UPDATE- Kuvendi miraton heqjen e imunitetit për Dritan Priftin. 119 deputetë kanë votuar pro heqjes së imunitetit për deputetin e LSI dhe 3 kanë qendër kundër.
Ndërkohë, vetë Prifti nuk ka qenë në seancën ku është votuar për heqjen e imunitetit të tij. Ai i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit ku shpjegon arsyet pse nuk mori pjesë në seancë. Më poshtë teksti i plotë i letrës së Priftit.
“Kam gjykuar mos te marr pjese sot ne seance, meqe Kuvendi voton per dhenien e autorizimit per Prokurorine per hetime ndaj meje. Nuk dua qe koleget deputete te ndikohen ne votim nga prezenca ime ne salle. I kerkoj kolegeve, qe pavaresisht nga marredhenia personale apo politike qe kane me mua, te votojne PRO dhenies se autorizimit per Prokurorine.
Une e kam deklaruar qe ne mbledhjen e Komisionit te Rregullores dhe Mandateve, qe jam gati te leshoj imunitetin tim parlamentar per cdo lloj hetimi nga Prokuroria. Kam deklaruar voten time PRO per te ndryshuar Kushtetuten e vendit per ta hequr pergjithmone nga Kushtetuta imunitetin parlamentar, ashtu sic kam deklaruar qe jam dakord me ndryshimin e Rregullores se Kuvendit per kufizimin e imunitetit dhe leshimin e tij automatikisht per cdo kerkese te Prokurorise. Perpara drejtesise te gjithe duhet te jene te barabarte, dhe deputetet nuk duhet te kene imunitet ndaj cdo lloj hetimi.
Prokuroria e Pergjithshme gjykoi qe te kerkoj autorizim nga Kuvendi per ndjekjen time penale, ne lidhje me nje video qe une kam rregjistruar vete. Pavaresisht sa i cuditur jam une nga kjo kerkese, pavaresisht se ne video nuk ka asnje veprim te kundraligjshem nga ana ime, pavaresisht se do me pelqente te me kishin lejuar te jepja vullnetarisht sqarimet e mia, perpara se te behej kjo kerkese per heqje imuniteti, tani jemi perpara nje kerkese zyrtare te mberritur ne Kuvend.
Meqe Prokuroria ka dyshime se ne kete video mund te kete veprime te parregullta dhe kundraligjshme, une ju kerkoj t’i hapim rruge ketij hetimi sa me shpejt. Une jam i gatshem te bashkepunoj me drejtesine deri ne zbardhjen e plote dhe eleminimim e cdo dyshimi te tyre mbi videon.
Ju lutem njoftoni koleget deputete, qe eshte vullneti im te mos jem prezent ne séance, dhe qe séanca duhet te procedoje ne plotesimin e kerkeses se Prokurorise edhe pa mua. Ju faleminderit.”
Comments are closed.
ne te milingones “pishtari i antikorrupsionit”
Dritan,te pergezoj per guximin e lenijes se imunitetit tuaj.Nje dukuri e madhe dhe me vlera ne kete llokuni korrupsioni qe e ka perfshire qeverine e Sali Berishes dhe vete ate pa lene menjane femijet e te afermit te vathes se tyre.Te gjthe hajdutet si dije dhe sot jane fshehur pas damkes se unitetit.Nje arme e paragjykuar per vetligjevenisit,qe deputeti te kullose ne luadhin e gjere te shqiperise per cdo dite e per dite dhe te vrasin kur te duan e sa te duan sic beri Berisha e Basha me 21 janar ku pa ju dridhur qerpiku i syrit edhe treqind per ta ishin pak.Per kete kasapane qe kryen ne mes te bulevardit bandistet Berisha- Basha prokurorija pa asnje hezitim e pa asnje lekundje te kerkoje heqjen e imunitetit per ti vene para ligjit,jo vetem per 4 deshmoret e demokracise te 21 janari por edhe te 26 qytetareve te Gerdecit..