UPDATE- Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, James Stainberg, gjatë deklaratës së tij pas takimeve të kryera me krerët e politikës shqiptare, ka thënë se zgjidhja e situatës politike në Shqipëri i takon popullit shqiptar.
“Rruga se çfarë do të bëhet më tej, duhet bërë nga populli shqiptar, pra nga vetë populli shqiptar. Ata duhet të udhëhiqen nga disa parime të rëndësishme demokratike. Disa prej tyre janë respekti për kushtetutën dhe shtetin e së drejtës, zgjidhje të hapura dhe të drejta, në mënyrë që të zgjidhen ato opsione që janë të mira për ta. Duhet të përballet sfida e korrupsionit, që është e rëndësishme për të gjitha demokracitë. Brenda këtij kuadri, populli shqiptar mund të bëjë zgjedhjet e veta për të ardhmen e vet”, ka thënë Stainberg.
Më tej, ai ka theksuar se, “jemi të shqetësuar për humbjen e katër jetëve. Mbështesim prokurorinë për një hetim të plotë për 21 janarin. Vizita ime ndodh dy javë përpara se të shënojmë vendosjen 20-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Shteti i së drejtës dhe instuticionet që ju keni krijuar, dua t’i përgëzoj. Është e rëndësishme që të vazhdoni të mbështesni këto institucione të pavarura, që të përparoni më tej. Ne presim që ju të zhvilloni zgjedhjet më 8 maj. Është e rëndësishme që partitë dhe liderët politikë të vazhdojnë për ecjen para të shqipërisë. Sigurisht që demokracia është debat, por edhe një argument i civilizuar, që çon në ecjen përpara. Ne e duam Shqipërinë, duam që të shikojmë progres të mëtejshëm”.
Stainberg theksoi se Prokuroria e Përgjithshme “më theksoi përkushtimin për një hetim të paanshëm dhe të plotë. Është e rëndësishme të kuptohet që ky hetim është në vijim dhe është e parakohshme për ta gjykuar atë. Unë e vlerësoj faktin që kryeprokurorja është e përkushtuar për një hetim të plotë dhe të paanshëm.
…
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, ka zhvilluar një vizitë në Prokurorinë e Përgjithshme. Në takimin me dyer të mbyllura, mësohet se është diskutuar mbi hetimet e prokurorisë për ngjarjet e 21 janarit dhe mbi presionet ndaj kësaj të fundit.
Më parë, Steinberg u takua edhe me presidentin Topi dhe me kryeministrin Berisha. Në njoftimin e Presidencës për këtë takim, thuhet se, “Steinberg vlerësoi lart rolin institucional dhe konstruktiv të presidentit në këto momente të vështira për Shqipërinë dhe e siguroi Kreun e Shtetit se ndihmesa dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do t’i mungojnë në përpjekjet e tij si simbol i unitetit të popullit, për t’i shërbyer sa më mirë Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare”.
Në orën 13:00, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, pritet që të japë një konferencë shtypë në aeroportin e Rinasit, para largimit të tij nga Shqipëria.
Comments are closed.
Shpresoj qe recetat e ilaceve te sekretares Klinton ti japin efekt alucinacioneve te Doktorit dhe zgjidhje politike.Gjithashtu te behen reforma institucionale sepse nuk kemi gje ne vije me institucione me militante injorante.
Pres konferencen e shtypit per te bere nje koment me te gjere.
Zj. Kryeprokurore duhet te dish qe je ne syrin e gjithe popullit me mbeshtetjen me te forte per te kryer detyren dhe vetem detyren,per te mbrojtur kollonen e vetme,qe i ka mbetur sot Shtetit Shqiptar.Fati ua rezevoi kete detyre Ju edhe si grua qe duhet ta ndjeje me fort zemren e popullit te saj.Ju uroj shendet.
Po si ore nuk degjuam nje nga keta amerikanet te denojne vrasjet,kaq veshtire e kane te shkulin veshet e Saliut!A vriten qytetaret amerikane kur protestojne?une nuk besoj se po,por edhe ne se ndodh pa tjeter qe vrasesit denohen,per cfare moret rrugen dhe erdhet zoterinj,per të na thenë se prokuroria eshte institucioni qe duhet të hetojë!shqiptaret e dine kete,shqiptaret presin ti thoni gjerat me shkoqur,te thoni se si vrasesit,dhe urdherusit per vrasjet ti rrasin brenda!kete ju se beni dot,ju thoni se ketu demokracia eshte funksionale,rrini nja 2 deri ne 3 javë ketu ne kushtet e nje njeriu te thjeshte zoterinj,pastaj keni per te pare se si funksionon demokracia!sa do ja mathni vrapit pa e kthyer koken mbrapa!!Si moret guximin te takonit puciste te tipit president,dhe prokurore,ne se ambasadori juaj ne detyre nuk ju ka informuar qe institucionet ne shqiperi,pervec policise,dhe gardes,te tjeret kane qene te gjithe pjese e pucit,per cfare e paguani ambasadorin tuaj?mos valle z.Arvizu ka marre detyren qe ti thure lavde kryministrit duke e quajtur burre shteti ne kohen qe anulloi mitingun!po kur burri shtetit e shtyu mitingun dy jave me vone,cfare do ta quaj z.ambasador kreun e shtetit kurve shteti ndoshta!!!
Te nderuar parafoles: mos i lexoni deklaratat e Stainberg si deklarata ne favor te Berishes apo kunder Rames. Ato i drejtohen shqiptareve ne nje moment delikat te historise se tyre: merrni fatin tuaj ne dore e mos e lini shqiperine ne dore te ketyre dy hajduteve! ky eshte mesazhi i Stainberg.
Me kot kerkoni ti interpretoni sikur ato jane ne favor te Berishes. Nuk eshte keshtu!
Demokracia shqiptare nuk i perket as Berishes e as Rames. Keta te dy ne duhet ti nxjerrim perfundimisht ne pension me 8 Maj 2011!
Nese ne duam tu japim nje mesim te mire pseudo-politikaneve tane te qelbur dhe nje mesazh te forte ta gjithe nderkombetareve atehere duhet te shkojme te gjithe ne votime ne 8 Maj dhe te vendosim nje kryq te madh ne fleten e votimit (X) qe ta bejme ate te pavlefshme. Kunder Rames e Berishes! Kunder te gjithe politikaneve tane qe po na cojne drejt humneres!
Bota do ta kuptoje shume mire mesazhin e shqiptareve dhe ne do tu tregojme se jemi te civilizuar dhe duam te ndertojme vertet nje demokraci funksionale.
Te tjerat jane tifozeri e mirefillte politike e partiake!
te marrim ne dore fatin tone nepermjet votes; ti anullojme te gjithe votat me 8 Maj dhe Demokracia e Berishes dhe Rames merr fund njehere e pergjithmone!
Per momentin Uncle Sam nuk ka asnje devize te percaktuar qarte nga zyra e albanise ne qeveri.Amerikanet asnjehere nuk i shikojne gjerat individualisht.Tani dhemballa qe dhemb eshte i gjithe rajoni ne pergjithesi me infeksion kryesisht ne tokat shqipfolese.
Tani cdo gje qe amerikanet e shikojne eshte veriu i mesdheut me te dy brigjet e kontinenteve.Tregu i naftes po peson nje “shift” si ne menazhim dhe ne pozite gjeografike(te mos harrojme se cfare roli indirekt luajti Uncle Sam me z.Pashai kur u diskutua problemi i kufirit detar dhe 1 plak i urte si Godo e identifikoi me zotesi).Pra qe ketu shikohet antihelenizmi amerikan qe nuk ka filluar te dale “striaght up” deri sa te fillojne puset e Libise punen perseri.Por kete rradhe do te jete re-route per fucite e naftes qe do te dalin nga mesdheu.Prandaj deri atehere “uncle sam keeps a low profile”-amerikanet kane nje diplomaci qe funksionon “By the book”.Graqiret po coreientihen perseri kete rradhe athina eshte me e dobet se heren qe kaloi dhe zjarri po fillon te djege police te gjalle nga makina te parkuara heren e fundit…
Pra kur te behen zgjedhjet perseri ne greqi duhet qe puset e naftes te libise duhet te kene nisur “commercial production” (2% e prodhimit boteror eshte ne libi).cdo gje duhet te vije ne vendin e vet.si pasoje dhe deti Jon eshte i paracaktuar gjeografikisht si rruga me elire dhe me e shkurter (pa taksa mbi te gjitha) per te dale tek “evropi”.
Te shkojme ne Fier, canadezet kane ngritur nje impiant moderues per naften dhe n/produktet.costo ketu eshte qesharake kur vjen puna te krahasohet me vendet e rajonit perreth.Por fakti qe e intereson uncle sam eshte se e ka te ngritur infrastrukturen dhe konkurenca vendase(Alpetroli apo ku di une cfare emri ka tani eshte inexistente) dhe jo vetem dhe e gjithe ky mishmash ne albani per amerikanet duhet te zgjase edhe pak…(duhet qe puset te fillojne prodhimin dhe te kene re-route).Deri atehere “keep everybody happy” por ne asnje menyre nuk lejohet “losing grounds”.
Pra te dalim tek $ 350 milion qe maloku u detyrua ti marri ne banke islamike(tashme me pronar nga arizona) dhe vizita e stainberg qe erdhi per te uruar 20 vjetorin….. e wtf and what not…
Ky miku erdhi per te “make sure” qe rruga qe do i duhet per ne lindje duhet te shkoje atje ku eshte destinuar te shkoje.Dhe “the last but not the least” rezistenca greke ne pjesen jugore te shqiperise pikerisht “koincidoi” te levize me tjeter marsh sic duket qeveria greke do kete aprovuar ndonje buxhet te ri per “vorio epirin” dhe sic duket ky buxhet eshte marre diku qe nuk duhej marre ne kohe te gabuar(detyruar?).
Keshtu graqiret po mundohen qe te “set up shop” ne shqip e jugut qe te marrin ndonje takse nga Uncle Sam i cili kete e di sh.mire dhe i ben levizjen “Pacolli” ne veri.E dime te gjithe qe Eulex eshte nje pyke ne Kosove qe i ben serbet nje cike optimiste ne rajon.Jam kurioz te shikoj se cfare komune do e marri territorin ne veri te Mitrovices…..?
sugjerime….
po ik o Stainberg ik,se na ini bere si ata shoket qe mburreshim nje here koha,si Stalini me Mao Ce Dunin,,ju vini e beni sikur thoni ndonje gje te madhe,,ata tanet bejne sikur u degjojne me vemendje akoma me te madhe,,pastaj ti duke ikur thua me vete,sa fshatar te pagdhendur qenkan keta,kujtojne se na palsi veret pse po vriten,,kurse ata tanet thone mbasi ke dal ti nga dera,mire qe iku se na cau bythen duke bere si i zgjuar,se vertet pjerdhim ne se ca thote ky,,pse si thua troc aitj gomarit,qe ke vrare 4 shqiptar dhe kjo ne gjuhen diplomatike quhet krim!
“ZGJIDHJA E SITUATES I TAKON VETE POPULLIT SHQIPTAR”
Lexojeni mire dhe kuptojeni tamam fjalen e Z. Stajnberg ,te gjithe, o Ju TRUTHARE qe i shkoni mbrapa politikes gangstere, NDERGJEGJSOHUNI. Ai po e thote shume qarte qe ZGJIDHJA E SITUATES I TAKON VETE POPULLIT SHQIPTAR . Nuk ka me troc, me ta thone tjetri qe behu ZOT I VEHTES , se FATI I JOT ESHTE NE DOREN TENDE, se JE TI VETE QE VENDOS MBI PUSHTETARET,qe VENDOS PER JETEN TENDE DHE TE FEMIJEVE TE TU. Ne mendjen tuaj duhet te jete i qarte mendimi, JEMI NE QE VENDOSIM DHE JO ATO qe po na e thithin gjakun perdite si shushunjat. JEMI NE PA JANE ATO dhe kete Ne duhet ta tregojme.
Mos i shkoni me mbrapa ketyre krimineleve politikane , por te demostrojme per vehten tone . Situata e jone politike eshte njelloj si ne vendet Arabe sepse diktatura tek ne nuk u rrezua me 1991 por perkundrazi keto 20 vjet i dhane kohe asaj qe te forcohet me shume.Akoma nuk jeni te bindur me gjithe keto fakte se pjellat e kujt jane partite e sotme tek ne dhe megjithese kemi 20 vjet nen roberi?Fjala e ketij zoterie ka nje domethenie te madhe per Ne budallejt. Ka ardhur koha qe Ne si popullu nuk duhet te durojme me kete zgjedhe te rende, por te clirohemi duke u ngritur kunder kesaj te keqjeje qe na ka zene frymen,duke u bashkuar dhe bojkotuar ato. Le ta tregojme vehten se jemi nje popull europjan dhe se i takojme asaj.