Linguisti austriak Norbert Jokl iu përkushtuar gjithë jetën albanologjisë dhe mund të cilësohet babai i saj. Tani dy linguistë të rinj austriakë janë në gjurmët e tij. Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger kanë nisur të studiojnë shqipen e vjetër. Ata thonë se pas rënies së regjimit komunist kanë më shumë mundësi për të studiuar. Por teoria e tyre ka shkaktuar shumë debat e sidomos kundërshtime. Ata thonë se gjuha shqipe u ka dhënë formë gjuhëve të tjera në rajon, përfshi këtu maqedonishten, bullgarishten, greqishten, rumanishten. Sipas tyre, gjuha e vjetër shqipe ka qenë e rëndësishme për zhvilliminn e gjuhëve në rajon më shumë se sa ka qenë një proces këmbimi fjalësh. Linguistët thonë se kanë ende shumë për të studiuar në këtë drejtim, por kanë gjetur që tani prova të forta.
Por teoria e tyre ka hasur në shumë kundërshtime. Në një shkrim të botuar në “Balkan Insight” thuhet se meqë gjuha shqipe dhe teoritë për të kanë shumë implikime, bën që shumë të mos e pranojnë një fakt të tillë. Gjuhëtarë në Shqipëri, por sidomos në Kosovë janë shumë mosbesues ndaj këtyre studiuesve.
Comments are closed.
MIRE KETE TE HUAJT POR KETA TANET PSE JANE MOSBESUES?????
KETA TANET NE VEND QE TA SHTROJNE BYTHEN DHE TE PUNOJNE BEJNE DHE GAM GAM
Keta tanet!Cilet tanet.Ke pare ndonje tonin ketu ti.
Mire thoshte Konica i madh: “Le ta bejme Shqiperine, per inat te shqiptareve”. Profesoret e huaj harxhojne jeten e tyre duke mesuar shqipen me rrenje e dhemballe, dhe deklarojne se shqipja eshte gjuha me e vjeter europiane dhe madje eshte baza mbi te cilen kane lindur gjuhet e tjera ballkanike e me gjere, debilat tane injorant pasi shkaterruan edhe Akademine e Shkencave u kundervihen duke u thene se nuk eshte e vertete. Ketu eshte bere lesh arapi thote populli.
a e keni lexuar CLIRIM XHUNGEN ne “mbi gjuhen dhe etimologjine”