Nis faza e tretë e skenarit Nano-Meta-Berisha, joshen socialistët me poste

25 Shkurt 2011, 17:23Politika TEMA

Skenari Meta-Nano-Berisha hyn në fazën e tretë të tij. Sot një ish-socialist i vjetër dhe i njohur për vendosmërinë e tij dhe betejat elektorale, kaloi në gjirin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Më parë kishte kaluar edhe kryetari i bashkisë së Lushnjës, Sanxhaku. Sot ishte radha e Ilir Kokonës, kryetarit të Njësisë Bashkiake nr. 3 në Tiranë.

U tentua që të afrohej edhe një tjetër kryetare njësie, si Lindita Nikolla, por nuk u arrit dot qëllimi në momentet e fundit. Ashtu dhe siç agjencia “Ama-News” kishte shkruar ditë më parë, skenari nisi të merrte jetë me deklaratat e kreut të LSI-së Ilir Meta ndaj Fatos Nanos, për vlerësimin dhe afrimin e tij, duke ia përballur Edi Ramës. Më tej ishte një lëvizje e fshehtë e Nanos, ende e pakonfirmuar, një takim me ambasadorin e SHBA-ve dhe një drekë miqësore me të. Pas fazës së parë nisi e dyta, që ishte lëvizja e OSBE-së me deklaratat e saj, ashtu siç dhe agjencia parashikoi, nxitja e KQZ-së dhe partive të një krahu për të shkuar në zgjedhjet lokale të 8 majit pa dialogun partiak aq shumë të kërkuar.

Ambasadori i OSBE-së deklaronte disa herë me radhë që mbështeste vendimet e KQZ-së, edhe kur kjo vendosi të zëvendësonte anëtarët e KZAZ-ve me studentë e qytetarë akademikë. Një paralajmërim i Partisë Socialiste ndaj Volfarth bëri që ky të tërhiqej një ditë më pas, duke thënë se ka ende kohë deri ditën e zgjedhjeve. Sepse Volfarth kishte harruar Kodin, që thoshte se vendimet merren me 5 vota në KQZ dhe anëtarët e KZAZ-ve mund të ndërrohen edhe ditën e zgjedhjeve. Shumë qytetarë kujtuan se themelimi i një partie të re politike të quajtur Partia e Moderuar Socialiste, do të dëmtonte LSI-në duke i marrë të majtët e zhgënjyer. Madje u deklaruan si themelues të saj përveç kryetarit Gjergj Koja, një mbështetës i vjetër i Nanos, por së fundmi shprehur se mbështet PS-në e Ramës. Kjo pas konflikteve me ish-kreun e PSV-91, petro Koçi, kur ky shkriu partinë pasi la koalicionin me LSI-në dhe u kthye në gjirin e vjetër të PS-së.

Disa prej themeluesve të Partisë Socialiste Moderatore ishin dhe Lindita Nikolla dhe Ilir Kokona. E para nuk pranoi të kalonte në gjirin e LSI-së, kurse tjetri shpalli sot mbështetjen për këtë parti dhe braktisjen e PS-së, edhe pse prej shumë vitesh mandatin e fitonte në gjirin e saj. Por nga ana tjetër këta janë socialistët e vjetër që njihen si admirues dhe mbështetës të Fatos Nanos dhe miqësive me Ilir Metën. Pra faza e tretë siç edhe e kemi deklaruar në fillim do të jetë tërheqja e socialistëve të mërzitur, të zhgënjyer, apo që kërkojnë një shans tjetër në zgjedhjet lokale të 8 majit për t’u bërë këshilltarë, kryetar komune, bashkie, qarku, këshilli etj. Duke tërhequr këta njerëz me parti satelite, apo përçarje, tresha Nano-Meta-Berisha do të kërkojë të ligjërojë zgjedhjet e njëkahshme të 8 majit, duke i përdorur si mburojë pikërisht këta socialistë që do të braktisin PS-në, për të shfrytëzuar “të drejtën e votës”. / AMA NEWS /

12 komente në “Nis faza e tretë e skenarit Nano-Meta-Berisha, joshen socialistët me poste”

  1. ed says:

    natyrish eshte logjike qe do te perdoren te gjitha menyrat per te shmangurnje vote plepibishare per partine socialiste por jo se mund te fitojne zgjedhjet …elektorati nuk levis me individet edhe sikur nano vete te krijoje nje parti tere apo te dale ne krye te LSInuk kakush ti shoje pas pervecse individe si ylli manjani e mbase dhe kastriot islami

    1. eddy says:

      nuk behet fjale fare nano berrisha dhe hajduti meta jane figura te diskretituara

  2. Falcon says:

    cdo levizje e treshes berisha-meta -nano eshte e kote..jane te tre figura te dikredituara.

  3. lilolabja says:

    Mos haro i nderuar parakomentues jane kater e jo tre ,ku e le z .Arvizu.Eshte krim qe ai popull se kupton dot se si mund ta mbajne shqiperine peng ,ky klan i felliqur .Fundi i ketij klani do jete fillimi iinstalimit te demokracise ne shqiperi drejt nje shoqerie moderne .Kjo eshte dhe arsyeja qe sot Assaange pregatitet ta fusin ne burg ,se i tregoj mbare botes se ndershme duke i nxjerre lakkuriq gjithe ambasadoret amerikane ne gjithe piselliqet e bera prej tyre, qe nga europa e deri ne vendet arabe .Vendet arabe per fate te mire u zgjuan por populli jone me sa duket fle ne kembe ,lapsus rinia shqiptare .

  4. mendimi_im says:

    Masonet, ku kapot e tyre jan cifutet po bejne max qe bota te jete nen thundren e tyre.
    Ambasadoret jan vegel masonike per te nderhyre ne pazaret e ndyra per para dhe pushtet.
    Cdo popull do te vuaj derisa te zgjohen dhe te kene ne krye te tyre lider te drejte te cilet nuk marrin por japin per popullin.
    Nje mos ta harroni:
    Nuk ka lider te drejte nese ky lider nuk ja ka friken Zotit.

  5. hysni dajaku says:

    tragjikomedi shqiptare ne foton e mesiperme,,(ne rrethan te tjera,e per politike serioze do ishte normale)por ne kushtet reale,vetem per te vjedhur dhe per te mbajtur ne pushtet Saliun nga dy legenat e PS-se qe nuk e pranojne dot faktin,qe kur kishin pushtet dhe mund te benin dicka serioze per shqiptaret dhe shqiperin vetem e shperdoruan ate,,,kjo foto ka vetem nje shpiegim te thjesht,,legeni Fatos Nano duke i shtrenduar doren Berishes,pasi ka then ndonje nga shakat e tija plot me kripe,shpreh gezimin qe kryebudallai e ka begenisur,,legeni tjeter Ilri Meta ,i gezuar duke i treguar Fatosit se vertet Saliu eshte konadanti tani po edhe Ai ben ca i do bytha..kryebudallai ka dhene doren gjith pordh edhe fudull thote me vehte,”ah me henkshi mutin qe te dy o bole”

  6. saimir says:

    Po futi hundet OSBE-ja dhe Ambasada Amerikane zgjedhjet perseri jane te humbura e te vjedhura.Z Rama nese Ju shkoni ne zgjedhje perkundrejt katershes “Berisha,nano,Meta,e arvizu ftoj te gjithe qytetaret e ndershem te ketij vendi qe te braktisin zgjedhjet lokale!Ky eshte njekohesisht fundi i legjitimuar i Shqiperise,ku gjysmen e Jugut jepiani Grekut,gjysmen le ta marri Berluskoni (per perpunimin e plehrave) dhe Veriun le ti bashkangjitet Kosoves si plani me ugurzi dhe endra per te cilat jetojne e punojne keta mostruoze qe quhen prostitucioni politik i demokracise shqipetare.Shqiperi sa poshte u ule!

  7. sociologu says:

    Lilolabja ka shume te DREJTE!!! Arvizu eshte kollona e 5te ne Levizjen Shqiptare per Demokraci.

    Nqs Shqiperia nuk e kupton kush eshte triumvirati hajdut Meta-Berisha-Nano, do te thote se korruptimi ka hyre ne qelizat e cdo njeriu dhe ata mezi presin shansin te perfitojne…

    po per nje post personal, harrojne se i japin Green Card krimineleve e mafjozeve Nano-Meta-Sali.

  8. protesto says:

    Per”mendimi_thote”.Me pelqen shume komenti Juaj. Ato qe ke thene jane shume me vend.Mbi te gjitha duhet qe ky lider te besoje ne Zot, nemenyre qe te eci drejt sepse Ai nuk do ta lejoje te gaboj , si rrjedhim vetem atehere ky njeri do te punoje me ndershmeri dhe do te punoje dhe mendoje per te tjeret dhe jo per vehten.Vetem Zoti i madh te ndihmon , te jep shprese, te jep fryme, te cliron nga cdo sikletqe njeriu ka ne jete,I MADHI ZOT te gjindet ne situatat me te veshtira te jetes dhe te jep nje force te brendeshme qe askush tjeter ne kete bote nuk ta jep, ATE e ke ne cdo kohe qe ti e kerkon . Nese do te kemi nje udheheqes te tille , vetem atehere do te kemi demokraci te vertete dhe do jetojme ne paqe.DON I MADHI ZOT DHE NA E DHURON NJE TE TILLE!

  9. nicolla disha says:

    Lete flasim sinqerishte. Diplomtet qe vijne e shkojne duke bere thirrje per dialog, ose rrespektim te kushtetutes, kjo nuk do te thote qe mund te ndalin nje popull per te protestuar. Por as nuk munden qe te te bejne thirrje per te protestuar. Pra mos priteni nga te huajt.

    Pak per treshen Nano, Berisha, dhe Meta.

    Populli ka me shume force per ta shkatrruar kete grupe mafioz. Pra mos e tregoni vedin tuaj pesimista, sepse gjoja ky grupe mud te mbaje peng nje popull qe ja shkule llembet Berishes.
    Por mundet qe te ndolle edhe e kunderta, qe kjo treshe te mbajne peng Shqiprine. Por kjo ndolle vetem ne qfse Populli nuk proteston derin ne funde per te larguar treshen mafioze nga pushteti. I kerkoje gazetes qe ta pranoje kete komente ne shtyp.

  10. monserat says:

    Kjo treshe e poshter do marre zgjedhjet, populli kokeulur dhe i pangrene do vazhdoje te mermerite neper dhembe kur te vere emrin ne listen e bukes,c’do gjeje qe i ka mbetur dhe pak vlere do ti ndahet hienave te reja dhe te vjetra dhe ne fund fare do vijne ata te europes me ca nenqeshje tinzare duke na sugjeruar te ulemi ne bisedime perseri…….Harrova dhe nje koncert me rastin e…dhe me pjesemarrjen e Cilietes.

  11. labi 100 says:

    Komentuset po dhe gazetar thone qe pupulli do te dij ti jape pergjigje diktatures se Berishes,te braktisi zgjedhjet etj.Nuk e kuptoi se per cilin popull e keni fjale,mos flisni per popullin gjerman,francez,anglez etj,qe kane ndjnje kombetar qe e duan jeten dhe duan ta jetoin ate.Jo zotrinje populli yne(te gjith bashk) eshte mesuar te hiqet zvar,ti lepije te huajt(si Arzviu turi miu),shihni si po mdroin kombesin ne greke,serbe,malazeze,rumune e ku di une ,per se per 150 euro ne muaj.Saliu vrau ne 1997,beri grusht shteti 1998,rembeu dhe vrau shqiptaro maqedhonas R.Hoxha(mos mendoni se Saliu nuk di gje,ShIKU ne ate kohe varej ka Saliu),beri Gedeci,vrau 6 vet pjesamar ne demostrat,vodhi leket ne emer te kombit per rrugen Reshen Kalimash,ka vjedhur nepermjet Fazllicit.G.Rulit.L.Bashes.Ky popull e duartroket shkon dhe ne festen e 20 shkurtit per tjafalur Saliut qe ky ta privatizoi .Shiko keta qe largohen nga PS per se . per leke,keta jane gati jo te ndroin partit por edhe komesin.U zgjata mos e permendni kete m……. popull pa dinjitet.Nga Sali Berisha , munde ta shpetoi shqiperin , ndonje nga ata niprit e Haklajve ose ndonje si ata.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje