Kaos në Kroaci, policia hedh gaz lotsjellës mbi protestuesit anti- qeveritarë

26 Shkurt 2011, 17:27Politika TEMA

Është kaotike situata në Kroaci. Kështu raportojnë disa nga mediat e huaja. Televizioni shtetëror thotë se 15 mijë persona kanë protestuar kundër qeverisë në Zagreb. Protesta ka pasur edhe në një qytet tjetër. Të rinjtë që po protestonin në Zagreb kanë tentuar të thyejnë një kordon sigurie që të çonte tek godina e qeverisë. Ata kanë gjuajtur gurë e tulla mbi policët. Këta janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Tetë persona janë në spital të plagosur. Kryeministrja e Kroacisë ka kërkuar që të përfundojnë protestat pasi po dëmtojnë vendin në rrugën drejt BE-së.

5 komente në “Kaos në Kroaci, policia hedh gaz lotsjellës mbi protestuesit anti- qeveritarë”

  1. hajriu says:

    “grusht shteti” edhe ne kroaci

  2. raimondi says:

    hahahahaahahah –Ikui edhe Kroacia ,.me mire qe te mos futen ne Europe para nesh –hahahahahaha

  3. arsen says:

    Si ?? Nuk ka paska qelluar policia me arme?….vritini qenat! Laviret e bulevardit!
    Kushtetuta dhe vetem Kushtetuta!!!

  4. Lex Rex says:

    Mentalitet i dale boje: si mund te pengojne protestat anetaresimin e Kroacise ne BE kur edhe ne vete vendet e BE ka protesta te dhunshme ? Kryeministres kroate kete fjali duhet t’ia kete sugjeruar homologu i saj shqiptar. Nejse, nuk besoj se ajo do te permende edhe stilolapsat-pistolete.

  5. nicolla disha says:

    Me duke kjo qe eshte nje semundje Ballkanike ky stili i protestes.
    Ne Beugrad u be nje dite protest.
    Ne Kroaci Nje dite protest.
    Edhe ne Shqiperi nje 21 janar patem.
    Ballkani paska frike qe te beje protesta sepse nuk hyjne ne Evrope.
    E kjo Evrope qe e mbane Ballkanin kote me shpresa.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje