Kryeministri grek, George Papandreu flet për gazetën më të madhe gjermane “Bild”
Zoti kryeministër, të gjithë gjermanët pyesin, nëse Greqia do na i kthejë borxhet ndonjëherë. A do vinit bast rrogën tuaj për këtë?
(Qesh) Prisni pak. Nuk kam dhe aq shumë para. Rroga ime dhe e gjithë ministrave të mi është shkurtuar me 20 përqind.
… ne pranojmë edhe shuma të vogla…
Seriozisht. Ju premtoj se Greqia do u kthejë çdo cent. Ekonomia greke ka shumë potencial dhe për momentin po përjetojmë një bum në eksporte.
A keni shkurtuar ato pensione superqesharake, për shembull të vajzave të pamartuara të ish- gjeneralëve? Në Gjermani, ku secili punon derisa të mbushë 67 vjeç, nuk kemi shumë mirëkuptim për një gjë të tillë…
Sistemi i pensioneve për vite të tëra në Greqi u rrit si shkurre dhe në fund ishte bërë i pakalueshëm. Ne e kemi ndryshuar një gjë të tillë. Për muaj të tërë kemi ndërmarrë reforma të nevojshme. Për shembull gratë, që në disa raste dilnin në pension edhe 45 vjeç, tani të gjitha dalin në pension në moshën 65 vjeçare. Ky është një hap shumë i madh.
Çdo një në katër punonjës në Greqi, është i punësuar në shtet. Kjo nuk është një gjë e mirë.
Kjo është e vërtetë. Më përpara çdo ministër sillte njerëzit e tij në administratën publike, thjesht për të siguruar numrin e votuesve. Ishte një ekonomi nepotike. Ne do e ndryshojmë një gjë të tillë. Do ketë një tjetër kulturë politike në Greqi.
Besoj e kuptoni inatin e taksapaguesve gjermane që duhet të paguajnë për një vend që nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë…
Edhe njëherë, këto janë kredi, për të cilat paguajmë interesa, nuk janë dhurata. Dhe ne nuk i duam kreditë për ta lënë gjendjen siç ishte, por për të fituar kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme. Por unë e kuptoj inatin e gjermanëve. Ajo që mund të bëj është thjesht t’i falënderoj.
Por nuk na falënderuat kur u propozuam si gazetë që të shisnit ishujt për të reduktuar borxhin…
Jo. Për këtë nuk u falënderoj. Kjo është një çështje e mbyllur. Duhet thjesht të kuptoni sa të rëndësishëm janë këta ishuj për grekët dhe për historinë e Greqisë. Kemi shpenzuar shuma të mëdha për të siguruar ishujt që janë në brigjet turke. Pastaj janë trashëgimi kulturore dhe turistët gjermanë e vlerësojnë këtë. Nëse do ua shisnim ishujt disa pasanikëve, do merrte fund puna e tyre. Ne duam t’i mbrojmë këto monumente të natyrës me shumë kujdes.
Qeveritë greke kanë abuzuar pasivisht me statistikat dhe kanë manipuluar gjendjen e vërtetë të financave të shtetit. Çfarë ka ndodhur me zyrtarët përgjegjës?
Po bëhen hetimi, ka edhe shumë procedime. Ne kemi një autoritet statistikash krejtësisht të pavarur. Çdo euro që jep shteti, mund të lexohet në internet. Me financat tani jemi në transparentë se çdo shtet i BE, madje edhe se Gjermania.
Po sikur ta linit për njëfarë kohe hapësirën e Euros?
Jo, kjo nuk ka kuptim, ashtu siç nuk ka kuptim për Gjermaninë që të heqë dorë nga euro. Do çonte në kolaps bankat dhe ekonominë.
Mirë atëherë, çfarë përfiton zona euro nga ju përveç borxheve dhe deficitit…?
Europa fiton shumë. Po u them vetëm dy gjëra: së pari ne blejmë shumë produkte e shërbime gjermane, që sigurojnë tek ju vendet e punës. Dhe së dyti, ne jemi si një spirancë stabiliteti në rajon, me pamje nga Ballkani dhe vendet e trazuara arabe. Këta janë fqinjët tanë, me të cilët kemi kontakte intensive. Valë të mëdha klandestinësh nga ky rajon do ishin një problem i madh për Europën. Ne grekët mund të bëjmë shumë në këtë drejtim.
*Marrë me shkurtime
Comments are closed.
JU SPIRANCE STABILITETI??????JU JENI SPIRANCE DESTABILITETI DHE PERÇARJEJE .
HAJDE PERRALLA ME PERANDOR HAJDE
Po cfare spirance je ti more, qeverise tende i ka mare m..i shalet ka kohe .Tani Ju jeni ne grahmat e fundit dhe nuk te shpeton asgje tjeter pervecse , ose te zbrazni thaset me eurot qe keni vjedhur me pasaniket e tuj e te lash borxhet ose tja lirosh vendin gjermaneve ne ishujt qe ke dhe atehere Ne shqiptaret kemi lindur dhe nje here dhe vec atehere do te kete ballkani qetesi . DON ZOTI SA ME SHPEJT.
o tu befte SALA me gjithe SHPETIM IDRIZIN e FATOS NANON e te mbafshin per darka inshallah
Me kte interviste si ke bo ke neru veten familjen gjithe prinderit e tu kudo qe gjenden
AFRIMI nga BELGJIKA pershendet DASH TAHIRIN e TAHIR MUHEDININ me nje kenge nga SHKODRA me cifteli e titulluar ” MIRAKLLET E SHEVERISE “
O rrapi pershendete nga ana e ndonje nga harixhiut, apo s’jeni dhe marshallah ju.
vallahi o hajri ne shqiptaret marshallah jemi
U merzite ti se te doli qeverija e cameve by…the e breke me greket
Po mbolle salen,tos nanon e shpetim idrizin te del vorio epiri ne mirdite
nga mielli i tharte te tille buke ben
Ju kur doni te bardhen e beni te zez dhe anasjelltas.Po kur ishin me ju ishin te mire?Te kam sqaru salen,nanon,meten,ramen dhe gjithe kelyshet komunist kudo qe te jene.Futi nje tas grosh
kerkon pare nga EU duke quajtur veten spiranca e ballkanit..dredhi e vjeteruar greke,,spirance qe eshte shkeputur dhe nga anija e vet qe ka marre rruget e M…..ja futen cifutet deri ne fyt gerqise
ore Andrea ore malaga –loooooooooool hahahahahahahah
—Ne fakt Papandreu eshte me patriot se keta qeveritaret tane , sepse beri Propozimin qe _-te futen ne EU te gjitha vendet e Ballkanit pernedimor sebashku_
Kjo menyre qe tha Ppandreu i shuan shpresat e ketyre spiuneve te Greqise
Ne fakt Papandreu eshte suliot dhe duhet te jet me origjine nga Veriu i Shqiperise nga fisi i Ndreu
Sepse Ky si grek ortodox duhej t a kishte Mbiemrin Papa -Andrea , jo Papa-Ndreu
Pasi Ndreu eshte emri Andrea ne fene Katoilke apo Myslymane por jo ne fene ortodoxe,sepse feja ortodoxe e ka te shqiptuar ne formen Andrea ,
dhe s’ka kuptim fare ne fene ortodoxe emri Andrea ne Ndreu
Dhe Papandreu vete e din kete fakt,. ndaj i jati i tij e hoqi Ligjin e luftes me Shqiperine kur i tha Enver Hoxha ,
dhe edhe ky i sotmi gjeti shkakun dhe direkt beri kete levizje per te ndihmuar Shqiperine duke thene te futen ne EU si bllok te gjithe –Bravo !!!—-Goditje e bukur pro Shqiperise
-Dhe per kete qe tha Papandreu, te gjithe ne Greqi e quajne Amrik
Po natyrisht tani ai eshte terhequr nga ajo thenie,por ama e beri njehere nje tentative ….