Ke merita? Punë e madhe! Duhen miq

26 Shkurt 2011, 11:19Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Po e nis me një përvojë personale. Para disa muajsh, një kushërira ime rreth të 25-tave, e diplomuar prej tri-katër vitesh me rezultate shumë të mira (kështu themi ne për ata që shkëlqejnë gjatë studimeve universitare), u fut në konkurs për një vend pune në administratën publike (për konkursin ishte informuar krejt rastësisht, në stilin vesh-më-vesh, e jo nëpërmjet mass-media-s). Me të mbaruar, më mori në telefon, dhe më tha se kish dalë mirë, por “do ishte mirë të ndërhyja, pasi në këto punë nuk hyn zotësia”. Kjo shprehja e fundit nuk është se del veç nga goja e saj. Të gjithë ata që futen në një konkurs, në kokë kanë idenë, se krahas zotësive, duhet të fusin dhe një mik. “Nuk shoh arsye të bëhesh merak”, i thashë, “nëse ke dalë mirë, ata s’kanë nga ia mbajnë; e nëse s’ke dalë mirë, unë nuk të shpëtoj dot”.

Ca ditë më pas e njoftuan se kish dalë e para. “Dëgjo, përpiqu të flasësh me X-in (titullarin e institucionit), pasi prapëseprapë nuk ka asnjë garanci”. “Po pse s’ke besim?”, e pyeta. “Sepse në ligjin e rekrutimeve thuhet, që titullari, apo dikush i ngarkuar prej tij, ka të drejtë të zgjedhë një nga tre vendet e para të konkursit”, më tha.

Nuk e dija këtë gjë. Por ishte vërtet kështu. Unë nuk ndërhyra, dhe kushërirën time nuk e morën në punë. Ndërhyra si kofini pas të vjelit, jo për të ndihmuar kushërirën (vendimi ishte marrë, tanimë), por për të marrë vesh, se ç’kuptim kish që titullarit t’i njihej e drejta për të zgjedhur mes tre të parëve. “Se ç’kuptim ka, unë nuk e di, por ligji ky është; dhe ligji nuk është shkelur”, më tha titullari. “Po mund ta di pse zgjodhe vendin e tretë, e jo vendin e parë?”, e pyeta. “Unë nuk merrem fare me këtë punë; e kam deleguar tek vartësit, dhe janë ata që e kanë bërë zgjedhjen; por nuk kam ç’t’iu them pasi kanë vepruar mbi bazën e ligjit”.

Morët vesh gjë nga kjo histori? Unë vetë mora vesh këto gjëra. Së pari, ligji vërtet nuk ishte shkelur, dhe unë mbeta vuv përballë titullarit. Kushërira ime, apo dhe unë vetë, mund të ngrinim zërin lidhur me faktin, që ish preferuar vendi i tretë e jo vendi i parë, por krerët e institucionit kishin gjithë të drejtën të na hidhnin fytyrës fletoren zyrtare, ku është publikuar ligji mbi rekrutimet në administratën publike. Së dyti, ligji është krejt absurd. Pse e kanë bërë? E kanë bërë me qëllim që titullarit të mos i hiqet mundësia për të bërë ndere. E dini çfarë ndodh rëndom në terma konkretë? Me t’u krijuar një vend i lirë pune, shpallet konkursi në një a dy të përditshme. Emri i atij që do ta zërë këtë vendin e punës është gjetur, por konkursi shpallet e organizohet “për të qënë në rregull me rregullat”. Personi që do merret në punë duhet të futet se s’bën në konkurs, dhe komisioni porositet që ta nxjerrë të paktën të tretin. Dhe pas kësaj, titullari e ka të lehtë që, në përputhje me ligjin, të marrë në punë “beniaminin” e tij. Punë e mbaruar, hesap i qëruar. Dhe kështu, ligji nuk është dhe aq absurd. Apo jo?

Së treti më bëri përshtypje kushërira ime e pangushëllueshme (e si mund ta ngushëlloja?), tek e cila unë pashë të projektuar fatin dhe dëshpërimin e mijra të rinjve shqiptarë, të cilët jetojnë në këtë vend me idenë, se e vetmja gjë që ka rëndësi është miku që ndërhyn. Ajo kish bërë çdo gjë “që i takonte” në këtë botë, kish studjuar, kish dalë e para në shkollë, kish hyrë në një konkurs punësimi, kish dalë prapë e para, dhe ish shpërblyer me shpërfillje; në vend të saj ish parapëlqyer një vajzë tjetër, që ish më pak e zonja, por që kish mik.

Hë, çfarë mund t’i thoja? T’i thoja “mos u mërzit, se këto janë gjëra që ndodhin?” Në fakt, s’ishte ky rasti. Ajo, dhe gjithë të rinjtë shqiptarë, e dinë (dhe e dinë mirë), se nuk është se “këto janë gjëra që ndodhin”; përkundrazi, e dinë mirë, se “vetëm gjëra të tilla ndodhin”, e dinë mirë, se në këtë këtë vend gjërat (dhe ligjet, siç e pamë) janë kopsitur në mënyrë të tillë, që të aftët e të zotët, nëse s’kanë krahë, të humbasin çdo garë në kuadrin e emulacionit, të promovimit apo të fitimit (kur është fjala për biznes).

M’u kujtua kjo ngjarje, teksa kam vërejtur jehonën on-line e off-line të dy shkrimeve të mijat mbi nepotizmin në diplomaci. Sa më sipër (tok me rrethana të tjera) e shpjegon këtë nepotizëm; e shpjegon, po pikërisht ky lloj shpjegimi e bën gjendjen të patolerueshme.

P.S. “Institucioni”, ku donte të punonte kushërira ime, e ku nuk e preferuan, ngaqë doli e para, ishte Bashkia e Tiranës. E me këtë, ua hoqa kureshtjen e mbetur.

11 komente në “Ke merita? Punë e madhe! Duhen miq”

  1. patriot says:

    o Mustafa mbas mbremjes se djeshme ne alsat mos shkruaj me, ste beson njeri

  2. petushi says:

    Z.Nano!
    E para :kusherira paska gjetur xhami me u falur,tek ti
    E dyta :me luften qe i ke shpallur ti te gjitheve;natos,traktatit te varshaves,imperializmit,socialimperializmit,kristianizmit,myslimanizmit,salizmit,edizmit, etj etj,ben mire qe kusherira jote te mos ta permende emrin gjekundi se ska per te gjetur ndonje here pune,vec ne e marte pushtetin ,z.Andrea Stefani(ose fahri balliu,frrok qupi,cupi,).
    Ketu po hyne ne pune injorantet,ti me thua vendi i trete apo i pari.Shko mor vlla,jepi ndonje cope deti grekut,qe te shkosh ambasador ne NATO,sic shkoi ai palaco,kristaq gerveni me duket se e ka emrin.
    Lidhu mor vlla me nje kunj sic thote populli,sepse me cfar po shoh une,kur te gjesh ti ndonje kryeminister per te qene ketij vendi do i kete ngelur vetem ajri(n.q.s. i ngelet.)

    1. rrapi-i-treshit says:

      po pse MUSTAFAI e ka fajin qe jane te tere derra

  3. arsen says:

    O Nano!
    Qekeni lodh kot fareeeeeeeee….
    Mire ajo kusherira jote (se kaq mbush) e vockel ne moshe dhe ne mendime, po ti???
    Cne ti qe te hysh mik per te te ulur ‘reputacionin?!!!
    Ore Nano!
    E shef qe edhe ti ke reminishenca te se kaluares? Kot shet dengla me shkrime e me deklarata ne TV
    E para
    QE TE PUNOSH NE ADMINISTRATE PUBLIKE….TE PAKTEN DUHET TE KESH PUNUAR 4-5 VJET NE TEREN!
    E dyta
    MOS E BENI ME KETE GABIM …ASTI DHE AS KUSHERIRA JOTE!
    E treta
    REFEROJU PIKES SE PARE!

  4. HESHTJA says:

    Ky Nano vuan pak nga stilistika e komunikimit gazetaresk, por nejse le te shohim se çfare faktesh sjell. Dukuria qe thote Nano ka ekzistuar edhe ne qytetin ku ai eshte rritur. Rifreskimet e kohes se sotme jane si t’i besh tualet nje prostitute plak dhe ta shesesh per te re. Paralelizmi i mendimit, hartuar nga Nano, ka nje mengesi te theksuar. Fshehjen e sinqeritetit te ketij njeriu. Me vjen keq per kusheriren e tij qe ndoshta me te vertete e ka merituar vendin e punes, por e ka zbehur vet konçesion moral i Nanos se vogel.Te tjerat, raportin midis filozofise dhe intepretimit modern te saj ka kohe ta mesoj. Rreth vlerave te tij individuale shkojne gjithmone ne raportin simetrik me karakterin e asaj qe nuk thuhet gjithmone, ose e thene ndryshe, e egoizmiit te teperuar qe askush nuk guxon ta kafshoj brenda vetvetes.

  5. raimondi says:

    Pse mi hoqet ato qe kisha shkruar ketu ???

    Kjo qe thote Mustafa Nano eshte tamam per humor-, por humor ngaqe qesh se nuk dua te qaj
    —Se ne si te opozites mendojme se keto i ben vetem pushteti, mirpo kjo opozita jone e dashur ne ato vende qe ka pushtetin eshte e pameshirshme fare ne padrejtesite e saj, as qe do tja dije per fatin e njeriut te thjeshte pavaresisht se e ka emrin Socialiste
    Ne Vlore me kishin prishur garazhin e makines qe mbante plaku im–Dhe plaku me dergon mesazh ne celular e me thote …Garazhi u prish –Mua me erdhi keq, se imate eshte vetem dhe ku do e lere makinen qe ka
    E marr ne tel dhe i them : Po pse e prishen?-
    -Im ate thote tere optimizem qe : Me mire qe e prishen se do reguolljne rugen do e bejne te bukur….
    Une u cmenda ,I them ;Ore po aty pas pallatit nuk ka ruge fare-, ajo gjysem rugice qe eshte , eshte qore , keshtu qe garazhi nuk prishte pune.Pastaj e pyeta :Po ku do e lesh makinen ?–Ai me tha : Do e le ketu jashte para pallatit …..
    Pra imate megjithate e justifikoi ate veprim te kryetarit te Bashkise se Vlores, pavaresisht se makinen tani e parkon jashte , dhe edhe mund tja vjedhin
    Kolegu im i zyres qe e mori vesh muhabetin me tha :-Po mire a ja dhane parate e garazhi? — Jo -i thashe .–Kolegu me tha :–Po si ka mundesi , edhe ne Rusi kur te prishin dicka shteti te jep parate (sepse ai ka ardhur nga Rusia para 17 vjtesh )
    Dhe aq me teper qe une e kisha garazhin me leje
    I thashe tim eti :Ti ne asnje menyre nuk dua te votosh pro atij Kryetari Bashkie, le te jete i PS-se , ai esht treguar i lig , sepse ti je vetem, mosh e madhe dhe ai nuk i mori parasysh fare se gjasme i ngeli nje cope rugice pas pallateve per te regulluar kur deti aty para ish akademise se marines eshte i mbytur nga ujerat e zeza qe derdhen aty dhe ka rezik te hapet epidemia …, ruget e Vlores jane tere pluhur ne mes te qytetit dhe eshte turp kur vijne te huajt , duket sikur je ne mes te Sahares nga pluhuri qe ngrihet kur kalojne makinat…
    —Dhe nga qe veprojne keshtu ne menyre ;pa njerezishme keta loklet e opozites , opozita ne keto zgjedhje do e kete shume te veshtire , shtoji pastaj edhe vjedhjet e votave qe ben Sala ne votime, dhe pushtetin qendror do i fitoj edhe lokalet –Atehere hajde mbaje Salen

    Por nga ana tjeter kjo qe thote Nano eshte semundja jone e pergjithshme e cila paraqitet ne forma shume agresive ,per shkak te ligesise qe ne kemi ne pergjithesi ne maredheniet me njeri tjetrin
    dhe kjo semundje do edhe nja 100 vjet te tjera ne demokraci qe te sherohet

  6. fule says:

    Ka dalur e para e shkolles ne degen e vet dhe kaq e ka ambicjen te puna ne bashki te tirane?

  7. Ndoc Sukaj says:

    Me gjithe respektin qe kam per juve Z.Nano, me duket qe nuk e keni pare Vidion e montuar prodhimi i TV,,Ora e Priftit,,pasi megjith mangesite audio kuotohet mjaft qarte se si Pushtetaret e duan pushtetin per te rritur ,,fuqine e tyre ne menyre artificiale,, duke shtuar me miliona euro,(jo Leke) te ardhurat personale .

  8. Ermal says:

    Z. Nano kjo qe shkruani eshte teper e vertete dhe nuk ndodh vetem ne administraten publike, por dhe ne kompani private si CEZ, Albtelecom, Vodafone, AMC, Raiffeisen etj.
    Ne nje vend pa treg pune si Shqiperia nuk vlen asnjehere parimi “Kush Je?”, por “Ke Njeh?” dhe kjo vlen per te gjitha kahet dhe flamujte.

  9. beso says:

    Muçi,mua me pelqen kjo forme e te shkruarit,sepse eshte mjaft komunikuese.Ka shkrime ne veten e trete(dhe sidomos fjala jo shqip”paradigma”,e perdorur dendur qe refuzoj ta perdor)te cilat kam filluar ti lexoj nga titulli.Nuk eshte problemi i kapur konkretisht-kusherira jote do gjeje mundesine te ushtroje aftesite e saj,dhe i uroj shume fat e suksese-por edhe i shtruar ne hipoteze,prape qendron.Pra ligjet qysh behen?Si eshte e mundur qe nje rregull ligjor te prej tre faqesh,te zhvleftesohet me nje pike te vetme,aq banale,ku titullari mund te preferoje ne logjiken e konkursit me pike?Une e mbeshtes Bashkine e Tiranes,por kam apartamentin qe e kam blere ne 2005,na dhane çelesat ne 2007 dhe akoma sot nuk jemi pronare me”letra”,sepse Bashkia nuk ka bere kolaudimin.Kudo ku kam mundur te shkruaj-dhe kjo jo per hallin tim-jam shprehur se Edi Rama nuk mban dot dy kunguj nen sqetull,dhe duke mos jetuar ne Shqiperi rregullisht,e di se me pare behet kolaudimi,pastaj te jepen çelesat,e hyn ne shtepi.Pse Bashkia eshte kaq e vonuar?Eshtre Tirana dhjete milione banore?Eshte Komuna e Parisit e madhe sa Rio De Janeiro?Keshtu krijohen pakenaqesi artificiale,e ne kundersens me interesin qe ka Bashkia per te mbledhur fonde(paguajme per kete proçedure).Interesohu per kete problem,dhe me miredashje,perpara se Lul Basha dhe Saliu te kujtohen e te premtojne legalizimin si prioritet per te mesyre Tiranen.Pershendetje!

  10. Gramozi says:

    –Juve z.NANO duhet te beni kritike edhe per ne qe kritikojme ketu……..se vetem kjo ju ka ngelur per te kritikuar……————–Dhe kaq sa kritikon ti i bie qe edhe kritika jote nuk eshte LAJM….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje