Përshëndetje, e vlerësoj shumë website-in respublica.al dhe jam i bindur që udhëhiqet nga vlerat më të larta morale. Për këtë edhe ju falenderoj me shumë mirënjohje. Dua të them se publikimi i një liste kolektive më lë një shije të keqe. Me këtë nuk dua të them se në Ministrinë e Jashtme nuk ka emërime nepotike. Madje, ka shumë mundësi të ketë. Dhe sigurisht që ky është një problem; dhe ju bëni shumë mirë që e adresoni.
Por nuk më duket e drejtë që të publikohet një listë kolektive; kjo, sepse të gjithë anëtarët e asaj liste barazohen me njëri-tjetrin duke neglizhuar individualitetin e tyre. Nëse duam, le ta trajtojmë emër pas emri, por në asnjë rast t’i barazojmë të gjithë si produkte të nepotizmit. Kjo nuk më duket e drejtë. Për shembull, në listë është i përfshire edhe Albjon Bogdani, që për fatin e tij të mirë apo të keq, është vëllai i një deputeti të PD-së. Nuk është e drejtë që automatikisht të aludojmë se ky njeri nuk ka vlera dhe është aty thjesht prej të vëllait. Personalisht e njoh Albjon Bogdanin dhe ju them se është një njeri i mirëshkolluar në Columbia University në SHBA, me shumë integritet, dhe shumë i përkushtuar pas punës së tij në Ministrinë e Jashtme. Njerëz të tillë i bëjnë nder Shqipërisë.
Është për t’u përgëzuar që individë të tillë zgjedhin të punojnë në Tiranë, kur do kishin mundësi të punonin edhe në Capitol Hill, shumë lehtësisht. Por zgjedhin Tiranën për arsye patriotike, duke neglizhuar interesat e tyre financiare. E di që në këtë shoqërinë tonë arsyetime të tilla mund edhe të keqinterpretohen si dogma; s’do habitesha fare, pasi kemi arritur në pikën, ku të mirën nuk duan ta besojmë aspak.
Por në asnjë rast nuk është mirë që individë të tillë si Bogdani t’i persekutojmë me lista të tilla kolektive, ndërkohë që do duhet t’i inkurajonim për kontributin e tyre. Jam i sigurtë se, nëse respublica.al do e kishte këtë info për Albjon Bogdanin, do e kishte krasitur edhe emrin e tij nga lista, siç edhe bëri me Zhulalin. Për korrektesë qytetare, e ndiej si detyrim ta shkruaj këtë letër duke besuar në etikën e lartë të këtij website-i. Përsëri besoj në të dhe e kuptoj që një lapsus nuk e komprometon aspak moralin e respublica-s.
Me shumë dashamirësi, Ilir Barjaba.
Përgjigje nga M. Nano: Ilir, ju falenderoj për fjalët e mira në adresë të website-it, por më lejoni të hyj drejt e në ‘thela’. Është ashtu siç e thoni dhe ju: unë nuk e njoh Albjon Bogdanin. As të tjerët nuk i njoh, e në këtë kuptim nuk do t’i lejoja vetes të jepja konsiderata jo fort dashamirëse lidhur me secilin prej emrave të përmendur. Në shkrimin tim me titull “Emërimet nepotike të Ministrisë së Jashtme” nuk bëhet asnjë aluzion mbi pazotësinë profesionale të njërit apo tjetrit. Madje, jam i prirur të besoj që të gjithë këta janë shumë të zotë.
Ndonjë lexues, gjithashtu, është rrekur të ecë kësaj ane në komentet e shkurtra që janë bërë në fund të shkrimit të publikuar, duke përzjerë pa të drejtë, sipas meje, dy gjëra që janë të ndara. Është një gjë zotësia profesionale e një personi, dhe është një gjë tjetër promovimi i të njëjtit person të aftë mbi baza nepotike. Nuk është vetëm Albjoni i zotë në këtë vend (ajo shprehja që “Albjoni i bën nder Shqipërisë” është ca pretencioze; më keni bërë kureshtar që ta njoh vëllain e Gertit, pasi deri më sot nuk kam njohur askënd që t’i bëjë nder Shqipërisë; madje, që të jem i saktë, nuk e kam shumë të qartë se ç’do të thotë t’i bësh nder një vendi); ka dhe të tjerë, të cilët mund të jenë, të paktën, po aq të zotë sa Albjoni. Dhe këtu, ndërsa unë po bie dakord që Albjoni është i aftë, dhe ndërsa ju duhet të bini dakord që ka dhe të tjerë të aftë, është hera të bëj disa pyetje: Si është emëruar Albjoni në Ministrinë e Jashtme? Është emëruar në respekt të ligjit? Është emëruar me konkurs? Është shpallur ndonjë konkurs nga ministria? Ka dalë njoftimi për një vend pune në dy gazetat më të shitura në vend? Sa vetë kanë marrë pjesë në atë konkurs? I sati ka dalë Albjoni?
Kuptohet, nuk e kam fare me Albjonin. Të njëjtën gjë mund të them dhe për Ilda Zhulalin, emrin e së cilës e hoqa me të marrë vesh, se ajo është emëruar përpara se të njihte bashkëshortin Bumçi, deputet i PD-së. Më kanë thënë që ajo është gjithashtu e zonja, por kur puna vjen tek argumenti i shkrimit, unë nuk jam i sigurtë, prapëseprapë, që ajo të jetë punësuar në diplomaci pas një konkursi në kohët kur qeverisnin socialistët. Ashtu si nuk jam i sigurtë, nëse është e drejtë që Ilda Zhulali të jetë drejtore e drejtorisë së BE-së, ndërkohë që nuk ka përvojë pune në ambasada të rëndësishme të Europës, apo në Bruksel. Kështu që nepotizmi vazhdon t’i rëndojë mbi shpinë, sidoqë unë “ia hoqa emrin nga lista”.
E njëjta gjë mund të thuhet për Besiana Kadarenë, për të cilën di shumë mirë që është e zonja dhe për të cilën mora vesh pas publikimit të shkrimit që punon në ministrinë e jashtme qysh prej vitit 2002; në këtë kuptim, janë krejt të pakuptimta insinuatat (e lidhura me këtë emërim) mbi heshtjen e Kadaresë përballë prapësive 20 vjeçare të Berishës. Secili ka të drejtë ta fshikullojë Kadarenë për këtë heshtje (mua më kanë me vete), por është pesë me hiç ta lidhësh këtë heshtje me vajzën e tij që janë kanë marrë në punë në ministri. Të gjthë e dimë, se nuk kushton kaq pak Ismail Kadare. Por edhe në këtë rast ka diçka që s’shkon. Po pyes: Si është emëruar Besiana? Është futur në ndonjë konkurs? A nuk është shkelur ligji, kur e kanë emëruar drejt e në një ambasadë, pa e lënë të bëjë gavetën e ministrisë?
E di, dikujt mund t’i duket mistrece dhe e padrejtë kjo përpjekja ime për ta ilustruar nepotizmin në diplomaci me Besiana Kadarenë, por qëllimi im nuk ka qënë të bëj pis e të denigroj ndokënd. Unë dua të denoncoj dukurinë. Dhe dua ta denoncoj fort, sepse nuk dua që fëmijët e dikujt që s’ka pushtet e ndikim, apo të dikujt që nuk e ka xhan qeverinë (megjithëse mund të jenë të zotë sa të duash), të mos kenë asnjë mundësi për të bërë karrierë në diplomaci apo gjetkë.
Diskutimi mbi rrafshimin e personaliteteve të njerëzve të futur e ngucur në lista është i drejtë, por nuk besoj se është ky rasti; për Albjonin, Besianën, Ildën, etj, nuk them se janë njësoj; them se kanë një gjë të përbashkët: janë emëruar si pasojë e një mbështetjeje të fortë nga pas. Dhe të tillë nuk janë vetëm ata që unë përmendja në shkrimin e parë. Ka dhe të tjerë, për të cilët jam informuar më pas (që të gjithë në diplomaci). Ja lista tjetër:
1. Baxhanaku i Fahri Balliut (ambasador në Turqi)
2. Gruaja e Fatos Nanos (në Paris)
3. Kunata e Fatmir Mediut (New York)
4. Gruaja e Rrahman Selmanllarit (në ministrinë e jashtme)
5. Daja i dhëndërit të Sali Berishës (konsull i përgjithshëm në Bari)
6. Dy kushurinj të Ilir Metës (një konsull në Selanik e tjetri në ambasadën tonë në Katar)
7. Kunata e Azem Hajdarit në New York
8. Vajza e Agim Shehut (Vjenë)
9. Vajza e Ilir Banos (në ministrinë e jashtme)
10. Djali i Selim Muçës (konsull i përgjithshëm në Stamboll), etj, etj.
Këta mund të jenë të gjithë të zotë (përfshirë vëllain e dhëndërin e Jozit, kushurinjtë e Likut, apo dajën e dhëndërit të Salës), por këta janë në ato vende pune për shkaqe të tjera, që s’kanë të bëjnë me zotësinë. Dhe ky fakt është shumë shkurajues për gjithë të tjerët, që janë gjithashtu të zotë. Përballë emërimeve të tilla me logjikë nepotike (të cilat janë të shtrira në të gjitha dikasteret e në të gjitha institucionet) ky vend të bëhet i huaj. Ndërsa regjimi që e sundon të bëhet si një gjë, që duhet shkulur nga themelet, mu si regjimi i Gaddafi-t në Libi.
P.S. Nja katër orë më vonë. Vazhdojnë të më vijnë nga të gjitha rrugët komente e informacione mbi të njëjtin argument. Informacioni i fundit që më erdhi është demonstrim i një nepotizmi eksploziv: Paskal Milo ka të bijën si sekretare të parë në misionin tonë në Gjenevë (OKB); ka të mbesën në ministrinë e punëve të jashtme; ka dhe nipin në ambasadën tonë në Washington. Dhe kështu nepotizmi bëhet bipartizan.
Comments are closed.
….me cudit varjanti i te mburrurit alla Sali..vellai i Gert Bogdanit….bla…bla…bla…Po marr nje koficient e po e shumezoj Gertin ..qe te te nxjerr nje vella Albjonin…..sa do qe ta marre kete koef prodhimi =0; sepse djem kaq te pregatitur jetojne nen nje ambjent e pushtet mizerje ==> pra shkurt vegjetojne.
Djemte e pregatitur e ndergjegje shoqerore jane baze e zhvillimit e sidomos i ndryshimit..
Vendin e punes nje njeri i zoti e krijon vete…!!! Per te tille djem e vajza kemi nevoje !!! Ata te listes etj…jane gjallesa..
Mustaf,
Ke publikuar nje liste te shkelqyer dhe nuk do te beje mire qe te filloje te hiqje emrat me vone nga lista.Te tilla publikime jane nje “must” per te gjithe ata syleshe dhe naive qe te shikojne se perse diplomacia jone, dhe jo vetem, eshte fare inexistente dhe se keta marioneta qe insinuojne se do te punonte ne Capitol etj.budallalleqe feminore jane vetem nje prudukt i paaftesise dhe inkompetences klasike qe ka mberthyer institucionet shqipetare.
te ishin njerzit e afte dhe me experience ashtu sic funksionon i gjith sistemi institucional ne Shqiperi maloku nuk ka pse ben komente te tilla ne shkoder–le te shpresojme qe nuk do bjere shi dhe bore ne Fierze–sepse jane kete njerez qe jane ne instiucionet tona qe nuk kane asnje transmetim experience nga brezi ne brez qe ndryshet quhet continuitet institucional dhe qe eshte faktori themeltar per qendrueshmerine dhe credibilitetin e institucionit dhe lere me pas te diskutosh per kompetencat e dikastereve qe jane per te qare nga pa aftesia dhe sidomos nga njerez te tille qe jane pretentende per ne Capitol…no wonder they couldn’t get the job..
Njerzit e afte jane kudo ne shqiperidhe jashte shqiperise dhe beni nje search se sa shqipoo te afte punojne neper kompani prestigjoze boterore dhe thank god as1 nga keta nuk eshte farefisi i x apo y .Vetem ne institucionet e qeverise nuk jane dhe kete krim e keni nga maloku qe del perdite ne tribune, qe i ndoqi dhe i detyroi te largohen nga shqiperia.Ky krim institucional eshte permanent dhe do me dhjetra vite te reabilitohet…
Deri atehere lutuni qe keta qeveritare te mos pjellin e te mos shumohen….
Rradhes se gjatë të studenteve që mbarojne shkelqyshem në boten perendimore nuk i dihet fundi e as fillimi,ata e braktisen shqiperine pikerisht se aftesite e tyre nëperkemben,ose then troc nuk jane njerez te oborrit,dhe si te tille janë te padeshiruar,Kjo praktike ne fakt u shkon per shtat gjithë të tjerëve që kane sejmenet e tyre nen urdhrat e gjeneral Saliut.Mos vallë rastesia bashkoi të gjithe keta?valle te gjithe janë adap per punen qe kryejne?Nuk ju duket se rastesia qenka treguar bujare pikerisht me njerez të afermit e tyre janë pikerisht ne strukturat e PD! Pse fjala qe bie ne keto poste nuk ndodhen rastesisht te aferm te Filip Cakullit,ose te Mero Bazes,apo te Mustafa Nanos? Po pse ka lujt mendsh Saliu(ne fakt ai ka kohe që ka rrjedhur nga trutë e kokes) te punesoje te afermit e tyre që ja nxjerrin te palarat sheshit!Ne se kjo praktikë vazhdon edhe me ardhjen ne pushtet te socialisteve(ketu e kam fjalen per Edi Ramen,se socialistet që ishin me parë bënin te njëjten gjë që bejne keta qe kemi sot) ateherë te gjithe tja mathim vrapit në ndjekje te atyre studenteve qe shkollohen nëper bote,ose te shume shqiptareve që jetojne me nder neper evrope!!
ceshte ky leng mishi emerime nepotike nuk behet fjale per kualifikimin
Ka te beje me ” EMERIMIN ‘ pa konkurs mund te jene te zote po nuk kane mbajtur rradhen per nje pune
Sa per nderin e SHQIPERISE ato fjale merri mbrapsht e futi aty ku nuk hyn drita e diellit se vellai i GERT BOGDANIT eshte nuk eshte ISA BOLETINI
Emrat ne kete liste mund te jene me shume apo mund te jene me pak. Kjo gje nuk ka aspak rendesi. Nuk ka rendesi se sa i madh eshte ai numer. nese eshte me nje apo dy ose tre shifra. Nuk kane rendesi as aftesite e atyre njerezve qe jane pjese e diplomacise shqiptqre. Ajo cfare ka rendesi, eshte nese ata jane aty ne baze te studimeve qe kane mbaruar dhe karrieres qe kane bere brenda ministise se jashtme. Diplomacia jone eshte mjaft e ngathte per te mos thene qe nuk egziston dhe emerimet klanore nuk ndihmojne ne permiresimin e imazhit te saj dhe te shtetit qe ajo perfaqeson.
Emrat do fshihen dhe emra te tjere do shkruhen. E rendesishme eshte qe media te vazhdoje te informoje ne menyre profesionale, ashtu si e ka bere gjithmone gazeta Tema, per cdo padrejtesi dhe keqfunksionim te institucioneve tona.
ambasadori yne ne greqi eshte djali i tezes i ilir metes, eshte nje ambasade e rendesishme; pastaj nje pyetje si ka mundesi qe Llesh Kola vijon ende te rrije si ambasador ne rome kur i ka skaduar afati i misionit!!!???
aspak kompetent dhe shume banal qe nje njeri te tille te na perfaqesoje ne Itali.
Po droga me cfare makinash do te trafikohet?
Po ai ministri “enigmatic” me ato bonot e fallsifikuara amerikane si do e krijoje alibine?
Arber, ka menu maloku per keto dit te veshtira….
Llesh Kola ne Itali ka dhe nji problem te madh. Italianet e shqiptojne emnin e tij Lesh e jo Llesh.
do jete nga ata qe i ben nder SHQIPERISE ky BARABBA
emerimet ne Albinvest:
qe kur Viola Puci mike per nderet me koncesionet e Durim Krajes dhe bashkeshorte e Flir Moshos u komandua si drejtoresh ekzekutive ne albinvest pati nje bum emerimesh nepotike si asnjehere me pare.
sapo komandohet Zj. Puci (nuk e dime ne ka diplome universitare, asnjeri nuk ja ka pare. e asnjehere nuk e ka depozituar ne institucion ne menyre te kundraligjshme) emeron shoqen e vete te ngusht drejtoresh te investimeve te huaja Zj. Edlira Barbullushi (Cocoli – mbaheni mend kete mbiemer se do perseritet) Bashkshorten e drejtorit te pergjithshem konsullore ne MPJ, sot ambasadori yne ne Hollande. por duke qene qe i duhej te bashkoj me burrin zj. Barbullushi pas shume muajsh qe paguhej me rroge te plote edhe rrinte ne hollande le si pasardhese motren e vete Venera Cocoli edhe kjo mike per koke e Zj. Puci. nuk po i hyje hollesive se kush eshte venera se e njeh gjithe tirana per bemat me rognerin. per te patur koalicion te forte me financieren emeron Shef Sektori nipin e financieres se institucionit z. Elton Nastasi. pastaj merr nje juriste nga METE qe kane punuar bashke ne aferet e Concensioneve dhe ben shefe sektori per projektet e huaja Zj. Ledana Kallajxhi. Vellain e shoqes se ngusht e merr si jurist edhe pse nuk ja kishte haberin e punes Z. Ergys Dhami. shoqen e saj Pamela Topulli e ben shefe sektori ne marketing edhe pse nuk e ka haberin e marketingut se ka mbaruar kimi. por nuk mbaron ketu jo shoqen e vete e merr Anisa Sokolin si specialiste te midhjes edhe peshkut. kurse rruget jashte shtetit ndahen mes miqesise e shoqerise. Pranvera Karapici, Ina Vejsiu, edhe Arbes Rusi jane te preferuarat e Zj. Puci per rruget jashte shtetit. se helbete u duhen pushime te paguara ketyre cupkave qe kane mbaruar gjermanisht edhe juridike ne nje shkolle private ne shqiperi. qershiza mbi torte. Mimoza Bimo hyn e del nga institucioni ne poste te ndryshme sa here qe i duhet te jetoj ne shqiperi per pak muaj a thua ja ka lene baba. por eshte mike e Edlira Barbullushit e Zj. Puci nuk ja prish dot. bile e ben edhe drejtoresh marketingu se nuk i gjeti dot vend tjeter. e keshtu ne menyre te fshehte paguhet Zj. Bimo me ndihmen sigurisht te financieres Greta Shyti qe i jep udhezimet si mund te abuzohet me fondet publike pa u lagur. keta jane nje pjese e mire e atyre 31 vetave shume te afte te pushuar padrejtesisht.
Venus jo vetem qe je jashte temes, po edhe me keq. Po mesa duket ti nuk pyet per temen kur te vjen te nxjerresh dufet e mllefet personale. Me aq pak sa e njoh albinvestin, e di qe je ulur dhe po genjen. E di qe edhe ti e di qe po genjen. Meqe flet per emra. Dikush ketu ti ka dhene ca pergjigje, keshtu qe s’po zgjatem. Po merrem vetem me qershizen mbi torten tende. Per znj Bimo si bashkeshorte diplomati ka nje ligj qe i garanton vendin e punes sa here qe iken dhe shoqeron te shoqin dhe kthehet. Ky nuk eshte privilegj, po problem i madh i asaj dhe parnereve te tjere te diplomateve qe nderpresin punen dhe i bashkohen familjeve. Nuk eshte as nepotizem, as favor qe ti e sheh “sikur ja ka lene baba”. Ja garanton ligji dhe ata qe e kane bere ligjin e dine me mire se ty se perse duhet te jete keshtu. Degjo mua, merr lejen se qenke keq. Na shet mender me thenen per torte…
ti qe paske kaq shum informacion duhet te jesh 1 nga me te pakenaqurat e stafit te Albinvestit mesa duket…..
nuk e kuptoj perse ka kaq shum mllef ? Bajraba vetem po thote qe mos i fusni te gjithe ne nje thes. Madje edhe thote qe ka emerime nepotike, e konfirmon kete. Me duket se dhe ai ndan te njejtin mendim me ne se e thote qarte fare qe ka shum mundesi te kete te tilla emerime. Edhe mua nuk me pelqejne listat dhe jam dakort me Bajraben qe thote se le ti analizojme emer pas emri me mire se me lista ska besueshmeri. Vete Bajraben e kam degjuar ne disa konference dhe me eshte duk serioz e elokuent goxha. Rubin ne Standford nuk mund te ta blej diplomen babai, kjo tregon qe je mbrapa bote ? seshte universiteti ufo aty
Ke nje te drejte te vogel Por as me thua
Eshte bere njoftim per vende pune nga MJ ?!?
A jane futur me konkurs keta STANDFORDET apo nga dera prapa ?!?!?
Kush i ka publikuar keto rezultate ?!?!?!?
Mos valle duhet te paguajme 200-300 mije eurp per standford te gjithe apo duhet ta kemi
vellai prostitute te BERISHES ?!?!?!?!?!?!?!?!?!
Nuk ma merr mendja se ikja e Berishes do ta zgjidhe perfundimisht ceshtjen e nepotizmit. Por ama ikja e Berishes eshte KUSHT per ndalimin e cdo akti kriminal e keqberes ndaj Shqiperise e pasurive te saj, per perfitime vetiake qe sot behen KAQ HAPUR e kaq PATURPSISHT!
Ai mbahet gjalle nga “KY RRETH VICIOZ” qe u krijua rreth popullit shqiptar e me parapelqimin prej injorantesh te te gjithe atyre qe synuan e synojne te pasurohen brenda nates (apo dites).
Analogjia e Dites: Gedafi:4 versus Berisha:6
Kush e ka nepotizmin me te forte ? G>B
Kush e ka nepotizmin me te eger ? G=B
Kush e ka nepotizmin me te hapur? G<B
Kush e ka nepotizmin me qitje te larget? GB
Kush e ka nepotizmin me te pa fe? G<B
Kush e ka nepotizmin me te pangopur? G=B
Kush e ka nepotizmin me te kamufluar? G<B
Kush e ka nepotizmin maske korrupsioni? GB
…
…
…
…
Kush e ka nepotizmin me te hershem? G>B
Krahasimet ndermjet nepotizimit ne sherbimin e jashtem te Shqiperise ne ate te Libise jane krejt pa vend. Shqiperia mban rekord boteror ne kete aspekt. Edhe vendet me te pazhvilluara (Libia jo e jo) i kushtojne shume rendesi cilesise dhe karrieres se diplomateve. Jam i sigurt se Kolonel Gedafi nuk do te dergonte dhenderrin e tij ne Paris pa mbaruar akoma shkollen sic beri Jozefina Topalli.
nuk e di se kush je o countryman po te gjitha qe ke shkrujtur jan mese te verteta,disa njerez si puna e ketij pinjolli delenxhish dhe disa te tjere i nxorren ne rruge keto 30 familje..klm
Hajde Shqiperi, hajde.
Hajde Etike Hajde.
Hajde Administrate Hajde.
Hajde Fjalor Hajde.
e si lum ne per kete popull. ?
Tufani, ta mirekuptoje mllefin per lindjet e mia, por mos aludo pa qene i sigurt se nuk ke qullos gje kete here.