit 2009, Kryeministri Berisha i dhuron ujërat territoriale shqiptare Greqisë në emër të “Marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë”. Por ky shpërblim i Berishës dështoi fal punës profesionale të Prof. dr. Myslim Pashës i cili denoncoi peshqeshin e ujërave shqiptare Greqisë.

*Historian

11 komente në “Nënshtrimi i turpshëm i PD-së ndaj ekstremistëve grekë”

  1. rrapi-i-treshit says:

    SALI shpellarin ta mbaje HAJRI CAMI per darke se e ka bere mik per koke me mareveshjen parazgjedhore

    1. hajri says:

      UNE SALI KU…. NUK E VE AS LOPÇAR, POR NDONJEHERE DUHET TI THUASH DERRIT DAJE O RRAPO . IK O RRAPI MOS ME HAP BARKUN SE PO FILLOVA TI THEM BERISHES ATO QE MENDOJ OSE MLLEFIN QE KAM BRENDA KAM PER TA ÇU ME MILJARDA HERE NE KINE VETEM ME TE SHARA. POR EDHE PS KA TE VETAT O RRAPI .

  2. bllokman says:

    Hajri e lexove kte ti??? Ja pse debatoja me Ty para ca kohesh, sepse PDIU eshte ne koalicion me me sali serbin qe eshte edhe progrek. E shikon Tani hajri qe Tim Idrizi po I sherben xhepit te vet dhe Jo çeshtjes çame

    1. hajri says:

      E LEXOVA O DAKU E LEXOVA. PSE NUK THUA (ose autori pse nuk thote) EDHE “BEMAT” E PS-se SE EDHE JU NUK JENI ME PAK SE BERISHA. NE O DAKU KEMI RA MIDIS DY ZJARREVE DHE KEMI NGEL SI PESHKU PA UJE, NE KEQ KETEJ DHE KEQ ANDEJ. O DAKU BERISHA OSE PS-ja NUK ESHTE SE NA E FUSIN NE ÇAMEVE POR SHQIPTAREVE NE TERSI SE ÇAMERIA O DAKU NUK ESHTE E ÇAMEVE POR ESHTE DHE E JOTJA,ÇAMERIA ESHTE E SHQIPTAREVE.
      QE NGA DITA QE BERRISHA KA TAKUAR GEIXHIN UNE VOTE PD-se NUK I KAM DHENE DHE SA TE JEM GJALLE UNE ,FISI IM , DHE ATA QE DO VIJNE PAS NUK KANE PER TI DHENE VOTE. MOS ME BEJ TE FLAS PER BERISHEN SE KAM NJE MLLEF KUNDRA TIJ QE VETEM NJE ALLAH E DINE. VETEM NJE GJE PO TE THEM: UNE NJE MIZE NUK KAM ZEMER TA VRAS POR SIKUR PARA MEJE TE VININ ZEMREN E NJE GREKU DHE ATE TE BERISHES , TE PARAEN DO HAJA TE BERISHES. HAJT TUNG

  3. pellasgu says:

    Ne rradhe te pare duhet falenderuar autori per k’to permbledhje te disa prej shume ”bemave” te parise se Tiranes me ne krye monstren esad pasha 2!Gjithashtu do duhej qe gazeta e vetme qe ja vlen per tu lexuar ta botoje k’te shkrim si kryeartikull ne faqe te pare per te pakten nje jave rrjesht?!Monstres berisha si ka mbetur gje tjeter vecse karta e nacionalizmit qe me plot mjeshteri helmatuese e ka perdorur vazhdimisht per ti dhene vetes popullaritet brenda dhe jashte Shqypnise Londineze!!Kur o Zot do te Zgjohen Shqyptaret dhe ta marrin vesh se nuk na duhet nje Avni Rustem, por k’saj rradhe na duhet OSO KUKA!!

    1. Epirioti says:

      Mos e ke fjalen per Mic Sokolin, se ai i vuri gjoksin topit si Selam Salaria(Musai)

      1. pellasgu says:

        Shqiptaret sic e din dhe vete,kane nxjerre shume heronj te tille qe k’tej ne perendim disa mund ti quajne dhe ”tragjike” por mu kujtua vecanerisht Oso Kuka ngaqe mori me vete te gjithe te huajt ne kala….qe sot versioni me i afert do ishte parlamenti?!!Shpresoj mos te dukem extremist me k’to komente Epiriot pasi komentet tua i ndjek me shume vemendje dhe me lejo te them se jane te vetmet qe ja vlen per ti lexuar!!Qofsh mire vella!!

  4. raimondi says:

    ———Ky qe ka bere kete shkrimin mundohet te fajesoje vetme Salend dhe t ejustifikoje te djathten Balliste qe eshte gjasme nacionaliste dhe i digjet xhani –loooooool per Shqiperine
    –Por ata Nacionalistat e thekur jane ne qeverisje bashke me spiunet e grekut —–Dhe nga ana tjeter keta nacionalo-ballistat nuk kane bere nje deklarate te vetme ku te kerkonin qe spiunet ne gjirin e qeverise Shqiptare te largioheshin ——Ku kane dashuri per Atdhe ata te Vetequajtur nacionalista — Ata jane xhepista
    sepse Atdheu i tyre eshte vetem xhepi ———–Ata jane ca hajdute anadollake qe mednjen e kane vetem tek paraja –Dhe Sala jua ka kuptuar koken i le te vjedhin ata , dhe ata nuk ndihen —
    Por fajin e kane ata qe kemi ne krye tek e majta atyre si tua bejme ???
    ———–Sepse po qe se PS-ja ngrihej kunder ketyre spiuneve te grekut qe jane ne Qeveri Sala do ngelej i vemtuar , biles edhe perkrahesit e tij me te afert nuk do i venin Sales pas , sepse do turperoheshin per shkak te tradhetive qe ka bere Sala —
    -Mirpo Saliu eshte 99-nc, Ai e di qe kjo e majte vetem per patriotizem nuk flet , dhe sa ti perdorte e majta Spiunet e grekut kunder Sales, i perdori Sala kunder tyre-
    —–Ua futi edhe ne ket drejtim Sala ketyre te PS-se-Dhe tani PS-ja nuk din ca te beje vete ne mitingje duke i bere thirje popullit shqiptar kunder Qeverise me Dulen perkrahu –Helloooooo !!!! Po kaq budallenj i dini shqiptaret ju more Majtista ?
    Te vij une ne miting qe te ndihmoj mbase vjen Dule ne Pushtet !!!!!
    –Ku e keni pare kete lloj politike tip korofillakce more ????
    PS-ja duhet te vendosi ne krye nje njeri qe nuk ka frike ta shprehi hapiurr patriotizmin dhe luften e tij kudner spiuneve te grekut
    Pra nqs PS-ja do te ishte pakez fare inteligjente dhe me pak biznesmene apo servile e grekut duhej te ngrihej ne portesta me moton———— Te Shpetojme Shqiperine nga Kjo Qeveri Tradhetare—
    ——-Gjithe Shqiperia do ishte me ju —edhe elektorati dmeorkat do vinin me ju , sepse asnje nga ata nuk eshte dakort me kete qeveri Hajduto-Tradhetare
    Por PS-ja nuk ka per te ardhur kurre ne pushtet, nqs nuk flet kunder tradhetive te kesaj qeverisje
    Se per ekonomine nuke cajem koken ne or jo———Sala shkateroi gjithe ekonomin e Vendit , krijoi mbi 1 milion te papaune dhe nuk u be asnje proteste per kete shkaterim gjigant qe Sala i beri ekomnomise shqiptare dhe shoqerise shqiptare
    Por per patriotizmin te gjithe shqiptaret do ngriheshin dhe do e mernin Salen zvarre nga zyra
    Megjithse ca them edhe une –PS-ja me ate ekipin e saj Pionero-Bisnesmen ben politike te holle , qe s’e kuptojme dot ne njerezit e thejshte –loooooooooooooooooool—por do ti as Sala nuk i kupton dot ndaj s’jep doreheqje hahahahahahahaahahahaahahha

    1. hajri says:

      SI GJITHMONE JE SHUME I SAKT ZOTERI . PS-ja (dhe partite e tjerra) NUK FLET SOT QE ESHTE NE OPOZITE , VAJMEDET KUR TE JETE NE PUSHTET. KETA HOORRAT E POLITIKES SONE I JANE QEPUR KETIJ VENDI VETEM E VETEM PER TA XHVATUR E PER TA GRABITUR PER TU PASURUAR. KETU DUHET NJE GRUP ANARKISTESH QE TE BEJNE RAPREZALJE DHE TI SHFAROSIN FARE POLITIKANET TANE SE POTHUAJSE JANE 100% ANTI KOMBETAR.

  5. Nabukodonosor says:

    Cfare prisni nga nje agjent i serbeve?

  6. hajri says:

    PER TE KUPTUAR SE Ç’POLITIKAN KEMI PASUR ATEHERE DHE Ç’POLITIKAN KEMI SOT ,JU KESHILLOJ TE HYNI NE “YOU TUBE” DHE DEGJONI DY POEZITE E TE MADHIT ALI ASLLANI
    ” MASKARENJTE ” DHE “DASMA E MADHE”
    SHPRESA ESHTE E FUNDIT QE VDES , NE SHPRESEN E KEMI NE MAXIMUM SE BURRAT DHE TRIMAT SHQIPTARE NUK KANE PER TE VDEKUR KURRE , PAVARESISHT KESAJ SHTRESE POLITIKANESH TE PAYNDYRE.

    NJE PER TE GJITHE E TE GJITHE PER NJE SHQIPERI ETNIKE DERI NE PIKEN E FUNDIT TE GJAKUT . TUNG

Comments are closed.

Lini një Përgjigje