Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur 5 studio për ndërtimin e xhamisë. Përzgjedhja u bë në fazën e dytë, ku mëzohet se kanë shprehur interesim mbi 100 studio të huaja, nga të cilët më pas janë përzgjedhur vetëm 5.
5 studiot që do të marrin pjesë në konkursin për të drejtën e ndërtimit të xhamisë së re të Tiranës janë, “Andreas Pere Ortega Madrid”, “Architecure, studio Paris”, “Big Copenhagen”, “Serach Amsterdam” dhe “Zaha Hadid Architecht”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i pranishëm në përzgjedhje, vlerësoi se 5 kompanitë e përzgjedhura nga Danimarka, Spanja, Holanda, janë 5 idetë më të mira nga 100 studio të arkitekturës nga mbarë bota, që morën pjesë në konkursin që kishte shpallur Bashkia e Tiranës.
Rama theksoi se komuniteti musliman kishte nevojë për një projekt të tillë, pasi komuniteti katolik e ka godinën e tij të re dhe ai ortodoksë po e finalizon atë.
Sipas të dhënave teknike, xhamia do të ketë lartësi të njëjtë me Pallatin e Kulturës. Minareja mund ta kalojë këtë lartësi maksimale, por duhet të mbetet më e ulët se minareja e Xhamisë së Et’hem Beut dhe se Kulla e Sahatit.
Në veri dhe lindje të saj nuk do të ketë ndërtesa ngjitur, ndërsa në perëndim do të jetë një ndërtesë me të njëjtën lartësi. Në veri xhamia do të ketë përballë hotelin “Tirana International”. Në jug të xhamisë do të jenë një varg kullash me lartësi katër kate dhe kulla parashikuar
Comments are closed.
Dmth komuniteti musliman i cili eshte me i madhi gjen “liri dhe drejtesi” me i fundmi, pas katolikeve dhe ortodokseve!!!!!
A nuk eshte paradoks dhe injorim qe i behet muslimanve ne shumice te shqiperise??
Jemi ne vendin tone dhe e drejta jone me shum lufte dhe sakrifice na vjen pas katolikeve dhe ortodokseve???
Marrezi e zullumqareve qe jan ne pushtet, por marrezi edhe e kryetarit te korruptuar te komunitetit musliman i cili nuk eshte votuar nga votat e muslimanve por nga votat e qeveritarve….
Me nje fjale muslimanet nuk force as ne “komunitetin e tyre” ne thojza dhe as ne qeveri…
sepse cdo ceshtje drejtohet padrejtesisht nga jasht, nga forcat te cilat nuk duan islam ne shqiperi.