Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi nuk është shumë optimist për zgjidhjet e krizës në vend. Duke folur për gazetën “Tema” ai thotë se pasi nuk u bë transparenca e zgjedhjeve të shkuara nuk ka garanci për zgjedhjet që po vijnë. Gjinushi gjen vend për kritika jo vetëm për qeverinë, të cilën e quan të dështuar nga të gjitha aspektet, por dhe për misionin e OSBE-së, si dhe për opozitën duke thënë se ajo duhej të bënte një oponencë më agresive që në vitin 2009.
BISEDOI: ARDIT RADA
Zoti Gjinushi, pas 21 janarit, që u quajt dhe një pike kulminante e protestave çfarë do të bëjë opozita për të arritur qëllimin e deklaruar, pra largimin e qeverisë me zgjedhje të parakohshme? A janë protestat e vetmja rrugë që ajo ka?
Sigurisht që opozita pas 21 janarit ka legjitimitetin e plotë të kërkojë zgjedhjet e parakohshme dhe largimin e kësaj qeverie. Qeveria ka bërë krimin më të rëndë që mund të bëhet në një shoqëri demokratike, pra hapi zjarr jo thjesht mbi protestues të pafajshëm por mbi protestues opozitarë dhe duke kryer kështu një masakër shtetërore. Pra atë që ndodhi më 21 janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” njerëzit e shohin vetëm në vende si Jemeni, Tunizia, Tripoli, vende pra që drejtohen nga regjime diktatoriale. Këto janë tiparet e diktaturave të Afrikës veriore, vende këto që nuk kanë asgjë të përbashkët me Europën perëndimore. Rrjedhimisht kushdo që kërkon të bëjë paralelizëm, ekuilibrime apo garantime për të folur për dhunë nga ana e opozitës sigurisht që së pari duhet të shohë se ç’ndodh kudo në Europë madje dhe në Afrikë për të kuptuar që dhuna e opozitës asnjëherë nuk cenon shtetin por përkundrazi është një element i demokracisë dhe ushtrohet kudo.
Ç’ka ndodhi më 21 janar në përplasjen polici-popull është brenda parametrave demokratikë dhe e vetmja gjë që mund ti faturohet është ta kategorizosh si diçka që s’është mirë të ndodhë por limitet e arrogancës nga qeveria janë tejkaluar kështu që acarimi i popullit sjell atë që ndodhi sikurse dhe para pak ditësh në Greqi apo në vendet e sipërpërmendura. Vrasjet politike bëhen vetëm në diktatura pra rrjedhimisht Berisha tregoi me këtë që 97-ta nuk ishte rastësi apo vit i mbrapshtë por 1997-ta ndodh sa herë që kemi një kryeministër të mbrapsht. Si në vitin 1997 që Berisha kërkonte të mbahej pas piramidave me dhunë ashtu dhe sot kërkon të mbrojë korrupsionin me armë pavarësisht se kosto për të është shumë e madhe. Opozita pati kërkesën e saj për hetim të zgjedhjeve të kaluara dhe hetimi është detyrim që ka çdo institucion para ligjit dhe shoqërisë ndërsa të mos hetohesh dhe të mos i hapësh rrugë hetimit do të thotë që je fajtor dhe vetëm hajnitë i fshihen drejtësisë. Jo vetëm kaq por kokteil-molotov, ishte Berisha që përdori kundër popullit duke djegur fletët e votimit duke treguar hapur që jo vetëm ta vjedh votën por dhe nuk jep llogari përpara shoqërisë ndërkohë që korrupsioni ka arritur në pikat kulmore. Korrupsioni si fenomen dihet që ekziston kudo në botë në shkallë të ndryshme por në rastin e Shqipërisë ne jemi më keq se në vitin 2003 gjatë qeverisjes së Nanos duke u klasifikuar në nivelet e Afrikës, diku mbi Egjiptin dhe nën Tunizinë dhe Ruandën. Pra kemi një qeveri që jo vetëm mban përgjegjësi për korrupsionin në shoqëri por dhe që në brendësi të saj ka disa ministra me dosje në organet e drejtësisë. Nëse sjellim në kujtesë kohën e qeverisë “Nano” kur Berisha ishte në opozitë, vejmë re një seri sulmesh ndaj qeverisë së kohës nga ky i fundit kundrejt Fatos Nanos, por asnjë rast nuk figuron i kallëzuar në Prokurori apo i faktuar dhe vetë Sali Berisha i ka hedhur pas shpine.
Kjo do të thotë se nuk duhet të presim një tryezë tjetër dialogu mazhorancë-opozitë?
Dialog është fjalë e bukur por dialog nuk do të thotë të ulesh në tavolinë, por të ketë përcjellje fjale nëpërmjet institucioneve dhe këto të fundit të komunikojnë brenda ligjit me njëri-tjetrin. Në Shqipëri qeveria e ka prishur dialogun duke shkelur mbi 20 herë Kushtetutën sikurse vazhdon ta shkelë pavarësisht rekomandimeve dhe vërejtjeve nga Bashkimi Europian. Dialogu nuk funksionon jo vetëm mes qeverisë dhe opozitës por gjithashtu me Presidentin, Shërbimin Informativ dhe Prokurorinë e Përgjithshme, pra me asnjë institucion të pavarur dhe kjo është një traditë apo sindromë e Sali Berishës. Kushdo që bën thirrje për dialog duhet të kuptojë që në radhë të parë mungon polilogu pra dialogu në të gjitha nivelet. Dialogu mungon në Kuvend ku po të jetë për fjalë opozita mund të prodhojë më shumë se mazhoranca por aty nuk ka më procedurë ligjore duke ndaluar edhe debatin me rregullore. Kuvendi ka hequr debatin duke iu përgjigjur fjalimeve të deputetëve opozitarë që flasin për buxhetin me fjalime që flasin për familjet e tyre apo për afera të stisura, apo duke bllokuar dekretet e presidentit dhe duke penguar hetimet. Një Kuvend që nuk kontrollon dot qeverinë ka vdekur dhe ka humbur kompetencën e tij kryesore. Kriza jonë mban emrin e dialogut të zgjatur sepse pas disa muajsh dialog mbërritëm tek protesta e 21 janarit, tek djegia e fletëve të votimit dhe tek mbyllja me dhunë e të gjitha aferave korruptive të ministrave. Të flasësh prapë për dialog me një individ që s’e ka pranuar kurrë dialogun as në vitin 1996, as në 1997, as në 2000, as në 2004 dhe as këto gjashtë vjet të qeverisjes së tij është e kotë. Të gjitha këto, përveç të tjerash sjellin si pasojë edhe atë që tashmë dihet; mosdhënien e statusit kandidat Shqiperisë për anëtarësimin në BE. Konflikti ka mbërritur deri aty sa jemi përpara fakteve të vërtetuara se qeveria “Berisha” ka vrarë në sy të një qind mijë njerëzve dhe para kamerave katër njerëz të pafajshëm ndërkohë që kryeministri akuzon opozitën për puç. Ndërkohë vetë puçi është i ndaluar me ligj, pasi ligji për partitë shprehet se nuk lejohen ato parti politike që kanë si qëllim përmbysjen e rendit kushtetues. Pra opozita që “organizoi puçin” është e pandehur dhe e jashtëligjshëm me vendim Kuvendi.
A do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet e 8 Majit? Çfarë do të thotë fraza që përdor opozita kur thotë se nuk i bojkoton zgjedhjet por nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën?
Ka ardhur koha që opozita të mos jetë më e kompleksuar. Për një vit e gjysëm kërkuam hetim dhe jo ndryshim rezultati ku padyshim hetimi bëhet për të parë sa i ligjshëm është rezultati por nuk e ndryshon dot sepse nuk ka organizëm. Në çfarëdolloj vendi po iu drejtove procesit penal nuk i drejtohesh për të ndryshuar gjendjen por për të dënuar fenomenin. Nëse të bëhet një padrejtësi ti i drejtohesh prokurorisë vetem “për të marrë hak” dhe për të vënë para përgjegjësisë atë që të ka shkelur të drejtat por nëse kërkon të rivendosësh një të drejtë të shkelur atëherë i drejtohesh gjyqit civil por këtë nuk e kupton mazhoranca. Është e njejta gjë sikur dikush pushohet nga puna pa të drejtë dhe e dërgon rastin në prokurori dhe shefi i tij dënohet pavarësisht se paditësi sërish mbetet i papunë. Pra hetimi nuk ndryshon rezultat por thjeshtë tregon që rezultati i vërtetë është ndryshe. Pasi e majta mbrojti tezën se kërkojmë hetim por jo ndryshim rezultati, mazhoranca nxirrte pretendimin se “ju e doni hetimin që të na hiqni neve” duke e pranuar indirekt vjedhjen e votave. Por hetimi nuk u pranua pasi në rast verifikimi të vjedhjes së votave pushteti merrej në tavolinë. Pra minimumi që bën hajduti kur kapet, kthen mallin mbrapsht tek ai që i takon. Absolutisht nuk ka qenë e nevojshme që ne ta jepnim këtë shpjegim pasi dhe ndërkombëtarët kanë lënë të kuptohet që opozita ka të drejtën e hetimit të zgjedhjeve për të llogaritur sa është vjedhja dhe sa është shtrembërimi për të garantuar në të ardhmen një proces më të mirë dhe për të parë si do reflektohet kjo në kontekstin politik. Sigurisht që opozita nuk është bojkotuese e zgjedhjeve nga qejfi sepse në këtë rast do quhej destruktivizëm. Edhe grevat kur ndodhin nuk bëhen nga dembelët që s’duan të punojnë por nga punëtorët që i shkelen të drejtat. Opozita nuk bojkoton pra për destruktivizëm sepse politika destruktive ka dalë nga moda që në kohën kur Berisha ishte në opozitë dhe e praktikonte vetë. Ne kemi bojkotuar brenda limiteve të të drejtave tona. Kërkuam hetim për zgjedhjet sipas një të drejte që e garanton Kushtetuta por Kuvendi nuk e lejoi hetimin kështu që ne kemi të drejtën e plotë të mos e njohim atë që nuk na garanton një të drejtë themelore. Problemi në Shqipëri ka të bëjë me standardet e zgjedhjeve dhe jo si në vitin 2007 ku zgjedhjet lokale u shtynë dhe u bënë pazare nga Meta. Roli i opozitës nuk është të futet në zgjedhje që të ligjërojë Berishën edhe një herë sepse pjesëmarrja formale nuk cilësohet vetëm një gabim personal, por dhe elektoral. Detyra e opozitës është ti garantojë njerëzve votën e lirë dhe çdo simpatizant ka të drejtë të pyes “sa garanci kam unë që zgjedhjet e 2011 janë më të mira se ato të 2009?”. Përgjigja është “Asnjë!”. Çfarë ka ecur për mirë? “Asgjë!”. Po për keq? “Të gjitha!”. Ata që vërtetë e respektojnë votën e shqiptarëve, të mos tallen më me të. Duhet të jemi shumë të bindur që nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme me Sali Berishën dhe me këtë KQZ që nuk është thjeshtë e politizuar, por një tufë maskarenjsh dhe kamikazësh. Standardet e zgjedhjeve janë shkelur që tani, duke pasur mungesë standardesh për median publike dhe konkretisht RTSH-në apo për paanshmërinë e KQZ. Manipulimi fillon që tek politizimi i medias publike, përdorimi i policisë dhe pengimi i komisioneve në Kuvend dhe presionet ndaj administratës. Mungon standardi që reforma duhej të kishte përfunduar minimalisht gjashtë muaj më parë. Nuk është rregulluar asgjë për të penguar përsëritjen e “Ruzhdijes”. I vetmi avantazh që ka mazhoranca është që ka legjitimuar vjedhjen e votave dhe këto të fundit nuk hetohen por digjen. Pra me ç’të drejtë tallen me popullin shqiptar? OSBE-ja me ç’të drejtë i tregon popullit shqiptar se duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e majit ndërkohë që nuk kemi asnjë garanci për votën e lirë? Çfarë ambasadori është ai që garanton se do i ruajë votat, Berisha? Absolutisht nuk përfaqëson standardet evropiane por ato të hajnisë. E gjithë politika ka një detyrim që të sigurojë garancinë e zgjedhjeve por një qeveri që ka drejtuar pushkën ndaj qytetarëve pse nuk ia drejtoka pushkën dhe kutive të votimit? Kur pushka e shtetit u shkrep në mes të bulevardit përse duhet të kemi besim që kjo pushkë nuk do shkrepet rrëzave? OSBE e di shumë mirë që zgjedhjet lindin nga klima politike. Nëse pyesim një qytetar evropian se si janë zgjedhjet ai do përgjigjet: “Normale”. Nëse do e pyesim a kë ndonjë presion? Jo. Po të pyesim shqiptarët, klima është si mos më keq, marrëdhëniet mes institucioneve janë skandaloze dhe jetojmë në një vend ku sapo janë vrarë katër qytetarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur rëndë mes tyre dhe gazetarë rastet e të cilëve janë munduar ti mbajnë të fshehura. Kjo qeveri pra, do të na çojë drejt zgjedhjeve “të ndershme” duke thënë se çdo njeri ka një votë për të hedhur por pa shpjeguar se pse katër qytetarë opozitarë të qeverisë nuk do votojnë më 8 maj. Kush do votojë për ta? Sali Berisha siç votoi në Gërdec?
A ka shanse të shtyhen këto zgjedhje? Nëse po, në çfarë rrethanash dhe kushtesh mund të ndodhë kjo, kur ndërkohë faktori ndërkombëtar është shprehur se ato duhet të mbahen sipas datës së caktuar?
Ndërkombëtarët nuk kanë si detyrë të organizojnë zgjedhjet e radhës në Shqipëri por të garantojnë për shqiptarët zgjedhje të lira. Sa për zgjedhje të radhës, në 20 vjet ne kemi zhvilluar 14 procese zgjedhore dhe jemi të ngopur. Zgjidhja është shumë e thjeshtë; dorëheqje e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Në të gjithë boten është minimumi që mund të bëhet në raste të tilla. Maqedonia është rasti më i fundit ku vetë qeveria ra dakord të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet e parakohëshme duhen parë si votëbesim si për qeverinë ashtu dhe për opozitën. Nuk mund të ndodhë që pasi vret, të kërkosh pajtim. Po të shohim axhendën evropiane, qeveria dështoi në gjashtë vjet. Mjafton dështimi që Shqipëria nuk mori statusin e kandidatit. Qeveria ka marrë një mision dhe nuk e realizoi. Nuk mund të presim dhe gjashtë vjet të tjera. Shqipëria në proceset euro-atlantike ka qënë para Malit të Zi dhe Serbisë gjatë qeverisjes socialiste. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është firmosur që kur e majta ka qënë në qeverisje ndërsa sot ne jemi shumë mbrapa vendeve të rajonit. A ka ndonjë trajner që nuk jep dorëheqjen pasi ekipi i tij humbet një garë apo ndonjë manaxher qe pasi i dështon biznesi vazhdon ta manaxhojë? Pse duhet të rrijë Sali Berisha? Megjithatë të kthehemi të axhenda evropiane; Nqs ka një njeri që thotë: Po, këto janë standardet e zgjedhjeve për Europën, dakort. Kush europian dhe kush ambasador ka kurajon t’i thotë shqiptarëve që kjo qeveri po lufton korrupsionin? Korrupsioni është në krye, në dosje prokurorisë dhe gjykatash. Me Sali Berishën sa më i korruptuar dhe i inkriminuar të jesh, aq më lartë je dhe aq më shumë mbrohesh. Lulzim Basha nuk ka lënë skandal pa bërë; shiti detin dhe Gjykata Kushtetuese e ka shprehur me vendim këtë. Rruga Durrës-Kukës ka një dosje me një mijë faqe ku Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria vërtetojnë 200-300 milionë euro dëm. Gjatë 21 janarit, Lulzim Basha ka qënë në krye të operacionit si ministër i brendshëm. Urdhërin e jep komandanti suprem gjithmonë dhe komandanti ka përgjegjësi për veprim dhe mosveprim por jo të marrë në mbrojtje gardistët. Pa urdhër të Saliut nuk ndërron dot një roje e jo të hapësh zjarr ndaj opozitës. Kështuqë i fsheh gardistët që të fshehë zinxhirin sepse gardistët janë kabëlli ku kalonte urdhëri sepse ato nuk i janë bindur por i ka ulëritur Lulzimi. Në një vend me kaq afera të provuara, qeveria rri sërisht në krye. Në Europë nuk ka asnjë vend që qeveria ka vrarë dhe vazhdon të rrijë në pushtet. Me Berishën kemi që në vitin 1990 në politikë dhe të dy kërkonim rënien e qeverisë “time”, në atë kohë ministër. Ne e kërkuam para Sali Berishës. I kërkuam Ramiz Alisë të dorëzonte sistemin dhe jo vetëm qeverinë, dhe ai e dorëzoi. Ka patur dhe atëherë njerëz që bënin thirrje për armë dhe tanke por nuk i përfilli njeri sepse dukeshin qesharakë dhe mjeranë. Pra bie komunizmi pa të vrarë ndërsa Sali Berisha nuk bie. Nuk ka as rënie pushteti me dhunë dhe as mbajtje të tij me dhunë. Ndaj them që zgjedhjet e parakohëshme Berisha duhet ti shohë si votëbesim.
Zoti Gjinushi, a jeni dakord që kjo mazhorancë të vijojë të qeverisë, nëse Berisha jep dorëheqjen dhe në krye të qeverisë vjen një figurë tjetër nga e koalicioni qeverisës?
Është hera e dytë që Shqipëria eksperimenton me Sali Berishën i cili sërish solli një masakër politike. Unë e kam thënë prej kohësh që ky njeri nuk ndryshon dhe se duke qenë kryeministër do bëjë më shumë gafa se si president, por nuk e mendoja që do e mbyllte më armë dhe vrasje. Nuk ma merrte mendja kurrë që nuk do ndryshonte asgjë pasi mendoja që ka ndryshuar Shqipëria në mos Saliu. Kam menduar se ka ndryshuar Shqipëria meqënëse jemi më pranë NATO-s dhe BE-së dhe se Saliut i kanë rënë dhëmbët dhe doemos duhej të mendonte për largimin e tij sepse e di që një ditë shumë të afërt do iki në një mënyrë apo në një tjetër. Kështu që dhe atij do i interesonte një ulje e butë. Zgjidhja që shoh unë sot është shumë e thjeshtë. Në qoftë se duam zgjidhje për shqiptarët duhet të heqim në rradhë të parë një qeveri të paaftë dhe të inkriminuar. Fatos Nano dha dorëheqjen në 1998. U sulmua me armë dhe nuk u mbrojt me armë por vetëm për të shmangur konfliktin pozitë-opozitë dha dorëheqjen. E dyta, qeverisë shqiptare i duhen 84 vota për të qeverisur gjë e cila arrihet ose me zgjedhje ose në rastin kur nuk i ka, duhet të krijohet një qeverisje me bazë të gjerë. Vetem një qeveri me bazë të gjerë i ka të gjitha mundësitë të garantojë zgjedhje të ndershme pasi nuk ka konflikt interesi dhe nuk ka shanse të keqpërdorë policinë, administratën apo televizionin publik. Kjo qeveri do zhbllokonte reformat, do garantonte marrjen e statusit kandidat për në BE dhe menjëherë do rivendoste “Kopenhagenin” i cili flet për konsensus ndryshe nga Berisha që flet për të vrarë. Gjatë kësaj periudhe pra të qeverisjes me bazë të gjerë, krijohen të gjitha kushtet për të patur zgjedhje të ndershme dhe të pakontestueshme dhe njëherësh eleminohet presioni mbi gjykatat. Kjo qeveri me bazë të gjerë duhet krijuar me individë të paimplikuar në interesa dhe pa profil të lartë politik dhe kjo do garantonte prokurorinë dhe gjykatat që të merrnin frymë për të hetuar në mënyrë të paanshme të gjitha këto skandale të mëdha përfshirë dhe 21 janarin. E vetmja e keqe e kësaj formule është që i hiqet Saliut mundësia të vjedhë, tjetër të keqe nuk ka. Një qeveri si kjo e sotmja me 74 vota nuk ka legjitimitet. Mjafton numërimi i keq i 30 për qind të votave, apo votimi familjar për të vendosur fatin e 6-7 mandateve dhe të gjitha këto sipas raportit të OSBE/ODIHR. Përveç kësaj u krijua një koalicion ku 4 mandate anti-Sali u shndërruan në 4 mandate pro-Sali. Pra me vota të popullit kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe është 100 për qind e pamoralshme dhe dihet që politikën e mban morali. Koalicioni ka dy mundësi; ose të hiqet zvarrë siç ka bërë deri më sot por kësaj here edhe me vrasje në kurriz ose të votëbesohet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohëshme. Më pas shqiptarët kanë në dorë të zgjedhin një qeveri pa super-hajdutë dhe me këtë realizohet edhe axhenda evropiane. Në të kundërt me 70 mandate pro-Sali dhe me politikë agresive nuk qeveriset më. Që pas 28 qershorit bashkëqeverisja ka qënë opsioni më i logjikshëm për të realizuar jo vetëm ato çka u thanë më sipër, por edhe për të plotësuar pikat e statusit të kandidatit. Që nga dalja e raportit 6 muaj më parë dhe deri sot gjithçka ka ecur më keq qoftë në keqpërdorim të administratës ashtu dhe në implikimin e qeverisë në afera korruptive. Heqja e vizave që spekulohet aq shumë, nuk mund të merret si një sukses i qeverisë për aq kohë sa ne ishim vendi i fundit në rajon. Edhe në shkollë, kur i fundit i klasës kalon në provime të gjithë gëzohen por nuk i njihet si meritë nota kaluese.
Çfarë është duke bërë gabim Edi Rama në këto momente dhe si mund të korrigjohet?
Gabimi kryesor i yni ka qenë se opozita duhej të ishte më e prerë. Kërkuam hetim të zgjedhjeve dhe nuk na e dhanë, pranuam qeverisjen e Berishës me vota të vjedhura dhe me Metën duke i legjitimuar në një farë mënyre. Në një shoqëri tjetër me një mijë për qind kjo qeveri nuk ngrihet dot sepse të marrësh vota anti-Sali dhe të ngresh Saliun nuk ndodh. Opozita kishte plotësisht të drejtë të artikulonte se nuk ka zgjedhje pa transparencë. Kjo qeverisje nuk garanton bazën e lirive, votën. Për këto, opozita duhej të përdorte një gjuhë më të prerë. Nga ana tjetër, kjo qeveri që nuk ka arritur të realizojë një sërë reformash nuk ka diskutim që duhet ndërruar pavarësisht se disa ambasadorë dikur mundonin t’ja mbulonin skandalet me thënie herë “gjysmë gota plot” dhe herë “gjysmë gota bosh”; herë “kjo qeveri ka bërë progres” dhe një herë tjetër “qeveria s’ka bërë progres”. Ku është Fratini që nga njëra anë lavdëronte qeverinë duke thënë se kjo e fundit po plotësonte axhendën evropiane dhe nga ana tjetër thotë “s’po e plotëson”. Se kush i ka nxjerrë këto përrallat që politika pastrohet me gjykata dhe prokurori. Politika pastrohet vetëm me moral dhe përgjegjësi. Së pari po nuk funksionojë dorëheqja nga më individualja deri tek e përgjithëshmja e qeverisë për çështje madhore, skandale madhore dhe dështime madhore, nuk ka politikë. Protestat janë elementë shumë të rëndësishëm për demokracinë. Enver Hoxha nuk lejonte të bëheshin dy vetë bashkë për të shmangur format e protestës. Po të bëheshe dy vetë bashkë dikur e dinin që do vinte një ortek kështu që dënonin për agjitacion e propagandë dhe pengonin grumbullimin. Për shembull në Libi deri dje kishin frikë të flisnin kundër qeverisë ndërsa sot që u bënë bashkë, nuk mbahen më. Këto janë gjëra që i dinë diktatorët dhe e vetmja zgjidhje për ti rrëzuar janë grumbullimet dhe protestat pasi zgjedhjet nuk funksionojnë më.
Pra ju mendoni se gabimi kryesor i opozitës është fakti qe është treguar tolerante ndaj qeverisë?
Absolutisht po. Ne kemi ecur me idenë që ta konsumojmë dialogun dhe ta demaskojmë qeverinë dhe gjithmonë duke e vënë në diskutim bojkotin në një kohë që sot jemi privuar nga gjithçka. Nuk kemi garanci që zgjedhjet s’do vidhen më, të drejtat në Kuvend i hoqën të gjitha. Hoqën votën e fshehtë. Kjo e fundit është puç institucional. Rregullorja është baza e dialogut parlamentar, ndërsa mazhoranca e prishi rregulloren. A ka ndonjë rast ku dy vetë luajnë së bashku me rregulla të njëanshme? Atëherë për të vajtur formalisht shkohet në Kuvend? Formalisht ose do grindesh ose do e braktisësh. Opozita absolutisht duhet të kërkojë të drejtat e saj të qenësishme ose të pranojë vetë-asgjesimin. Nga ana tjetër thirrjet kundër bojkotit, nuk mund ti drejtohen opozitës në një kohë që është viktimë. Edhe në dasëm kur shkon nga halli, dhe jo nga qejfi, nuk rrihet. Pra aferat korruptive kanë kaluar çdo limit. Dalin raste të ministrave të korruptuar dhe mbyllen menjëherë. Akuzohet prokuroria, presidenti dhe shërbimi informativ. Ndërkohë që në rastin “Meta” ke një ish-ministër që pohon para të tjerëve në cilësinë e dëshmitarit pra ish-anëtar i qeverisë. Në këtë pikë opozita përfundimisht s’mund të tregohet më tolerante në asgjë dhe s’duhet të bëjë më lëshime si më parë. Qeverisja Berisha-Meta është një bashkëpunim mafioz pasi është e njëjta gjë si në rastin e dy bandave që është më mirë për to kur bëhen bashkë se sa kur janë veç e veç dhe hanë njëri-tjetrin. Shqiptarët e provuan njëherë kur u bë Nano me Berishën bashkë dhe kur u bë Meta me Berishën. Në qoftë se bëhet edhe Rama me Berishën për hir të Kombit, mjerë ky komb. Për ta përmbledhur, opozita nuk ka çfarë marrëveshje rishikon me Berishën kur ky i fundit ka arritur të vrasë dhe të kërcënojë me vrasje. Shqipëria ka përvojat e saj, si në rastin e Nanos në vitin 1998 ku ne i kërkuam dorëheqjen dhe e dha, apo të Metës në 2002 pavarësisht me ngarkesa shumë më të pakta akuzash për korrupsion. Për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme gjithashtu kemi përvojën e vitit 1991 dhe të vitit 1997 kështu që nuk duhet parë si një kërkesë e jashtëzakonshme. Kemi rastin e Greqisë ku askush nuk ankohet për protesta të dhunëshme ndaj institucioneve por vetëm ndaj rasteve vandale ku njerëzit sulmojnë pronën private. Në rastin e dhunës institucionale në të gjithë botën merren me shkakun se çfarë e ka shtyrë popullin të mbërrijë deri në këtë pikë jo me godinën sepse godina është e gjithë popullit edhe po ta marrin s’kanë ç’e duan. Por Europa e pranon protestën e 21 janarit por jo vrasjet e 21 janarit. Armët janë përdorur katër herë nga Sali Berisha, dy herë në pushtet dhe dy herë në opozitë. Ka sulmuar Nanon ne 1998 dhe Metën në vitin 2000 në Tropojë dhe ka mbrojtur pushtetin e tij një herë në 1997 nga “rebelimi komunist” dhe më 21 janar së fundmi, për tu ruajtur nga “puçi i shtetit”.
Comments are closed.
Çfarë është duke bërë gabim Edi Rama në këto momente dhe si mund të korrigjohet?
Gabimi kryesor i yni ka qenë se opozita duhej të ishte më e prerë. Kërkuam hetim të zgjedhjeve dhe nuk na e dhanë.
E drejte.Por gabimin po e perserisni. Askush nga opozita nuk ka guximin te thote qe do bojkotojne zgjedhjet nqs organizohen nga Berisha. Deri tani Berisha eshte disa levizje perpara.Opozita ka rene pre e presionit nderkombetar per te marre pjese ne zgjedhje qe kane te njejtin skenar vjedhje si ato te kaluarat.Nderkohe qe megjithe keto skandale duhet te ishte e kunderta,qeveria duhet te ishte nen presion te dyfishte nga jashte dhe nga brenda. Opozita eshte pa stategji veprimi ne keto momente te rendesishme.
Teorikisht ky ka te drejte,por me 100 simpatizante qe ka steka e tij eshte teper lart.
Mire e ke ti mor vella po kush te degjon. Megjithse edhe ti ke bere veprime prej k*rve , e ke dredhur here pas here.
Mbeshtes me force Z. Skender Gjinushin per te gjitha qe ai i tha ne kete interviste. Ju lutem mos me rreplikoni, por ruani rreplikat para kryministrise. Thank you!
Ky legeni ishte minister i R. Alise, pastaj u be aleat i Berishes, ne ’97-en u zgjodh deputet ne Vlore me votat e Zani Caushit, punoi perkrah Nanos per disa vjet rresht e tani don nje post ne qeverine Rama!
Ik mor legen se as familja jote nuk te voton me!
Poshte transformistet e te dyja kraheve!
Se di cfare inati paske me Gjinushin por me sa duket je ndikuar nga shpifjet e sali telendarit.C’nevoje ka pasur e majta per votat e Zanit ne Vlore ne 97?Vlora votoi e voton gjithnje per te majten.Gjinushi s’ka bashke punuar me Nanon si person por me PS dhe eshte i vetmi qe kur humbi PS ne 2005 S’shkoi me Salen.Tere ish aleatet e PS i ke me kriminelin sot Ceken,Xhuvelin,Ilir koke madhin madje e vete Tosi.Kjo eshte e dredhme e matrapazllek ne kuriz tone.Gjinushi sic e di doli kunder pazarit Nano-Berisha ne 2002 e ata te dy qe ateher s’kane gjetur se ku ta sulmojne.Sala qe s’le gje pa sajuar kish vite qe s’guxonte ta lakonte gjinushin.Tani e quan pucist se ia ka friken.
Gjinushi do te ishte perfekt ne qeverine Berisha -Meta! Vetem aty e meriton te beje pjese, ne qeverine qe nuk perfaqeson shqiptaret!
Ky eshte krye-komunist, me keq se Berisha e Gramoz Ruci!
Ish-minister i Ramiz Alise qe don pushtet akoma ne 2011-en!
mjere ju qe e votoni dhe e keni idhull, njesoj si ata qe kane idhull Saliun pas gjithe atyre qe u ka bere shqiptareve!
Ta gezoni legenin dhe bejini dhe nje klonim se do ju duhet per vitet e ardhshme!
Vetem ju Zoti Gjinushi mund te jeni motori i nje levizjeje opozitare me ritem te ri. Shpresoj qe ne tryezen opozitare juve dhe avokat Ngjeles tju degjohet zeri akoma me teper.
Gjinushi njeriu me i Sakte i Opozites ———-Pa fjale te teperta , Lakonik dhe shume preciz , me qartesi mednimi te jashtezakonshme —
——-AI me dy fjale thote gjithecka dhe nga ana tjeter Gjinushi eshte tamam i vendosur , nuk ka lekundje ne gjykim ne lidhje me Salen dhe si duhet vepruar kunder Sales
Nje si Gjinushi apo Ngjela duhet te jete ne krye te protestave Opozites
gjinushi eshte matematicien dhe ne politike d.m.th. i SAKTE dhe bindes si 2 dhe 2 qe bejne 4 oposita eshte fare e neperkembur nga regjimi parlamenti eshte kthyer ne shtepi private te sales dhe gjosit .
Te jep uje me bisht te luges,po te ishte per kete do kish mbaruar qe ne 97 me salen po çti bente nanove me shoke qe i zinte lapsi e beheshin kur tu donte qejfi kryeministra.Keto jane gjynahet e europes dhe amerikes qe gjithmone na vinin nje sali e nje nano ne krye te shtetit ,se me kete nuk do i benin gjithe keto dallavere.Eshte tjeter brume Skenderi nuk eshte radha e salive dhe ilireve.Njehere te kish qene kryeminister ky burre do e shihnit ku do ishte shqiperia ,por çe do me kete nivel qe kemi ne sala na ri fiks dhe pak ju ben .Po hyte ne zgjedhje me saline uroj tju bej me shume se kaq se kete here sdo e kete me fajin sala por ju
Gjinushi eshte politikan i kompletuar. Kurre nuk flet kot, eshte njohes i thelle i ligjeve dhe kushtetutes. I ngjit fjala. Pa dyshim nder opozitaret me te sakte dhe te pergatitur, per te mos thene me i zoti, krahas Ngjeles.