Nikolla: Më 8 Mars, gratë në protestë për mungesën e respektit

27 Shkurt 2011, 13:54Politika TEMA

Anëtarja e Kryesisë së PS, Lindita Nikolla, përmes një deklarate për shtyp ka bërë të ditur se më 8 mars, gratë shqiptare do të protestojnë për mungesën e respektit të kryeministrit ndaj tyre.

“Njëmijë e një të zeza ka thënë Sali Berisha për çdo grua deputete, për çdo kundërshtare të tij politike e për çdo nënë, bashkëshorte e bijë të kundërshtarëve të tij politikë. Prandaj nuk mund të tolerohet më një kryeministër si Sali Berisha, që nuk ka as dinjitetin e as burrërinë të tregojë minimumin e respektit për gratë shqiptare. Askush më tepër se gratë shqiptare nuk i vuan sot pasojat e varfërimit e papunësisë që prodhon korrupsioni, kusaria e makutëria e pushtetit të Saliu, prandaj si askush tjetër janë gratë ato që duhet të ngrenë zërin me forcë kundër kësaj situate të papranueshme e të patolerueshme ku e ka zhytur vendin Sali Berisha. Të quash kokëpalarë e të droguar të vrarët nga pushkët e Gardës Republikane, pa ndjerë as vrarjen më të vogël të ndërgjegjes e as dhembshuri për ato nëna, bashkëshorte e fëmijë të lënë jetim; Të shash me fjalët më të ndyra bashkëshortet e nënat e kundërshtarëve të tu, jo në rrugë, por në Kuvend, që duhet të jetë tempulli i demokracisë në një vend demokratik; Të marrësh nëpër gojë nënat e fëmijët e kujtdo që guxon të flasë e të denoncojë skandalet, aferat e krimet e regjimit në pushtet; Të përdorësh siç bëri jo më larg se dje, gratë e PD për të vazhduar sharjet e ofendimet më të ulëta, jo kundër Edi Ramës, kundërshtarit të tij politik, por kundër familjes së tij, gruas së tij, prindërve të tij; Këto nuk ia lejon vetes asnjë lider i botës demokratike, prandaj Saliu duhet të largohet sepse ai po nëpërkëmb dinjitetin e një populli të tërë”.

Nikolla vijoi më tej në deklaratën e saj duke thënë se “Në 8 mars, në këtë ditë kur gratë në mbarë botën kremtojnë të drejtat e fituara, dhe protestojnë për t’i mbrojtur ato të drejta, edhe gratë shqiptare do të bashkohen në një protestë kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre nga Sali Berisha. Në 8 mars, gratë shqiptare do të protestojnë me forcë për t’i thënë ndal gojës së shthurur të këtij paloburri që flet shumë për respektin për gratë, por që si askush tjetër në historinë e këtij vendi shan, shpif, ofendon e mallkon të gjitha gratë e nënat e këtij vendi”. /AMA News/

1 komente në “Nikolla: Më 8 Mars, gratë në protestë për mungesën e respektit”

  1. raimondi says:

    Shume bukur
    Kjo eshte proteste qe e diskretiton ate palaco , qe s’ka piken e edkates kur flet
    Te dalin me parrulla qe ky ,Kykryeminster duhet larguar edhe per faktin se ka Mungese te thexuar te Etikes
    Ky Kryeministet nuk pemrbush as kushtin me minimal te quhet Njeri i kontinentit tone, Ai flet sikur eshte kafshe pylli dhe s’ka asnje norme morale

Comments are closed.

Lini një Përgjigje