Rama në Elbasan: Beteja jonë nuk do të ndalet

25 Shkurt 2011, 17:17Politika TEMA

Partia Socialistete ka nisur sot takime me përfaqësues të saj në rrethe. Takimi i parë, në kuadër të aksionit të saj politik për largimin e qeverisë, u zhvillua në qytetin e Elbasanit nën sloganin “Fajin e ka Saliu”.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryesocialisti Rama, ndërsa bisedimet u përqendruan tek vazhdimësia e protestave. Sipas kryesocialistit Rama, beteja e opozitës do të vazhdojë, për të rrëzuar qeverinë që vodhi zgjedhjet, vrau në 21 Janar dhe vazhdon të vjedhë e mashtrojë popullin.

“Pushteti vodhi votat në vitin 2009, pushteti vrau në 21 Janar, pushteti ka vjedhur 1280 pasuri të popullit, prandaj beteja jonë do të vazhdojë”,- u shpreh kryesocialisti Rama.

Beteja e opozitës sipas Ramës vazhdon “për një Shqipëri më të mirë”. Kryesocialisti theksoi se “ne i duam shqiptarët të gjithë bashkë dhe jo si Saliu që i ndau shqiptarët në kokëpalarë e policë. Duam punë dhe shpresë për të gjithë”, prandaj sipas tij duhet larguar regjimi i korrupsionit që ka ngritur Sali Berisha.

Vrasjet e 21 Janarit theksoi kryesocialisti, janë shembulli i një akti kriminal për të mbajtur karrigen me dhunë. “21 janari momenti më tragjik ku të gjithë panë si vriten shqiptarët e pafajshëm. Hajduti vrau shqiptarët për të mbajtur karrigen”,- shtoi ai.

Kryesocialisti nënvizoi se Shqipëria nuk duhet lënë në dorë të kusarëve. “Do t’i japim Shqipërisë paqe e mirëqënie, sdo ja lëmë në dorë kusarëve që e plackitën. Tradhëtia e grabitja duhet të marrin fund bashkë me regjimin e Sali Berishës”,- tha Rama. (m.a/BalkanWeb)

12 komente në “Rama në Elbasan: Beteja jonë nuk do të ndalet”

  1. fule says:

    Saldafi e do dhe nje te shtyme…ate do tja japin shqiptaret heret a vone

  2. LORA says:

    Me Ty jam,te mos ndalemi derisa te perzeme qeverine ilegjitime e te hapim rrugen e zgjedhjeve vertet te lira,vertet te drejta,vertet te barabarta.

  3. lilolabja says:

    Na ka humbur durimi Edi Rama ! Nuk mund te mbajme me ne qafe kete klan qe vetem vjedh shqiperin.Kur do ngrihemi duam vetem nje date nisje se ajo do jete dhe data e ikjes se tij .Nuk kemi çhumbim me, vetem prangat e korupsionit do zgjidhim nga duart .Nuk na mungon as nje gje nga popujt e tjere ,mjaft me edukate e me qyteterim .Hajduti dhe vrasesi nuk e njeh kete gjuhe ,perkundrazi e njeh si dobesi tonen .Populli eshte me ty si me floke te lare e si pa lare.Asnje dite me shume Shqiperine ne dore te kusarve,detyra e popullit eshte ti marre fatet etij ne dore dhe keta hajdute drejt drejtesise shqiptare .Poshte diktature e hajduteve.

  4. nicolla disha says:

    Nuk e dije se qfare plani ke ti Z. Rama. Ti po shkon ne zgjedhjet lokale me Berishen. Ate donte Berisha qe ti te mos bojkotaje zgjedhjet vendore.
    Ja qfare do beje Berisha tani si me poshte,
    Do te qendroje si kryeminister.
    Do te garantoje zgjedhjet per ti treguar Botes qe nuk i vodhi zgjedhjet e kaluara, dhe do ti tregoje botes se gjoja Berisha din te beje zghedhje te lira.
    Berishes nuk i interresojne zgjedhjet vendore, atije i interreson pushteti qendrore.
    Tani opozita flet kote per te larguar Berishen, sepse tani Bota nuk do ta mbeshtete opoziten, sepse don te shikoje zgjedhjet vendore se sa te garantuar jane.
    Edhe kesaj rradhe Berisha fiton, kurse opozita dhe Rama humbasin.
    Z. Rama ke hyre ne nje rruge pa krye.

  5. Claus says:

    “Fajin e ka Saliu”????
    Te them te drejten nuk e marr vesh kete moto. Moto aspak konkrete nuk ka mobilizim brenda saj.

  6. nicolla disha says:

    Opozita eshte drejte falementimit nga nje politike te pa vendosur nga Edi Rama, turp dhe turpe te kete opozita e lodhur qe tallet me fatet e popullit.

    Dalin ne konferenca dhe thojne se do te demostrojne, dhe shikojeni nuk ka protesta.

    1. Elma says:

      Ku eshte populli qe te dale ne protesta por gjithmone duhet te shtyhet nga dikush qe te mblidhet dhe te grumbullohet ne shesh me pankarta per te kerkuar dhe per te mrojtur te drejtat e tyre. Edi Rama ishte i pari qe u dha nje shtyse dhe qe i zgjoi te gjithe nga gjumi duke ju hapur syte se kjo qe po ndodh po behet ne kurriz te nje populli te tere dhe ne duhet te veprojme, jo me vone, por tani, menjehere. Edi Rama eshte nje individ, populli nuk eshte nje individ dhe keshtu ka fuqi shume here me te madhe qe te beje kete regjim rrjepes te hidhet poshte.
      The tiger dies with its stipes.-Le leopard meurt avec ses taches.- Nje leopard vdes me njollat e tij.—-> Keshtu edhe saliu do te vdese si ka jetuar me njollat apo pullat e tij qe jane te shumta dhe kam besim ne popullin tim, ne popullin shqiptar, qe ne qofte se jemi te gjithe se bashku pa dallim bindjeje politike apo feje do arrijme te krijojme ate Shqiperi per te cilen te paret tane luftuan dhe qe sot po hidhet si lecke pa vlere sa andej kendej. E duam Shqiperine pa Sali-ne vetem duhet te jemi te gjithe ne shesh cdo dite dhe cdo jave!
      Per nje Shqiperi te lire nga korrupsioni mbytes i i qeverise aktuale!

  7. jani says:

    edi, protestat nuk behen 1 apo 2here ne muaj.
    ato duhet te vazhdojne pa nderprerje deri sa te largoni zen-saliun!

  8. raimondi says:

    Edi flet shkelqyer ——-Eshte i vetmi politikan modern dhe me te vertetet inteligjent dhe me IDE i Shqiperise
    –Mirpo ne opozite duhet te jesh tip sherxhiu sepse ke perballe nje halabak si SALA
    Edi sillet me etikete me nje idiot dhe palaco si Sala, keshtu eshte e veshtire kur je ne opozite , se ai tjetri te vjedh votat dhe duke u sjelle me urtesi nuk fiton dot ….

  9. LORA says:

    I nderuar Raimond,ne duhet ta presim me gezim,pas 20 vjetesh turperimi te intelektit te publikut nga duhma gangstere qe i thote vetes klase politike,ligjerimin kualitativ te Edit.Mua me jep vertet gezim impenjimi i tij ne respekt te intelektit qytetar e se bashku me punen e tij te respektuar ne drejtimin e Bashkise se Tiranes,me jep besim per te ardhmen,per ndarjen perfundimtare me primitivizmin e gjithe nenproduktet e tij.Ja keshtu ne ndeshjen e dy boteve,te asaj te drites me ate te erresires,duhet ti hapim rruge vetem drites dhe gjithe te mirave te saj,natyrisht nese dashurojme driten.

    1. Gramozi says:

      -ASHTU ESHTE…EDI RAMA duhet vleresuar dhe perkrahur—-SE MUND TE BENTE DHE SI iliri…dhe pastaj mjere ky POPULL…BEJ GATI CANTAT IK NE KURBET….

  10. beso says:

    Edi Rama,per mua slogani me i goditur eshte:”Te lesh Berishen ne pushtet eshte faj”!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje