Gazeta austriake “Der Standard” portretin Behgjet Pacollin
Shumë kosovarë turpërohen për këtë aleancë mes parasë dhe kalkulimit, që e realizuan Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi
Adelheid Wölf
“Chrisi është me mua”, shkroi Behgjet Pacolli në një SMS pak para zgjedhjes së tij si president. Me “Chris” Pacolli mendonte ambasadorin e gjithëpushtetshëm amerikan Christopher Dell në Kosovë, i cili, siç duket hapur, e kishte montuar pazarin politik. Sipas këtij pazari miliarderi Pacolli bën të ulet në kolltukun e presidentit, që t’ia sigurojë një mandat të dytë kryeministrit Hashim Thaçi, të dëmtuar rëndë nga “afera e tregtisë me organe”.
Shumë kosovarë turpërohen për këtë aleancë mes parasë dhe kalkulimit. Pacolli fitoi vetëm 62 vota nga 120 sa ka parlamenti; opozita refuzoi pjesëmarrjen në votim. Pacolli jo vetëm që është i diskutueshëm, sepse është takuar me Slobodan Milosheviqin në vitin 1998, por sepse mban kontakte shumë të mira me Rusinë, e cila, siç dihet, e mbështet Serbinë. Veteranët e luftës – madje edhe anëtarë të partisë së Thaçit – u distancuan nga Pacolli. Në zgjedhjet e vjeshtës partia e tij AKR (një mishmash i përberë prej grupeve të shkëputura) hubi dhe ishte e pesta me vetëm shtatë për qind.
Pacolli u rrit në një familje me 10 fëmijë afër Prishtinës, si i ri punoi në Hamburg, kreu shërbimin ushtarak në gardën personale të Titos, ishte shef i shitjes në një fabrikë makinash në Tirol. Para kthesës së vitit 1989 u miqësua me Boris Jelcinin. Kur ky erdhi në pushtet, firma zvicerane Mabetex e Pacollit fitoi tenderët më fitimprurës në Rusinë e re: Ajo rinovoi jo vetëm parlamentin rus (Duma), por edhe Kremlinin dhe ndërtoi për kryetarin e Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev qytetin Astana. Hetimet për korrupsion kundër Pacollit nuk çuan askund, ndonëse prokurorja e atëhershme Carla Del Ponte e kishte vënë nën thjerrëz Mabetexin në Lugano. Sot thuhet se Mabetex ka 16 mijë punëtorë, pasuria e Pacollit vlerësohet në gjysmë miliardë euro.
Ky person, që flet gjashtë gjuhë, nuk është aktiv vetëm në ndërtimtari, por edhe në biznesin e medieve dhe të muzikës. “Unë fitoj atje, ku të tjerët dështojnë” – kjo është motoja e tij. Pacolli përpiqet të ndreq imazhin e tij të Donald Duck-ut dhe përkrah projekte humanitare ose “çliron” një peng në Afganistan. Duhma e parave të tij mbetet përherë prapa. Në Prishtinë e rrudhin hundën mbi dobësinë e tij retorike. Pacolli ka 5 fëmijë dhe ka qenë i martuar me këngëtaren italiane Anna Oxa, para se ai të martohej me gruan e tij Maria, një ruse.
Comments are closed.
ky nuk flet shqipen e kam degjuar nje here ish gruan e shtate kur ju pergjigj bruno vespes im shoq nuk flet italisht ndaj flase une ne emer te tije fliste nje italishte te nivelit me te ulet qe egziston ndoshta mund te flasi gjuhen e nenes serbishte pasi ka qen dhe sherbetor i titos
gjuhe te huaja ashtu si flet pacolli flet dhe qeni im
sakte
A eshte thjesht RASTESI qe Pacolli-Thaci dhe Berisha-Meta lulezuan ne te njejten kohe, si ne Kosove e Shqiperi? Nese kjo eshte thjesht e natyrshme, atehere kjo perben edhe TRAGJEDINE ME TE MADHE moralo-ekonomike te mbareshqiptareve, kudo qe jane!
Une e kam degjuar Pacollin ne nje interviste me Bruno Vespen dhe ka folur shume mire ne italisht ,ishte edhe shume patriot dhe e reflektonte qe ishte njeri i sjellshem dhe i mire
Tani njeriu ndryshon ,por une mendoj se ai eshte patriot pavaresisht biznesit qe ka pasur me Rusine , aq me teper qe pro tij ishte edhe ambasadori amerikan
Kur te ushtroje postin e presidnetit do duket se si eshte ….
te pakten ky di te drejtoje ,,jo si ca te tjere qe skane drejtuar ndonjehere as edhe 1kioske ose sdine te ngasin makinen edhe drejtojne ministri e drejtori te tera….