Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me Uesli Klark
Gazeta Tema zbardh diskutimet në Komisionin e Ekonomisë për koncesionin e pullave fiskale. Vetë zyrtarët e Financave vërtetojnë atë që kishte thënë gazeta jonë se nuk ka pasur asnjë projekt për garë në këtë fushë, thjesht ka ardhur propozimi dhe është miratuar, madje pa pasur asnjë ide për impaktin në të ardhurat e shtetit nga kalimi i këtij monopoli tek privati. Bëhet fjalë për dhjetëra miliona euro
Nën ombrellën e bujës së heqjes së imunitetit të Dritan priftit, parlamenti ka kaluar “pa zë” edhe miratimin e koncesionit monopol për prodhimin e pullave fiskale. Ky koncesion ka qenë pjesë e një negocimi të drejtpërdrejtë të Damir Fazlliç dhe Uesli Klark, për të cilin “Tema” ka investiguar prej disa javësh, ndërsa në pah tashmë kanë dalë edhe disa elementë të rinj të panjohur më parë.
Në prezantimin që i kanë bërë ekspertët e Ministrisë së Financave në Kuvend në Komisionin e Ekonomisë këtij koncesioni, rezulton se prodhimi i këtyre pullave do të bëhet në Turqi dhe jo në impiantet e kompanisë fituese “Sicpa Security”. Kjo kompani ka lidhur një marrëveshje nënkontraktuale me turqit e kompanisë “Tekel” për prodhimin, ose më saktë printimin, e pullave duke shmangur sjelljen e teknologjisë së printimit në vendin tonë por duke paguar taksa shqiptare për kompanitë turke.
Një tjetër element i rëndësishëm që zbardhet nga procesverbali është fakti se te përqindja modeste e fitimit prej 2 përqind që merr shteti shqiptar nuk janë marrë në referencë aspak kritere të ngjashme me vendet e tjera, por thjesht është negociuar mbi fitimin që kishte propozuar kompania koncesionare “SICPA”. Sikundër “TemA” ka paralajmëruar, ideja për koncesionin ka ardhur e propozuar për shtetin nga zviceranët e Fazlliç. Këtë fakt e pohojnë dhe ekspertët e Ministrisë së Financave, të cilët janë shprehur se shteti shqiptar nuk kishte planifikuar më parë një garë.
Një tjetër pohim i çuditshëm i ekspertëve është fakti se pas pyetjes në komision të deputetit Arben Malaj se “çfarë do të përfitohet më shumë nga koncesioni privat në raport me prodhimin shtetëror të së kaluarës”, ekspertja është shprehur se “nuk ka asnjë të dhënë studimore mbi humbjet në të kaluarën” duke mos iu përgjigjur pyetjes kryesore të këtij koncesioni strategjik: Çfarë fitojmë duke kaluar në monopol privat një monopol shtetëror.
Problemet e kontratës:
– Zgjidhja SICPA nuk është zgjidhje që lufton kontrabandën e duhanit dhe alkoolit, pasi shërbimi i SICPA-s eliminon produktet me pullë të falsifikuar, ndërsa në Shqipëri problem janë produktet pa pullë dhe jo ato me pullë të falsifikuar.
– Kredencialet e SICPA nuk janë më të mirat bazuar në raportin e OBSH-së dhe qeverisë amerikane etj, kompania ka pasur një skandal me abuzimin dhe fitimin e kontratës në Filipine çka shkaktoi dhe një skandal qeveritar.
– Çmimi i ofruar në Shqipëri është tre herë më i lartë se ekzistuesi. Shteti humbet gati 60m përqind në krahasim me më parë aktualisht shteti merr 1 lek/pullë akcizë ndërsa në bazë të kontratës SICPPA do t’i japë shtetit 2 përqind të 3 lekëve/pullë akcizë ose 0.06 lekë/pullë.
– Kompania nuk përfshihet në çmime TVSH-je dhe në taksa të tjera.
– Kompania duke operuar në mungesën totale të transparencës mund të godasë dhe dëmtojë grupet e interesit për sa kohë që ka operuar pa bërë asnjë këshillim me askënd por duke operuar e privilegjuar në kontakt të drejtpërdrejtë me rangjet qeveritare.
Procesverbal
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dokument parlamentar
PROCESVERBAL
Datë 19.01.2011, ora 10:00
Drejton mbledhjen:
Edmond Spaho – kryetar komisioni
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit.
2. Projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërisë “Sicpa Security Solutions”, SA e “Sicpa Security Solutions” Albania SHPK për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen, monitorimin e pullave fiskale dhe të pullave të kontrollit të barnave”.
Marrin pjesë:
Edmond Spaho, Igli Cara, Florjon Mima, Sybi Hida, Sherefedin Shehu, Selami Xhepa, Gjokë Uldedaj, Ledina Aliolli, Albana Vokshi, Flamur Noka, Adriana Gjonaj, Albert Çaçi, Arben Ahmetaj, Arben Malaj, Erion Braçe, Gjovalin Kadeli, Ervin Koçi, Ilir Bejtja, Mimi Kodheli, Rudina Seseri.
Mungojnë:
Lefter Koka, Luan Skuqi, Andis Harasani.
Të ftuar:
Arjana Dyrmishi – drejtoreshë e politikave fiskale në Ministrinë e Financave.
Shkëlqim Kërluku – drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
HAPET MBLEDHJA
Miratohet procesverbali.
Edmond Spaho – Sot në rendin e ditës kemi shqyrtimin e projektligjit “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe shoqërisë “Sicpa Security Solutions” për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emërtimin, shpërndarjen, gjetjen, monitorimin e pullave fiskale dhe të pullave të kontrollit të barnave”. Për mbrojtjen e projektligjin kemi të ftuar drejtoreshën e politikave fiskale në Ministrinë e Financave. Relatore është zonja Adriana Gjonaj. Fjalën e ka përfaqësuesja e Ministrisë së Financave.
Arjana Dyrmishi – Për prezantimin këtij projektligji me ne është edhe drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Në vija të përgjithshme mund të themi që kontrata e koncesionit parashikohet për një periudhë 10-vjeçare dhe tarifa e koncesionit është 2% e totalit të të ardhurave nga shitja e pullave fiskale. Vlera fillestare e investimit është 10 milionë euro. Periudha e implementimit është 5 muaj, që do të thotë që mbas datës efektive të hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, të kuadrit ligjor dhe nënligjor, të ndryshimeve të rëndësishme që do të bëhen pikërisht në ligjin për akcizën dhe për barnat dhe në udhëzimet përkatëse të ministrave në zbatim të këtyre ligjeve, koncesionarit i duhen 5 muaj që të fillojë në mënyrë efektive prodhimin dhe shpërndarjen e pullave të para fiskale. Elementi tjetër, në këtë kontratë, ka të bëjë me çmimin e pullave. Në lidhje me propozimin e koncensionarit për pullat fiskale të barnave është negociuar shumë. Gjatë raundeve të ndryshme të negociatave, për uljen e çmimit të pullës së kontrollit të barnave, kemi arritur të marrim një ulje me 31%, në krahasim me ofertën fillestare të koncensionarit. Është një kontratë unike në llojin e saj për shkak të elementeve të larta të sigurisë. Kompania Sicpa është një kompani e besuar, sepse ajo ka menaxhuar projektin e kartave dhe të pasaportave biometrike në Shqipëri, gjithashtu ka eksperienca të konsiderueshme dhe të suksesshme edhe në vende të tjera. Ministria e Financave si autoriteti kontraktues ka një besueshmëri të plotë te kompania “Sicpa” dhe që sistem autsorcing i shërbimit publik do të sigurojë jo vetëm një shmangie në mënyrë të konsiderueshme të falsifikimit të pullave fiskale, por edhe një rritje e nivelit të të ardhurave nga akciza në vend. Elementi tjetër, që mbase nuk është përmendur në relacion, ka të bëjë me faktin se për herë të parë do të vendosen pulla fiskale edhe për prodhuesit e birrës. Këto pulla aktualisht janë të vendosura në letër për importuesit e birrës, por do të vendosen edhe për prodhuesit e brendshëm. Është bërë një definim i prodhuesve të mëdhenj të birrës në vend, ku te tapa do të vendoset kodi i sigurisë, i cili do të jetë një element në formë boje për të siguruar pullën fiskale për këtë produkt. Kjo ishte një paraqitje e përgjithshme mbi relacionin.
Edmond Spaho – Falemnderit, zonja Dyrmishi!
Adriana Gjonaj – Për shqyrtim në komision është sjellë projektligji që ka të bëjë me miratimin kontratës koncensionare ndërmjet Ministrisë së Financave dhe shoqërisë “Sicpa Security Solutions”. Kjo është në vazhdën e reformave për të luftuar informalitetin dhe rritjen e të ardhurave. Projektligji synon miratimin e kësaj kontrate, e cila si bazë të projektit të saj ka projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen e pullave fiskale, për objektet kryesore të akcizës dhe të pullave të kontrollit për produktet farmaceutike. Sipas kontratës shoqëria koncensionare do të ofrojë shërbimet e saj duke ndërtuar dhe bërë efektiv sistemin e prodhimit dhe shpërndarjes së pullave e më pas kryerjen e shërbimeve operacionale, si prodhimi, shpërndarja, gjetja dhe monitorimi i pullave fiskale dhe i pullave të kontrollit për produktet farmaceutike. Nga relacioni shoqërues i projektligjit rezulton se Ministria e Financave ka zbatuar me rigorozitet legjislacionin në fuqi për hartimin e dokumentacionit, për procedurat përzgjedhëse, konkurruese dhe për vlerësimin e ofertave në negociimin e kontratës. Në këto procedura Ministria e Financave është asistuar nga dy ekspert të huaj, njëri ligjor dhe tjetri teknik, përfaqësues të konsulentit ndërkombëtar “Field Fisher Ëaterhouse”, që është i specializuar për asistencë ligjore, teknike dhe financiare për projekte të tilla. Termat kryesore të marrëveshjes janë: vlera totale e investimit fillestar 10 milionë euro, kohëzgjatja e kontratës koncensionare 10 vjet, me shumë nivele shërbimesh që do të kryhen nga koncensionari për të siguruar vazhdimësinë e projektit. Koha e implementimit është 5 muaj nga marrja e lejeve, autorizimeve dhe licencave të nevojshme dhe tarifa koncensionare është 2% e të ardhurave vjetore të realizuar nga shitja e produktit. Në kontratë parashikohen detyrime shumë të qarta për sigurinë e pullave dhe të gjitha përputhen me specifikimet e sigurisë sipas kërkesave të autoritetit kontraktues.
Mimi Kodheli – Nëse e kuptova drejt, ju thatë që ky ishte një propozim i pakërkuar nga Qeveria. Fillimisht kompanisë i keni dhënë një bonus dhe tani po i jepni edhe kontratën, kjo jo domosdoshmërisht është kërkuar nga Qeveria. A e kam kuptuar drejt?
Arjana Dyrmishi – Po, ashtu është.
Mimi Kodheli – Falemnderit!
Arben Ahmetaj – Kam një pyetje. Në qoftë se kompania i prodhon pullat fiskale jashtë, pra nuk krijon asnjë stabiliment prodhimi këtu, që me sa shoh unë në kontratë edhe mund ta bëjë, këtu pse flitet për teknologji sekrete? Çfarë domethënë “teknologji sekrete”? Teknologjitë sekrete kanë kodet dhe softet. Ne i blejmë softet dhe përdorimin. Si ka mundësi që në finale ai e fshin komplet bazën e prodhimit dhe nuk lë asgjë? E dyta, që është e rëndësishme, si kontrollohen? Do të fusni sistem në dogana për kontrollin e pullave fiskale? Pra, do të fusni një sistem kontrolli që kur të kalojë malli me pullën e vet fiskale do të ketë një sistem teknologjik kontrolli?
Shkëlqim Kërluku – Sistemi i prodhimit nuk është aq i thjeshtë. Ai është i ndarë në 3 faza: sistemi i printimit të letrës së sigurisë së lartë, procesi i kodifikimit dhe procesi i personalizimit.
Dy proceset, kodifikimin dhe personalizimin e pullës fiskale, i ka marrë përsipër shoqëria koncensionare që t’i bëjë në Shqipëri, ndërkohë që printimi është një proces jashtëzakonisht i thjeshtë, por nuk bëhet në Shqipëri pasi ka një kosto tepër të lartë dhe është vendosur që të bëhet nga një nënkontraktor i shoqërisë koncensionare, përkatësisht një shoqëri me emrin “Tekel” me vendndodhje në Turqi. Ne e kemi pasur objekt diskutimi nëse edhe printimi duhet të bëhej në Shqipëri apo jo. Arsyeja është shumë e thjeshtë, ka shoqëri të tjera të specializuara që merren vetëm me printimin e elementeve të sigurisë së lartë.
Arjana Dyrmishi – Deri me tani e prodhon shtypshkronja e letrave me vlerë dhe ajo bën edhe tenderin. Sa herë që bën tenderin mbeten specifikimet teknike. Kur kjo pullë importohet dhe hyn në Shqipëri, aktualisht tenderin e ka fituar një kompani në Gjermani e specializuar vetëm për letrën, ka vetëm kalogramën që është gri dhe letrën. Elementet e tjera të sigurisë vendosen te shtypshkronja e letrave me vlerë.
(Po e specifikoj. Kjo është pulla. Aktualisht nuk ka sistem të kontrollit që kap mallrat e falsifikuara. Kjo pullë falsifikohet shumë kollaj sepse nuk ka elementë të plota sigurie. Me teknologjitë e avancuara falsifikohet shumë lehtë. A e dini se si kontrollohet? Inspektorët tanë e kontrollojnë vetëm me sy të lirë dhe thonë nëse pulla është ose jo origjinale.
Arben Malaj – Optimizmi i ekspertes tuaj dhe tonës bashkë është i tepruar kur thotë se është shpikja më e madhe shkencore. Pas çdo shpikjeje ka një shpikje tjetër që e bën të parën të pavlefshme. Kështu që të mos merremi shumë gjatë me këtë. E dini që sot është problem për shtetet që i kanë institucionet të konsoliduara dhe më të mirat në botë, është problem për dollarin, për euron, për kartëmonedhat dhe nuk mund të jenë përballë një mrekullie që po ndodhka këtu. Ne kemi bërë disa pyetje konkrete. Cilat janë impaktet pozitive që pret administrata jonë dhe buxheti ynë nga ky koncesion? Kalohet nga një shërbim publik drejt një privati. Ti na sqaron pullën, kur nuk je eksperte për pullën.
Shkëlqim Kërluku – Lidhur me pyetjen për përzgjedhjen e konsulentin ligjor dhe teknik dhe koston që ka pasur ky projekt, praktikisht kostoja është zero. Ligji për koncesionet i jep mundësi autoritetit kontraktor, çdo lloj ministrie, që të përzgjedhë një konsulent kundrejt pagesës apo shpenzimeve nga ana e koncensionarit fitues. Në dokumentet e garës kishim parashikuar një tarifë prej 300 mijë eurosh që duhej të paguhej nga ofertuesi fitues dhe nga nënshkruesi i kontratës në lidhje me çdo lloj shpenzimi që do të haste ministria. Praktikisht u paguan 40 mijë euro për publikimin në gazeta ndërkombëtare të ftesës për ofertë, pasi ishte tender ndërkombëtar, gjithashtu u paguan edhe shpenzimet nga ana e koncensionarit në lidhje me konsulentin. E njëjta procedurë është përdorur edhe për kartat dhe pasaportat.
Arjana Dyrmishi – Një pyetje vinte në dukje se relacioni nuk ka shifra konkrete të impaktit pozitiv që do të ketë në të ardhurat e shtetit. Në momentin që ka pasur një propozim është ngritur një komision i Grupit të Identifikimit të Projektit, ku një nga elementet kryesore të punës së këtij grupi pune ka qenë përcaktimi nëse përbën interes publik ky propozim apo jo. Në bazë të këtij raporti janë disa vlerësime të humbjeve të mundshme buxhetore nga sistemi aktual i prodhimit të pullave fiskale. Unë tani nuk i kam të dhënat aktuale të këtyre vlerësimeve të humbjeve buxhetore nga sistemi aktual.
Arben Malaj – Unë nuk e gjej me vend që ju nuk e shprehni, pasi është një nga impaktet pozitive se përse ndodh kjo dhënie koncesioni. Fakti që ju nuk e shprehni në asnjë material të paraqitur për miratimin e këtij koncesioni në Parlament, më rriti kuriozitetin. Po ta kërkoni këtë gjë si eksperiencë, ai duhet të ishte detyrimisht kur renditen avantazhet: një, dy, tre, katër, pesë, si edhe impakti pozitiv në mbledhjen e të ardhurave.
Arjana Dyrmishi – Përqindja e koncesionit 2 për qind ka qenë e përcaktuar nga grupi i punës së hartimit të dokumenteve. Pas diskutimeve të këtij grupi pune u la në 2 për qind në vit. Të ardhurat e kompanisë kanë qenë pjesë e dokumenteve të paraqitura nga kompania në ofertë.
*Marrë me shkurtime nga procesverbali i Kuvendit të Shqipërisë
Comments are closed.
Ne shikojme se ne keto vite te qeverisjes se Berishes ai ka bere nje sere kontratash dhe mareveshjes ne kundershtim me interesat e Shqiperise , pra ai ka tradhetuar interesat e Shqiperise , qytetaret e te cilit e paguajne ate .
Ne kete rast cilado opozite te ishte do e akuzonte qeverine per Tradheti qe ne rastin me t epare e jo tani qe jane bere disa raste
–Mirpo vetem kjo opozite nuk ja ben kete akuze Berishes ———-Kjo te ben te cmendesh nga habija sepse eshte gjeja me e pa imagjinueshme per cdo lloj opozite edhe ne vendet me demokratrike te botes
–Kjo opzota jone e kundershton qeverine gjithmone ne aspektin Teknik —por aspak nuk e shfrytezon rastin ta akuzoje
ne aspektin Patriotik , shikuar nen prizmin e PATRIOTIZMIT EKONOMIK , sic i shef gjithe bota moderne keto pune
Biles ti mbledhi te gjitha keto ceshtje sic jane ceshtja e shitjes se Pjeses se Detit , te kesaj te pullave, te aferave te ndryshme me Fazllicin, etj
dhe te krijoje nje DOSJE, ta quaje DOSJA E ZEZE E BERISHES dhe ne ate dosje te japi te gjitha faktet dhe me argumente te sakta dhe me detaje ta akuzoje qeverine per –
Tradheti te interesave Kombetare dhe pastaj kete Dosje ta coje ne Prokurori ,ku te kerkoje hetim per Besnikerine E MUNGUAR te Qeverise ndaj Shqiperise dhe popullit shqiptar
Dhe ne te njejten kohe te kerkoje nje proteste te te gjithe shqiptareve me moton
——– Tradhetateret jashte nga Shqiperia !!! —
Interesant eshte se kjo Opozite mund ta akuzoje Qeverine per cdo gje , por vetem per me kryesoren , per tradhetine qe kjo qeveri i ben interesave te SHQIPERISE , nuk e ze ne goje kjo opozite
Ne fakt pyetja qe ngre ne kete rast cdo opozitar i ndershem eshte :- Pse ????
Pooo…Shajne ca hajdute,kusare malesh te pabese dhe servila(nuk lau doren ky se kish takuar Enverin)–Po Enverin e kam takuar dhe une po doren e lava po kujtimin dhe respektin e mbajta…ENVERI KISHTE TE GJITHA CILESITE E NJE SHQIPTARI TE MIRE…PATRIOT,SUPER I ZGJUAR(KA PARASHIKUAR SHUME GJERA TE KEQIJA QE NE 1940)–FAMILJAR,INTELEKTUAL,POLITIKAN,BESNIK,KRENAR,BURRE SHTETI,YLL,BOTE, E DONTE POPULLIN E VET…..Dhe keta duhen te fajesojne sistemin jo ENVERIN(se fundja ne ate kohe edhe Gjermania ishte komuniste)–Fajtore jane te gjithe duke filluar nga SERVILET dhe DREDHARAKET si pune saliut…Ata kishin marre poste te larta ne komunizem dhe fusnin njerez ne burg duke SHPIFUR…dhe ushtruar dhune psikollogjike mbi popull…Duke e kthyer ENVERIN ne perbindesh—-SIC BEJNE TANI E KTHEJNE NJE VRASES,HAJDUT TE PABESE NE”burre shteti”
Sistemi komunist eshte i keq dhe ka te mira qe jan te vogla.
Sistemi kapitalist ne te cilin jemi sot eshte i keq por ka disa te mira qe jan te vogla.
Ik nga sh… dhe bie ne m… ose e kunderta.
——-
O njerez afrohuni moralit, kerkimit te dijes dhe do ta gjeni sistemin perfekt dhe do te jeni te lumtur ta aplikoni ate.
Mire behet qe investigohet, por edhe keto aludimet “Fazllic, Wesley Clark, elemente te tjere te panjohur…”, duket sikur ne vend qe te hedhin drite, hedhin balte (per te mos thene ndonje gje tjeter).
Personalisht prisja te gjeja ndonje te vertete ku te mund te mbeshtetesha per te krijuar nje opinion. Por kur e dergova leximin ne fund, sikur nuk kishte as brume gazetaresk, as ndonje element vertetesie ku mund te krijohej ndonje “fiction” hamendesimesh.
E cfare pastaj se u publikua procesverbali i komisionit te perhershem parlamentar? Pervec gec-meceve te pritshme te opozites, dhe ato me gjysme zeri, asgje tjeter per te qene.
Po ndonje gje tjeter pervec emrit bombastik (mbase edhe te merituar, pse jo) te Fazllic dhe Wesley Clarck? Se hamendesimet jane vetem faza e pare e investigimit, por pastaj duhet edhe ndonje fakt a ndonje e vertete per te bluajtur!!!
Kritokojeni qeverine, se mire beni! Dhe mire t’ia beni! Por jo me genjeshtra, ne nje kohe qe ka shume vend per te tjera te verteta qe po kalben diten per diell dhe asnjeri s’po flet dot! Pse nuk flet Tema dhe gazetaret e saj per keto te verteta, si psh shtrenjtesine, por hamendeson dhe turbullon ne ujra te huaja??? A mos ne vetvete, gazeta Tema ruan akoma nostalgjine e perfitimeve te te qenurit prane shtetit dhe pushtetit? Dhe keshtu u bejne nder “falas” pushtetareve, duke bere sikur gjasme po i godasin??? Apo edhe thjeshte ne stilin e gazetarise mercenare dhe shantaziste?